Arkivi

Ahmetaj ne Kreta shenoi sukses te permasave nderkombtare

Shpejtim Ahmetaj pas meqit fitues ne Kreta 2013

 12 nentor 2013, Radio Kosova, Shpejtim Ahmetaj, nga Isniqi i Decanit mori medaljen e arte ne kategorine 75 kg, ne Kick Boks në nje konkurrence prej 45 shteteve pjesemarrese ne “ WKV- World championship Crete 2013”, i mbajtur me 25 dhe 26 tetor ne Kreta të Greqisë.

“Mediat si ndërmjetësues mes popujve“


6 nëntor 2013, Dojce Vele, Instituti Robert Bosch në bashkëpunim me Shkollën e Gazetarisë në Berlin iu ofrojnë gazetarëve nga Evropa Juglindore dhe ajo Qendrore një përvojë tremujore në mediat gjermane.

Studentë nga Kosova njihen me sistemin parlamentar në Gjermani


4 nëntor 2013, Dojce Vele,  Programi i Bursave Ndërkombëtare të Bundestagut Gjerman(Internationales Parlamentsstipendium IPS) ,120 bursistëve nga 28 shtete të ndryshme të botës do t'iu mundësojë të njihen për së afërmi me sistemin parlamentar të Gjermanisë.Bundestagu gjerman me anë të bursave parlamentare, 120 bursistëve nga 28 shtete të botës ua mundëson njohjen me sistemin parlamentar të Gjermanisë. Dy bursistë janë nga Kosova.

Zgjedhjet lokale në Kosovë-Sfidë luftimi i varfërisë dhe i papunësisë

Lemoshe per mbijetese...
Kontejneret, burim ekzistence...
24 tetor 2013, Dojce Vele, Kosova po përballet me përqindje të lartë të papunësisë dhe te varfërisë. Qeveritë vinë e shkojnë, por gjendja mbetet e njëjtë. Premtimet për ndryshime, mirëqënje e prosperitet vazhdojnë edhe në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, edhepse të parat nuk u përmbushën as për së afërmi.

Shkëmbimi akademik Kosovë-Gjermani

Studente ne Prishtine
23 tetor 2013, Dojce Vele, Me qëllim të mbështetjes për studentët, të diplomuarit dhe doktorantët nga Kosova, Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike (DAAD), çdo vit ofron bursa të ndryshme për studime në universitetet gjermane. Numri I aplikimeve tregon interes të studentëve nga Kosova për gjuhën gjermane dhe studimet në Gjermani.  

Rapsodi i heshtur Zeqir Mehmetaj


6 tetor 2013, Radio Kosova, Folklori burimor eshte nder vlerat me te cmuara te popullit shqiptar, i cili nepermjet rapsodeve popullor u bart neper breza deri ne ditet tona. Nder rapsodet autokton te cilet e kane dashur dhe kultivuar folklorin eshte edhe Zeqir Mehmetaj, i cili per here te para publikut te gjere prezantohet nepermjet valeve te Radio Kosoves. 

Një dekadë nga lumturimi i Nënës Terezë


Mother Teresa smiles while talking with United Nations Secretary General Kofi Annan on Saturday, June 14, 1997, in New York. Annan and Mother Teresa met today at The Missionaries of Charity in the South Bronx section of New York for a private meeting. (AP Photo/UN, Evan Schneider) 6 shtator 2013,Dojce Vele, Në katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë është shënuar 10 vjetori i lumturimit të humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiut dhe 1700 vjetori i Ediktit të Milanos. Në manifestimin treditor të 10 vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës dhe 1,700 vjetorit të Ediktit të Milanos, qëndroi e hapur ekspozita e hartave gjeopolitike të kohës së Konstantinit, një simpozium mbi rolin e Konstantinit dhe 1700 vjetorin e Ediktit te Milanos, vizitë në qytetin antik në Ulpianë dhe një koncert nga Filharmonia e Kosovës për tú përmbyllur më meshën solemne të udhëhequr nga  i dërguari i Papa Franceskut, mons. Francesko Canalini.

Gjermania mbështet aftësimin profesional në Kosovë

Mbi 60 mije nxenes ne shkollat profesionale, ne Kosove
Dojce Vele, 2 gusht 2013, Një marrëveshje ndermjet Gjermanise dhe Kosoves në fushën e arsimit dhe të aftësimit profesional  do të ndikojë që Kosova të ketë kaudro ekuivalente me ato të shteteve të Bashkimit Evropian. Gjermania është njëri ndër donatorët qëndror në sferën e arsimit profesional dhe mbetet model i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj fushe te arsimit ne Kosove.


