Arkivi

Në Strellc fillon ndërtimi I rrugës që lidh dhjetëra fshatra

Te pranishem qytetare te shumte
Filluan punimet e shumepritura...
 12 dhjetor 2016, Pas premtimeve shumëvjecare, sot qytetarët e fshatit Srellc dhe Isniq iu gwzuan fillimit të punimeve në rrugën Beqiraj-Dautaj si dhe segmentit të rrugës Drumi  I Telit, e cila lidh këto dy fshatra dhe dhjetëra te tjera përreth. Rruga në gjatësi prej 3 kilometrash është investim I Ministrisë për Infrastrukturë të qeverisë së Kosovës dhe kap vlerën mbi 222 mije  euro.
Qarkullim më të shkurtër, më të shpejt dhe më komod do të ofrojë rruga e shumëpritur nga qytetarët e fshatrave Strellc dhe Isniq e njohur si Drumi I Telit. Sot, me rastin e fillimit të punimeve ministry për infrastrukturë në qeverine e Kosovës Lutfi Zharku me këtë rast tha se: 

Ministri Zharku premton investime te tjera infrastrukturore 
“Asfaltimi I kësaj rruge të financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe të vonuar për shkak të procedurave, ka një rëndësi të veҫantë për të gjithë sepse qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës. Ndërsa, Decani do të mbështetet edhe me projekte të tjera për cfarë edhe prania e sotme këtu dëshmon vazhdimësi të përkrahjes në projekte të infrastrukturës rrugore”.

Kryetari I komunës së Decanit Rasim Selmanaj tha se “ky projekt po zgjidh problemin e këtyre banorëve një herë e përgjithmonë duke lidh fshatrat mes vete si dhe krijuar qasje më të lehtë në rrugët kryesore. Ne kemi qënë të përkushtuar për ndërtimin e kësaj rruge dhe natyrishëm kemi fituar edhe mbështetjen e ministrit“.

Ndërtimi I rrugës së shumëpritur gëzon qytetarët  

Ndërsa, sipas Albert Kurtulajt,  përfaqësues I fshatit Strellc I cili I dha shtytje të vazhdueshme ndërtimit të këtyre rrugëve kjo ka një rëndësi të vecantë për strellcianët dhe banorët e fshatrave përreth. 


Ministri Zharku dhe kryetari Selmanaj pergezojne qytetaret 
“Fillimi I punimeve në rrugët e lagjeve Beqiraj dhe Dautaj e deri te Drumi I Telit është ditë e vecantë dhe ka sjell gëzim të madh për strellcjanët dhe banorët e fshatrave përreth se këto rrugë nuk lidhin ndërmjet vete vetëm Strellcin dhe Isniqin por rreth 20 fshatra përreth. Prandaj,dita e sotme është festë për të gjithë banorët e këtyre anëve të cilëve do t’iu lehtësohet qarkullimi I gjatë dhe I vështirë, meqë gjatësia e asfaltimit është paraparë të jetë rreth 3,000 metra me 5 metra gjërësi”. 

Rruga e shumëpritur e filluar te lagjet Beqiraj-Dautaj e cila vazhdon edhe në të dy krahët e segmentit rrugor të njohur si Drumi  I Telit lidh fshatrat Isniq dhe Strellc dhe dhjetëra fshatra të tjera duke shkurtuar rrugën rreth e qark me kilometra të tërë. Asfaltimi I rrugëve është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës në vlerë prej 242,368.11 euro. Ndwrsa, sfidë për komunën e Decanit mbetet largimi i vendgrumbullimit të hapur të mbeturinave i cili ka rrënuar edhe shtratin e lumit që kalonte ndërmjet fshatrave Strellc dhe Isniq dhe i akumuluar për vite të tëra përbën rrezik të vazhdueshëm për qytetarët e kësaj zone.