Arkivi

Tribunali I Hages liron Ramush Haradinajn me bashkeluftetarw

Me flamurin kombtar ne vrap drejt Vlores
29 nentor 2012, Radio Kosova & Bluw Sky, Gjykata Nderkombtare e Hages e liroi nga te gjitha akuzat per krime lufte ish komandantin e Zones Operative per Dukagjin dhe ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinajn me bashkeluftetaret e tij. Kthimi i tij ne vendlindje te nesermen e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, gezimin e kesaj feste gjithkombtare e shumefishoi.

Qytetaret e Decanit te mbledhur para video projektorit ne qender te Decanit dhe gllogjanasit te mbledhur koke me koke ne kullen e Kompleksit Memorial „Dehmoret e Kombit“, ne Gllogjan, priten nen ethe vendimin perfundimtar te Tribunalit te Hages per bashkevendesin e tyre Ramush Haradinajn dhe bashkeluftetaret e tij.

„Vallahi per momentin jemi n´ankth. Vec  besojme se qind per qind do te kemi lajm te gezueshem“, thote Jakup Hamzaj, te cilit vatra e ndezur nuk ia largon etheet e emocionit te pritjes se vendimit te Tribunalit te Hages.


Gllogjanasit presin para ekranit vendimin per Ramushin
„Presim sa ma shpejt  lajmin e gezueshem per lirimin e tij se Ramushi eshte legjende e gjalle e kombit shqiptar“, shton Sadri Malaj ,nje gllogjanas tjeter i cili rrrethuar nga bashkefshataret e tij ne katin perdhese te kulles me sy ne ekran po presin vendimin e GJND-se. 

“Ndjehem shume i emocionuar dhe I stresuar ne keto momente,  teksa po shikojme gjykimin e  Ramushit dhe po presim vendimin perfundimtar“, shton Zeqe Malaj, fjalen e te cilit nderpresin brohorimat e gllogjanasve qe perzihen me zerin nga ekrani qe kumotn lajmin per lirimin e Ramushit.


Ramushi lirohet nga te gjitha akuzat 

„Ramush Haradinaj u shpall i pafajshem! Tribunali  i Hages liroi nga te gjitha akuzat Ramushin dhe bashkeluftetaret e tij.Ky eshte gezim i madh ne Gllogjan. Urime Gllogjan! Urime Kosove! Urime shqiptar kudo qe jeni!”, shton Zeqe Malaj I emocionuar duke u terhequr anash per te fshehur lotet e gezimit qe I buluan ne sy.

„Po ndjehem fort I gezuar. Dha Zoti drejtesia edhe pafajsia e tij na shperbleu, jo si Gllogjan por tane Kosoven dhe gjithe shqitparine, sepse dol in´drite lufta e lavdishme e Ushtrise Clirimtare t´Kosoves e cila ka qene e drejt dhe ne mbrojtje te popullit shqiptar te shtypur e persekutuar me vite te tera nga regjimi serb“, shton Jakup Hamzaj me syte e perlotur.

Lote gezimi dhe fytyra te bzeqeshura ka gjithandej, sepse pritja shumejvecare dhe durimi u shperblyen ne menyren me te mire. Por gezimi me i madh i takon familjes Haradinaj, te cilet po prisnin pezull vendimin e GJND-se per te birin, Ramushin. 


Luani,i biri i Heroit Kombtar
 Shkelzen Haradinaj
“Gezimi s´ka kufi. Shkoi fort gjate por...Perfundimi  erdh I mire edhe gjithcka u kry“, thote b.Ilmi.

Ndersa, Luani 14 vjecar, djali I heroit te kombit Shkelzen Haradinaj I cili mban me krenari emrin e axhes-hero. ,

“Eshte nje feste e madhe, jo vetem per ne por per gjithe shqiptareine sepse kjo don te thote se Ushtria Clirimtare e Kosoves ka bere nje lufte te paster dhe te drejt per mbrojtjen e popullit dhe te pragut te shtepise“,thote Luani, i cili u burrerua para kohe.

Se pas nje maratoni shumevjecar gjykimesh e rigjykimesh ne Tribunalin Nderkombtar te Hages, me ne fund pastertia  e luftes per liri triumfoi, jane komentet me te shpeshta edhe jashte mureve te Kulles se Haradinajve. Prandaj ne Gllogjan gezimi eshte i papershkrueshem. Krismat e fishekzjarreve, kenget e vallet gershetohen me urimet e vazhdueshme, ndersa festen e djeshme te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise lirimi i Ramushit e ben te dyfishte. Sepse, thote Avdyl Mushkolaj kryetar i Shoqatave te Veteraneve te Luftes per Dukagjin:

"Lufta ne mbrojtje te popullit tend ka gjithmone bekimin e Zotit. Pastertia e luftes sone sot triumfoi edhe nje here dhe ne jemi shume te gezuarpse Ramushi po kthehet midis nesh. Urime shqiptareve kudo qe jane festat e nentorit dhe lirimi i komandantit Ramush Haradinajt me bashkeluftetare“.



Haradinajt: “Pastertia e luftes triumfoi”

Vallet e dollite brenda kulles vazhdojne, sepse Kulla e Haradinajve vazhdon te jete e hapur per te gjithe ata qe vine te ndajne gezimin bashke. Musa Ibrahimi  nga Gjakova, festen e qytetit te tij po e vazhdon ne kete kullre.