Ramazani në Prizren është festë e të gjitha komuniteteve

Xhamia e Sinan Pashes ne qender te Prizrenit
29 korrik 2013, Deutsche Welle, Prizreni  shquhet për diversitetin e tij kulturor, etnik dhe fetar ku dallimet cmohen dhe ruhen. Ndërsa, festa fetare e Ramazanit po shndërrohet në një ngjarje shoqërore e cila bashkon rreth  një sofre të gjitha komunitetet. Sepse, prizrenasit shohin përtej të tashmes: në të ardhmen e afërt brënda familjes evropiane.

Bojku: Nenkampion boteror ne Bodybilding

Bojku,Jo vetem kampion I Kosoves
Bojku,Kampion I Kosoves me 2011
19 korrik 2013, Radio Kosova, Sportisti Ali Bojku  ka zene vendin e dyte ne Kampionatin Boteror te Bodybilding-ut , ne Koper te  Sllovenise,  organizuar nga  Federata  Ndërkombëtare e Bodybuildingut dhe Fitnesit. Bojku, ne vitin 2011 eshte shpallur kampion i Kosoves ne kategorine e mesme.

Vazhdon migrimi i shtetasve të Kosovës

Papunesia, presion per migrimin e qytetareve te Kosoves
19 korrik 2013, Deutsche Welle, Ekonomia e dobët, papunësia enorme dhe mungesa e perspektivës janë ndër arsyet që shtynë kosovarët në braktisjen e vendit. Institucionet e Kosoves po koordinojnë veprimet për kthimin e azilkërkuesve që tashmë kanë mbërritur në vendet e Evropës si dhe parandalimin e fenomenit të migrimit ilegal te qytetareve neper shtete te tjera.

Ne Strellc perurohet rruga “Ragip Hasanmetaj”

Nena e deshmorit Ragip dhe Selmanaj ne prerjen e shirirtit
11 korrik 2013, Radio Kosova, Lagja e Hasanmetajve ne Strellc te Eperm te komunes se Decanit, ka dhene nje kontribut te madh ne periudhat historike te zhvillimit kombtar. Mirepo, doren e mire te shtetit banoret e saj po e ndjejne vetem tani, me shtruarjen e rruges se lagjes, e cila u emeruar ne emer te deshmorit Ragip Hasanmetaj.

Sfida e radhës për Kosovën-Zhbërja e sistemit paralel të arsimit

28 qershor 2013, Deutsche Welle,Edhepse, Ministria e Arsimit e Kosovës e ka të hartuar planprogramin mësimor për pakicën serbe, nxënësit serb vijojnë mësimët me planprogram të Serbisë. Zhbërja e sistemit paralel të arsimit varet nga vendimet që do të dalin nga bisedimet Kosovë-Serbi. 

Intensifikim i bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi

Peja,lidere e zhvillimit te turizmit nderkufitar
23 qershor 2013, Dojce Vele, Qeveritë e të tria shteteve, komunat ndërkufitare dhe rrjeti i OJQ-ve janë bashkuar rreth zhvillimit te turizmit nderrajonal me shfrytezimin e resurseve te pasura te trekëndëshit ndërkufitar. Komuna e Pejës, në mesin e 46 shteteve garuese nga Organizata Botërore e Turizmit ka marr  çmimin e parë si destinacion turistik. 

Basha ne Gllogjan:“Te kujtojme themelet e kullave te lara ne gjak...“

Basha u mireprit nga b.Ilmi,Selmanaj e qytetare te shumte
11 qershor 2013, Radio Kosova,„Sot festojme ne nje Kosove te pavarur dhe me nje komb i cili nuk i ka me syte e zene nga vargonjte e roberise si para 14 vitesh dhe shikojme me besim drejt nje te ardhme me te mire.Por, kete duhet bere duke kthyer gjithmone syte nga keto themele te gurta te cilat u vaditen me gjakun e me te mireve per t´u perjetsuar gjithmone ne altarin e lirise“,tha nder te tjera kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha,gjate vizites se tij ne Gllogjan, te cilen e filloi me homazhe te varrezat e deshmoreve te kombit. 


