Arkivi

Kontributi I shumefishte I strellcjaneve gjate luftes per liri


14 janar 2013, Radio Kosova, Ne Strellc te Decanit, gjate luftes se Kosoves pervecse gjeten strehe qindra familje nga komuna e Decanit, Pejes dhe Gjakoves,nen mbrojtjen dhe mbeshtetjen e banoreve te ketushem ne lagjen e Gjukajve  funksionoi edhe nje spital i improvizuar, ne te cilin u trajtuan luftetaret e lirise. Per te nderuar kontributin e stafit mjeksor dhe popullates se ketushme,  ne  shtepine-spital te te  familjes  Gjukaj  sot eshte vene nje pllake perkujtimore.  

Mbishkrimi ne pllaken perkujtimore ne balle te nje shtepie ne veri te fshatit Strellc eshte deshmi se ketu  gjate luftes per clirimin e Kosoves kishte  bazen  nje spital i  improvizuar. Ndersa,  Agim  Gjukaj, biri i madh i kesaj familjeje per sherimin e luftetareve te lirise hapi dyert e shtepise se tij dhe te dy vellezerve mergimtare, Selimit dhe Azemit, sepse ai ishte i vetdishem obligimit ndaj atdheut. 

„Krejt  ne fshat eshte  kerkuar  nje  shtepi,  por  askush  nuk  ka  marr kete rrezik mbi vete. Kur kane ardhe te une iu kam thane:“Te tri shpiat i keni ne dispozicion:t‘ vellezerve  te mi  dhe  timen, e  une rri  n‘  shatorr  me  familje“ . Gjashte shtate muaj  sa ka zgjat kam qene te kembet e tyre komplet me familje  teme dite e nate“, thote z.Gjukaj i cili mbeti shembull i nje atdhetari te devotshem dhe vetmohues i cili nuk kurseu jeten e tij as te familjes  per t’perkrahur luften e shenjte per lirine e popullit te tij duke sherbyer me familje ne shtepine-spital te vellait Azemit.  

Imazh tjeter per Kosoven e lire...

„Moter, ka ba per kapuq t’ madh vec ai  qe asht  budalle. Duhet me ba per femijen tem qe  du me  e  pa n´liri, per popull tem, per atdhe  temin. U pane ma kapuqmedhenjt…Shpia  asht mur,kapital  i  vdekur. Gjithe Kosova ka qene e kallur flake. Rendesi  ka kontributi  qe e  kam  dhane  me  familjen  teme,  jeten  teme edhe s’ kam hezitu per asnje moment, absolutisht. Edhe  jam krenar!„

Por, atdhetari I devotshem Agim Gjukaj, gjate ketij rrugetimi te pergjakshem kishte nje imazh tjeter per Kosoven e lire.



„Une ndryshe krejt kam mendu. Nuk kam prit kurre qe njerezit me meritor te lehen nen hije e te harrohen. Nuk kam besuar kurre se ata qe ua besuam ndertimin e shtetit, kafshate pas kafshate do ta hane Kosoven. Nuk e kisha besuar kurre se me djersen e popullit e mbi kete toke te lare me gjakun e deshmoreve, prijesit tane do ta sigurojne jeten e nipit e te sternipit,e ne qe dhame e nuk kursyem asgje per kte toke, te perballemi vazhdimisht me veshtiresi ekzistence. Si pasoje e asasj kohe, gruaja ime per vite te tera vuan nga kanceri…Por, une nuk desha gje tjeter vec respektit se perpjekjet e mia dhe vetmohimin ia kam pas borxh atdheut!”

Agim Gjukaj, shembull i atdhetarit te devotshem 

Ne shenje mirenjohjeje per kontributin e kesaj familejeje,  stafit mjeksor dhe banoreve te fshatrave Strellc, ne kete shtepi  u zbulua pllaka perkujtimore e cila do te ngulit kete kontribut ne memorjen e gjeneratave te reja. 


Hasan Kamaj
“Kjo  pllake perkujtimore simbolizon luften, humanitetin, nderin dhe respektin e kesaj familjeje, kryekeput te Agim Gjukajt me bashkeshorten  e vet, Nifen. Te kesaj familjeje ne te cilen edhe femija i  vogel, Gazmendi-nxenesi yne ka dhene kontributin e vet, duke iu dhene te plagosurve uje, caj e veshmbathje. Se,  shpia  ka qene e Selimit, por Agimi me familje te vet ne ate shpi e ka dhane kontributin e vet, naten e diten,  me nderresa, me buke e me uje, me te gjitha”, rrefen per Radio Kosoven Hasan  Kamaj  nga ky  fshat, atebote zevendeskomandant i shtabit.

Oficeri  Gani Gjukaj, atehere komandant I shtabit me graden e  majorit me rastin e perurimit tha se:

„Ne ate kohe eshte ba krejt cka ka qene e mundur, duke sheruar nje numer tw madh te njerezve nga stafi mjeksor te cilet jane angazhu pa kursim duke kryer te gjitha sherbimet mjeksore qe kane mund te kryhen, pervec nderhyrjeve kirurgjike“.

Mjeket strellcian ne balle te misionit 


Oficeri Gani Gjukaj

Mjekwt te cilet  kane  vepruar ne  kete  ambulance  ushtarake  ishin  qe  te  gjithe  strellcjan, si: Smajl  Avdimetaj,  Rifat  Rabushaj, Xhavit  Rabushaj, Ramadan  Tahiraj, Sefedin Dautaj, Hedije  Malaj   si dhe dy motrat medicionale, Fatlume  Pajazitaj  dhe Agoneta Balaj.