B.Ilmi i hapur per thirrje e qytetareve
 “Ne Gjakove festa vazhdon dhe komuna e ka oganizuar pritjen e ketij lajmi ne menyre fenomenale. Ndersa une erdha ketu se lirimi i Ramushit ma s´pari duhet te kremtohet ne kulle. Kam emocione te vecanta per lirimin e komandantit dhe per ne edhe sot vazhdon festa e 28 nentorit, sepse dite ma t´lumtur nuk ka n´kto troje!”, thote z.Ibrahimi. 

Ne oret e pasdites te gjithe bashke u nisen ne kolona per ne Aeroportin Nderkombtar “Adem Jashari”, per t´i dal perpara liderit Ramush Haradinaj i cili po rikthehet edhe nje here triumfues si vet lufta e tij dhe e trimave te lirise.

Ndersa, rikthimi i ish kryeministrit ne Gllogjanin e tij u prit ne menyre madheshtore edhe ne viziten e tij te pare pas lirimit nga Gjykata Nderkombtare e Hages.

Ne Decan festa vazhdon...

Per Gllogjanin dhe Decanin, hisja e madhe e te cilit dihet ne luften per lirine e popullit dhe ne shtetndertimin e Kosoves, festa e 28 nentorit ishte edhe feste e pritjes per ardhjen e Ramushit. Prandaj, kryetari i komunes Rasim Selmanaj me stafin e tij, perfaqesues 
Valle per Ramushin-(Nga e majta)Hana Berisha, 
Zeqe Malaj dhe Teuta Haxhiu,deputete e parlamentit
 shoqatash te dala nga lufta dhe qytetare te shumte filluan te kremten me homazhe te varrezat e deshmoreve. Ata vazhduan viziten ne familjen Haradinaj, e cila priste kthimin e ish komandantit e Zones Operative te Dukagjinit dhe ish kryministrit te Kosoves Ramush Haradinajt nga Gjykata Nderkomtbar e Hages ku mbrojti me vite e luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves atehere kur dhuna e poshterimi nga regjimi serb kishin arritur kulmin. Bindja e qytetareve per pafajesine e Ramushit tashme ishte vertetuar dhe lirimin e tij nga Tribunali i Hages e prisnin me flamuj ne cdo dritare, ndersa ne hyrje te rruges panot me mbishkrimin: „Ramushi po vjen“! Andaj, ata nga ane e anes ishin tubuar ta prisnin prijesin e luftes ne Gllogjanin e tij;aty ku shpertheu lufta frontale ne Dukagjin. Kthimin ne familjen e tij, e cila u be baze e rëndësishme e UÇK-së dhe embleme e Rrafshit te Dukagjinit. Ndersa, per kryetarin Selmanaj, pas nentorit te Gjergj Kastriotit dhe te Ismail Qemalit, nentori i trete do te mbetet nentori i lirimit te Ramush Haradinajt dhe kthimit te tij ne krye te institucioneve te Republikes se Kosoves, prej nga u terhoq me 2008 per te mbrojtur per te dyten here vlerat e ushtrise clirimtare ne Gjykaten Nderkombtare per Krime Lufte,ne Hage.  


Pritje madheshtore ne fshatin e lindjes

Ardhja e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj ne fshatin e lindjes i percjellur nga avokati i tij Ben Emerson, filloi me homayhe te varrezat e  deshmoreve te kombit, per t´iu drejtuar me nje fjale rasti mases nga komunat e Rajonit te Pejes dhe me gjere. 
Mushkolaj me Haradinajn ne kulle(Foto Mergim Z.)

„Si shtet dhe si shoqeri  e re ne kemi defekte. Por pajtimi te jetosh me to eshte gabim. Deshira ime eshte te ndihmoj te gjithe dhe Kosoven te drejtojme bashkarisht ne menyre qe demokracia jone te jete me e mire, me e qendrueshme ,me e drejt dhe me e vertet per te gjithe. Ndersa, shteti yne te fitoj peshen dhe vendin qe ka ne rajon e me gjere. Nuk duam te shkojme kah humbjet e vendit, por   duam te fillojme te punojme qe t´i sjellim vendit suksese dhe fitore“,tha nder te tjera z.Haradinaj i cili shtoi se:

„Do te punojme bashkarisht ne menyre qe demokracia jone te jete me e mire per te gjithe dhe shteti yne te fitoj peshen dhe vendin qe ka ne rajon e me gjere. Ndersa, ne vend se t´ia zeme vetes rrugen me pakicat, nepermjet tyre do te krijojme lidhje, perspektive dhe ura per te ec perpara“.


Selmanaj:"Avokati Emerson-Hero I mbrojtjes se vlerave te luftes se UCK-se"

Avokati Emerson ne Gllogjan u prit krahehapur
Sot eshte  dite feste. Por para se tw kremtojme, duhet te nderojme per nje cast ata qe dhane jeten e tyre per nje Kosove te lire, pa harruar edhe ata qe i mbijetuan luftes per liri, tha ne fillim te fjales avokati i z.Haradinaj, Ben Emerson:

Karla del Ponte e vodhi Ramushin nga ju para tete vjetesh. Ndersa, ju nuk e keni idene se c´privilegj eshte ta kthejme ate juve serish! Britania gjithmone ka qendruar prane popullit te Kosoves. Ndersa, ne biseden e sotme me Londren m´u tha se ata po presin te bashkpunojne me kryeministrin e ardhshem te Kosoves se re dhe te pavarur“. 

Kryetari i komunes Rasim Selmanaj, avokatin Emerson e quajti  "hero te mbrojtjes se vlerave te Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe ia ndau dekoraten e heroit tw kombit „Shkelzen Haradinaj“, duke paralajmeruar shpalljen e tij „Qytetar Nderi“ te komunes se Decanit.