Arkivi

Hapja e muzeut shqiptar në SHBA inicohet nga një kolonel amerikan

Kompleksi i uzines se armes "Colt',
ndertuar ne vitet 1850
Projekti per "Sem & Elisabeth Colt,
ku planifikohet dega e muzeut shqiptar
27 shkurt 2019, RTK, Në Hartford të SHBA-së pritet të hapet dega
e muzeut shqiptar, ku do të rrëfehet mbijetesa e kulturës dhe traditës shqiptare nga invazionet pushtuese e shtypëse ndër shekuj si dhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi i dytë, në çlirimin e Kosovës si dhe në konsolidimin e të dyja shteteve.

Shqiptarët në ShBA ruajnë vlerat kombtare dhe promovojnë vlerat amerikane

Flamuri i Kosovës në
Capitol Building, Hartofrd,CT
Flamuri kombtar shqiptar
në Capitol Buliding, CT
24 shkurt 2019, RTK. Për përfaqësuesit e politikës amerikane në Hartford-CT,kultura shqiptare është dekor i diversitetit kulturor në SHBA ndërsa bizneset shqiptare-shtyllë e zhvillimit ekonomik. Dhe, prandaj në përvjetore të pavarësisë, flamuri kombtar shqiptar dhe ai i Kosovës me ditë e javë valojnë lirshëm mbi ndërtesat e legjislativit amerikan.