Decan:Fillon ndertimi I kanalit te ujitjes per 5 vendbanime

Kanal ujitjeje per 5 vendbanime
8 qershor 2013, Radio Kosova, Ka filluar ndertimi i kanalit te ujitjes ne gjatesi prej 9 kilometrash,i cili shtrihet ne Decan-Carrabreg-Prejlep-Rastovice dhe Prekolluk. Faza e pare e ketij projekti ne gjatesi prej 2,250 metrash pritet te perfundoje brenda dhjete ditesh. Ndersa realizimi i ketij projekti ne vlere prej 180 mije eurosh u mundeua nga Ministria per Zhvillim Ekonomik, ne te cilin komuna e Decanit participon me 50 mije euro.

Kosova,me besime tradicionale dhe tolerancë bashkëkohore

"Bajrakli Gjamia"ne Peje
"Xhamia e Sinan Pashes",ne Prizren
27 maj 2013, Dojce Vele, Edhepse, besimet në Kosovë shpeshherë janë keqpërdorur për të krijuar ndarje, vetëdia e popullatës dhe përkushtimi i udhëheqësve fetar ka ndihmuar mbijetesën e tolerancës tradiconale ndërfetare.

Agonia 14-të vjecare e familjarëve të të pagjeturve të Kosovës

Artan Halim Qerkezi, 24 vjecar, 
i gjetur n´Vermice te Prizrenit
Edmond Halim Qerkezi, 14 vjecar
gjetur pas 5 vitesh n`Rugove te Hasit

Dojce Vele, 24 prill 2013, Në Republikën Kosovës edhe 1,750 persona  rezultojne të pagjetur. Institucionet zotohen për zbardhjee fatit të tyre. Agonia   14 vjecar familjarëvvazhdon ne enigmën e fatit të më tw dashurve të tyre.... 




"Komandant Kulla":Zemerluan ne lufte-Zemerplasur ne liri


9 prill 2013, Radio Kosova, Beteja e Koshares eshte njera nder betejat me te lavdishme te historise kombtare shqiptare, ne altarin e se ciles u flijuan 114 deshmore me ne krye Heronjte e Kosoves, Sali Qekun dhe Agim Ramadanin. Ne balle te kesaj beteje ishte edhe Komantanti I Bataljonit Tankist Skender Rexhahmetaj, I njohur me nofken „Komandant Kulla“, I cili para gjashte muajve kaloi ne perjetesi.


Përkujdesje institucionale për të dhunuarat gjatë luftës në Kosovë

Viktime e dhunes nga forcat serbe(Fotografia eshte terhequr nga Pashtriku.org)
31 mars 2013, Dojce Vele, Flitet për mijëra të dhunuara nga forcat serbe, por ende nuk ka një shifër të saktë. Pas  14 vitesh harrimi, viktimat do të gëzojnë përkujdesje institucionale.Ndërsa, sfida më e  madhe mbetet gatishmëria e viktimave dhe e familjeve të tyre për t´i deklaruar si viktima të dhunës seksuale; mundësi kjo e vetme për të realizuar  të drejtën e tyre ligjore.

BE investon në arsimin dhe punësimin e të rinjve në Kosovë


22 mars 2013, Dojce Vele, Bashkimi Evropian ka mbi 280 projekte të financuara  që kanë të bëjnë me përpjekjet e Kosovës në përmbushjen e kritereve politike të BE-së, ku përfshihen edhe projektet për fuqizimin, arsimimin dhe punësimin e të rinjve.

Ne Decan u mbajt Turniri i Pare nw Futboll te Femrave


Profesor Avdullah Lataj-trajner me futbollistet
21 mars 2013, Radio Kosova, Turniri  ne  Futboll te Femrave eshte mbajtur ndermjet kater shkollave te komunes. Finalja perfundoi me penallti 2 me 1,ne favor te Gjimnazit „Vellezerit Frasheri“ne Decan kunder shkolles fillore „Bajram Curri“ nga Strellci i Eperm. 
Projekti gjashtemujor eshte financuar nga  Ambasada Amerikane ne vlere prej 13 mije eurosh. Ndersa impelementues I tij ishte Shoqata e Gruas „JETA“, ne Decan. 

