Arkivi

Shuhet aktori i permasave kombtare, Skender Tafaj

5 gusht 2017, Radio Kosova, “Aktori Skender Tafaj ishte aktorI përmasave kombtare I cili nuk bëri asnjëherë compromise në emër të artit. Ai ishte një patriot I ci lie deshi dhe punoi për vendin e tij”-u tha ndër të tjera në mbledhjen komemorative organizuar nga komuna e Decanit, kushtuar aktorit  tonë të mirënjohur Skender Tafaj, I cili ndërroi jetë  dje duke lwnw pas vetes nje bagazh tw pasur ne teatrin dhe filmin shqiptar.

Nw emwr tw fshatit Isniq foli Enver Osdautaj, I cili duke sjell biografins dhe veprimtarins patriotike të aktorit me përmasa kombtare Skënder Tafaj, shtoi se ai mbetet frymëzim dhe shembull se si duhet profesioni , atdheu dhe familja.

“Në kuadër të lojws skenike teatrale vlen të përmenden angazhimet në shfaqjet: “Gjenerali I ushtrise së vdekur”, “Erveheja”,“Varri qyqes”, “Zogu I |diellit”, “Sfinga e gjakut”,etj. Ndërsa, si actor filmi Tafaj u angazhua në filmat ”Njeriu prej  dheu”, “Kafshoja Terrin”, “Era dhe Lisi”, “Tre veta kapërcejnë malin”, “Si te vdiset”,etj.”

Nimon Mucaj:"Tafaj ishte ze i vertet i teatrit dhe filmit shqiptar"

Aktori Nimon Mucaj, tha se aktori Tafaj asnjëherë në dëm të artit nuk ka bërë kompromis.
Selmanaj:"Tafajn e kujtoj si patriot"

“Prandaj, shpeshherë ne e mendonim sit ë ashpër… Por, ai ka qënë vazhdimisht kundër politikës së Lidhjes Komunistë dhe një zë I vwrtet kombtar I teatrit, I filmit dhe i familjes se tij“.

Ish kryetari I komunws se Decanit dhe deputet actual Rasim Selmanaj solli një rezyme kujtimesh të takimit të parë me aktorin Tafaj:“E mbaj mend kur kemi këndu këngë patriotike dhe ai imazh më ka mbet edhe sot e kësaj dite në kujtesë, Skender Tafajt më ka mbet në kujtesë edhe sot e ktë cilin e kujtoj si artist por edhe si një patriot I cili ka punuar për vendin e vet”. Përderisa, në emër të familjes të pranishmit I falenderoi I biri, Leonis Tafaj.

Aktori Tafaj do te prehet ne varrezat e Isniqit

Skender Tafaj, aktori I brezit të artw I cili la pas vetes njw bagazh të pasur interpretimi në teatrin dhe filmin shqiptar, i cili ndërroi jetë dje u varros sot, me 5 gusht 2017, në varrezat e fshatit të lindjes, në Isniq të Decanit.