Arkivi

Gjonaj fiton garën e demokratëve për Këshillin e Bashkisë së NY


Asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj, mbrëmë, krahas katër kandidatëve të tjerë ka filtar zgjedhjet për këshillin bashkiak të qytetit të Nu Jorkut. Gjonaj I cili shquhet si model I liderit largpamës politik, iu fut futet garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të NeW Yorkut,me 6 shtator krahas katër kandidatëve të tjerë për t’u kthyer me fitoren e dytë pas zgjedhjes së tij si asambleist në vitin 2014, si shqiptari I parë I cili u fut brënda legjislativit të shtetit amerikan.

Asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj për të dytën herë radhazi bëri histori duke bërë krenar komunitetin shqiptar kudo në botë me fitoren e demokratwve për Këshillin Bashkiak të qytetit fe Nju Jorkut krahas katër kandidatëve të tjerë, ngaqë beson se nga kjo pozitë do të jetë më I dobishëm për komunitetin:

“Është një natë e mrekullueshme- tha Gjonaj për RTK-në- Një natë me shumë energji pozitive jo vetëm për komunitetin shqiptar por për krejt distriktin. Komuniteti jonë është shumë I rëndëishëm për mua dhe koha e komunitetit shqiptar është sot, sepse janë të suksesshëm në biznese, në shkollë dhe kanë hy në vende kyqe. Ndaj, jo vetëm Bronxi apo Nju Jorku por edhe Amerika po e sheh dhe po  e njeh vullnetin e shqiptarëvetë cilët janë te suksesshem në cdo lëmi, qoftë në biznese apo shkolla e kudo që kanë hy ndaj edhe na përkrah".


Pas ngjarjes me Gjonajn dhe miqtw
Angjelina dhe Gezim Nika 
Asambleisti I parë shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj I cili shquhet si model I liderit largpamës politik, iu fut futet garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të NeW Yorkut,me 6 shtator krahas katër kandidatëve të tjerë për t’u kthyer me fitore. Ndërsa, premtimet e dhëna gjatë fushatës, si: qendër e komunitetit, shkolla publike dygjuhëshe, përfaqësim politik dhe integrim, programe për të rinj dhe të moshuar, aktivitete kulturoe si dhe mundësi për bursa studimi janë disa nga pikat e programit tw tij me të cilat Gjonaj joshi jo vetëm elektoratin shqiptar duke arritur 38.7 për qind të votave,  kundrejt rivales Velasquez e cila mori 34.4 për qind të votave.

Kjo ështw fitorja e dytë e Mark Gjonaj, pas zgjedhjes së tij si asambleist në vitin 2014, kur u fut si shqiptari i parë brënda legjislativit të shtetit amerikan