Arkivi

Përkujdesje institucionale për të dhunuarat gjatë luftës në Kosovë

Viktime e dhunes nga forcat serbe(Fotografia eshte terhequr nga Pashtriku.org)
31 mars 2013, Dojce Vele, Flitet për mijëra të dhunuara nga forcat serbe, por ende nuk ka një shifër të saktë. Pas  14 vitesh harrimi, viktimat do të gëzojnë përkujdesje institucionale.Ndërsa, sfida më e  madhe mbetet gatishmëria e viktimave dhe e familjeve të tyre për t´i deklaruar si viktima të dhunës seksuale; mundësi kjo e vetme për të realizuar  të drejtën e tyre ligjore.

BE investon në arsimin dhe punësimin e të rinjve në Kosovë


22 mars 2013, Dojce Vele, Bashkimi Evropian ka mbi 280 projekte të financuara  që kanë të bëjnë me përpjekjet e Kosovës në përmbushjen e kritereve politike të BE-së, ku përfshihen edhe projektet për fuqizimin, arsimimin dhe punësimin e të rinjve.

Ne Decan u mbajt Turniri i Pare nw Futboll te Femrave


Profesor Avdullah Lataj-trajner me futbollistet
21 mars 2013, Radio Kosova, Turniri  ne  Futboll te Femrave eshte mbajtur ndermjet kater shkollave te komunes. Finalja perfundoi me penallti 2 me 1,ne favor te Gjimnazit „Vellezerit Frasheri“ne Decan kunder shkolles fillore „Bajram Curri“ nga Strellci i Eperm. 
Projekti gjashtemujor eshte financuar nga  Ambasada Amerikane ne vlere prej 13 mije eurosh. Ndersa impelementues I tij ishte Shoqata e Gruas „JETA“, ne Decan. 

DAAD ndan bursa studimi në Gjermani për studentët nga Kosova

Nga ceremonia e ndarjes se bursave te DAAD-se
18 maj 2013, Dojce Vele, "Kosova dëshiron dhe duhet të jetë evropiane, prandaj asaj I duhen njerëz të cilët shkojnë në Evropë, e njohin dhe e sjellin atë në Kosovë. Gjermania dëshiron ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim të saj, ndaj ndan bursa studimi për të rinj“Kosova dëshiron të jetë evropiane dhe asaj I duhen njerëz te cilet njohin Evropën dhe e sjellin atë në Kosovë. Gjermania dëshiron ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim“,tha ambasadori Blomayer,ne ceremonine se ndarjes se 13 bursave nga DAAD për studentët nga Kosova.