DAAD ndan bursa studimi në Gjermani për studentët nga Kosova

Nga ceremonia e ndarjes se bursave te DAAD-se
18 maj 2013, Dojce Vele, "Kosova dëshiron dhe duhet të jetë evropiane, prandaj asaj I duhen njerëz të cilët shkojnë në Evropë, e njohin dhe e sjellin atë në Kosovë. Gjermania dëshiron ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim të saj, ndaj ndan bursa studimi për të rinj“Kosova dëshiron të jetë evropiane dhe asaj I duhen njerëz te cilet njohin Evropën dhe e sjellin atë në Kosovë. Gjermania dëshiron ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim“,tha ambasadori Blomayer,ne ceremonine se ndarjes se 13 bursave nga DAAD për studentët nga Kosova.

Banka Botërore parashikon një rritje të lehtë për vendet e EJL-së

Foto D.Welle
18 qershor 2013, Deutsche Welle,Grupi i gjashtë vendeve të Evropës Juglindore po shkon drejt një ringritjeje të brishtë ekonomike. Sipas Bankës Botërore nxitës janë rimëkëmbja e energjisë elektrike, e bujqësisë dhe e disa eksporteve.

Kur shkelqimi i yjeve fashitet ne erresiren e harreses...

Hendbollisti Xhelal Selmanaj
27 shkurt 2013,Radio Kosova, Mesatarja e golave prej 7 ne 16-te dhe rekordi deri ne 26 gola, ishte ajo qe yllin e dikurshem te arenes sportive Xhelal Selmanajn e mbajten per 4 dekada ne piedestalin e hendbollit te ish-Jugosllavise. Ndersa, eshte anashkalimi dhe harresa ajo qe iu dha ne Republiken e Kosoves ketij hendbollisti me nam i cili ia kushtoi hendbollit 40 vjet te jetes.

Incidentet në veri pengojnë normalizimin e jetës

Hyrje pa dalje ne uren mbi Lumin Iber
25 shkurt 2013, Dojce Welle,  Incidentet e kohëpaskohsme në veri të Kosovës bëjnë situatën  jo stabile dhe të pasigurt.  Vetëm në tri javët e fundit në veri të Mitrovicës kanë ndodhur 22 shpërthime, cak i të cilave janë shqiptaret dhe qytetarët që bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. 

Mjedisi në Kosovë-rrezik për shëndetin e qytetarëve


Bukuri nga natyra... 
Rrenim nga faktori njeri
14 shkurt 2013, Dojce Vele,Të dhënat flasin për mijëra raste sëmundjesh si pasojë e mjedisit te ndotur ne Kosove.  Trajtimi mjeksor  në një mjedis të tillë është përpjekje e kotë Ndwsa, zgjidhja e poblemit nuk duket të jetë prioritet i qeverisë. 

Interesimi per trashegimine gjithnje e me ne rritje

23 janar 2013, Radio Kosova, Sa  me shume  ngritet  vetedia  e  qytetareve aq  me  shume rritet dashuria ndaj vlerave tradicionale dhe  gjithe asaj qe  perben  trashegimine  kulturore dhe shpirtrore. Artizanat nuk jane  me  vetem  b renda  qarqeve  te  familjeve  dhe farefisiit, por  kane  dale  jashte  mureve  dhe  jane  bere  nje  konkurrence  e  vertet ne  tregun e  Kosoves, ne  te  cilin  interesimi i konsumatoreve per  vlerat  trashegimore shqiptare eshte gjithnje e me i madh. 

Kontributi I shumefishte I strellcjaneve gjate luftes per liri


14 janar 2013, Radio Kosova, Ne Strellc te Decanit, gjate luftes se Kosoves pervecse gjeten strehe qindra familje nga komuna e Decanit, Pejes dhe Gjakoves,nen mbrojtjen dhe mbeshtetjen e banoreve te ketushem ne lagjen e Gjukajve  funksionoi edhe nje spital i improvizuar, ne te cilin u trajtuan luftetaret e lirise. Per te nderuar kontributin e stafit mjeksor dhe popullates se ketushme,  ne  shtepine-spital te te  familjes  Gjukaj  sot eshte vene nje pllake perkujtimore.  

A ka aborte selektive mbi baza gjinore në Kosovë?


12 janar 2013, Dojce Vele, Një studim i OKB-së konfirmon, se në Evropë abortohet një numër gjithnjë e më i madh fetusesh femërore, duke konstatuar statistika alarmante veçanërisht në disa vende të Ballkanit.Studimi përmend edhe Kosovën si vend problematik. Por sipas ekspertëve në Kosovë, ndonëse njihet mendësia e preferencës për djem, shoqëria në përgjithësi dëshiron femijë të shëndetshëm pavarësisht gjinisë.