„Ndersa, kontributin me te madh e ka dhene Smajl Avdimetaj, mjek specialist.Ate e kemi pas prane shtabit lokal te kembet mengjes e mbremje, per te ditur ne ka ndonje rast a jo?“,  thote  z.Kamaj.

Pervec  percjelljes se te plagosurve nga fronti i luftes ketu jane bere edhe vizitat e popullates civile prej fshatit Logje deri ne fshatin Skivjan, qofte me trajtim apo furnizim me barera , rrefen dr.Smajl  Avdimetaj,  i cili edhe pas 13 vitesh  kujton sfidat  neper  te cilat ka kaluar  ky staf  mjeksor per t’ iu  dale  ne  ndihme  luftetareve  t e lirise dhe  popullates  se  rrezikuar. 


Dr.Smajl  Avdimetaj
“Keto barera I kemi sjell nga Malisheva per me iu dal ne ndihme pacienteve. Materjalin ampular, infuzionet e mundshme I kemi dergu ne spitalin ushtarak ne Irzniq. Gjate kesaj periudhe kane frekuentu permbi 5,000 paciente. Une, si anetar i shtabit rajonal te kesaj bashkesie lokale kam qene i obliguar te bej kujdestari prej ores 8 te mbremjes dhe cdo mengjes te gjamia e Strellcit te Ulet ka qene e improvizume kujdestaria me prit nese po vjen ndonje i plagosur nga pjesa e eperme“, thote dr. Smajl Avdimetaj te cilit i kane ngel ne kujtese kater luftetare te Hereqit te plagosur ne vije te frontit,si dhe rasti i lagjes Dautaj ku nga bombardimet e Nato-s kater veta u plagosen per vdekje. 

Ne ambulancen ushtarake ne Strellc u trajtuan rreth 5,000 paciente

Ali Geci, atehere epror ushtarak,  ishte njeri nder te plagosurit te cilit iu afrua ndihma nga stafi i ketushem mjeksor.


Ali Geci
 „Me 28 nentor 1998, Smajl Avdimetaj ka dergu ilaqe permes njerezve dhe  m‘ka thane se cka t‘ iu duhen shtabeve une jam ne gjendje t‘ iu pergjigjem. Dhe kjo ishte nje mbeshtetje e madhe per Ushtrine Cliritare te Kosoves“.

Nje kontribut tjeter strellcjanet e dhane edhe ne strehimin e popullates nga komunat fqinje dhe ne mbeshtetjen e Ushtrise Clirimtare te Kosoves.

„Kontributi ka qene shume i madh. Miftar Zeqaj ka bere shpine kuzhine popullore. Gjedhin e pare e ka  pre Osmon Fetahu dhe ne e kemi qu ne kazerma me kazana me mish e buke, per cdo dite. Ali Kamaj me traktor te tij ka cu buke ne Prapaqan , e shume te tjere qe s‘ di si t’i vecoj se cdo banor i fshatit ka qene ne nje forme pjeswtar i Ushtrise Cliritare te Kosoves”, thote Hasan Kamaj.

Pllake perkujtimore per hir te mbamendjes kombtare

Kjo pllake perkujtiimore eshte shenje e te kaluares sone, shenje e lavdise dhe shenje e kontributit te jashtezakonshem qe ka dhene Strellci jo vetem ne kete lufte, tha kryetari I komunes Rasim Selmanaj, me rastin e zbulimit te kesaj pllake. Ndersa, venja e nje pllake perkujtimore ne balle te kesaj shtepie u jep ndjenje te mire te gjithe personazheve te athershme tw cilwt ishin pjesetar te ketij rrugetimi plot krajata dhe iu ben nder te gjitheve.


Rasim Selmanaj
 „Ne te gjitha etapat ky vend ka pas tradite, ka dhane shume, prandaj eshte mire qe pllaka te tilla po i vendosim ne vendin e merituar si gjurme te historise. Falenderoj te  gjithe ata mjek qe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem, i cili nuk ka qene lehte te ipet duke qene e sherbim te luftetareve dhe te popullates. Mirepo, nje falenderim i vecante shkon per pronarin e shtepise dhe familjen Gjukaj,  se vertet ka qene sakrifice dhe guxim qe ne ate kohe me u vu ne sherbim te luftes clirimtare“, tha kryetari Selmanaj.

„Per ne ky eshte nje satisfakcion qe ate qe e kemi ba te mos mbetet ne harrese. Kemi qene te rrezikuar cdo dite dhe asnje dite nuk ka kalu e qe nuk jane ba luftime ne kete treve“ ,thote dr. Avdimetaj.

Azem Gjukaj, pronar i shtepise,  eshte krenar per kontributin e familjes se tij ne sherbim te qeshtjes kombtare. Por, si i merguar tash e dy dekada ai mburret me faktin se shtepia e tij e ndertuar me djersen e mergimtarit i ka sherbyer qellimit me madhor duke u shnderruar nstrehe per sherimin e luftetareve te lirise!
Azem Gjukaj, pronari i shtepise 
  
„Une jetoj qe 27 vite ne Suedi. Por, kjo shtepi qe ishte simbol i fshatit me ben te ndjehem krenar qe kane pas mundesi t‘ plagosurit, civilet dhe ushtaret e luftes clirimtare te Kosoves te sherohen  dhe fale ndihmes se ofruar, disa prej tyre jetojne“,  thote Azemi, iniciativa e te cilit per ngritjen e kesaj pllake pas 14 vitesh te perfundimit te luftes ne Kosove gjeti perkrahjen e komunes se Decanit.

Sipas stafit mjeksor, ne spitalin ushtarak ne Strellc te Poshtem, gjate periudhes 24 maj-9 shtator 1998 kaluan mbi 5,000 paciente.