Arkivi

Dukagjini-preher i pleqerimit ne oda

16 qershor 2012, Radio Kosova, Kulla e Marka Gjonit ne Malesine e Tropojes dhe Kulla e Brahim Hoxhes ne Junik, jane kullat te cilat sherbejne si gjykata tradicionale ku ndahet drejtesia. Ne Kullen e Brahim Hoxhe kjo tradite percillet brez pas brezi dhe vendimet qe dalin nga ajo nuk vehen ne pikepyetje. 


“Oda e Junikut”, kulla me e lashte ne Junik dhe nder me e lashtat ne Rrafshin e Dukagjinit e ndertuar ne fund te shekullit 17-te nuk njihet vetem si seli e hartimit te 14-te vendimeve te cilat cuan ne shperthimin e kgryengritjes shqiptare dhe shpalljen e pavaresise se Shqiperise me 1912-te.  Ne Kullen e Brahim Hoxhes u vazhdua e pakeputur tradita e  pleqerise se odave dhe edhe sot e kesaj dite vazhdon te luaje rolin e nje gjykate tradiconale, vendimet e dala prej se ciles nuk u vune ne pikepyetje asnjehere. Mr.Sc.Avdyl Hoxha, eshte pasardhes i denje i  kesaj familjeje dukagjinase, i cili shkoi hapave te paraardhesve te tij.

“Meqense Oda e Junikut eshte qe nga kohe Leke Dukagjinit, eshte vendos qe perfaqesuesi i kesaj kulle te jete edhe kryeplak i cili pleqnon pleqte.  D.m.th. nuk kane thene me Kulla e Imer Hoxhes, Brahim Hoshes apo sot, Kulla e Avdyl Hoxhes, por kane thane Oda e Junikut,kur se kryeplak ka qene plaku i familjes Hoxha qe o mar me Kanunin e  Lekes. Kjo familje eshte e vetmja ne Kosove se bashku me familjen e Marka Gjonit e Uroshit ne Malesi, te cilet jane kryepleq per trevat shqiptare:i pari per Kosove e i dyti per Shqiperi. Kurse, pleq ka”,shpjegon z.Hoxha.


Hoxha,kryeplaku i Kosovws
Pasardhesi i Odes se Junikut-Kryeplak i Kosoves

Oda e Junikut” ka poseduar nje vule me mbishkrimin “Kanuni i Leke Dukagjinit-Oda e Junikut”.Me kete vule te njohur ne kohen e Turqise me emrin “myhyr” jane vulosur vendimet e dala nga kjo ode,shpjegon z.Hoxha, kryeplak odash si paraardhesit e tij. 

“Ndersa, kjo vule nuk eshte vula e Kuvendit te Junikut, por eshte vula e Odes se Junikut. Me ardhjen e  partizaneve ne vitin 1944, ne dhjetor, gjyshes sime apo gruas se Avdyl Hoxhes iu kane marr nga gjini vula edhe disa dokumente te tjera nga ana e partise komuniste. Kurse, me 8 janar, gjyshin  se bashku me 11 veta, pari te Junikut, i kane ekzeutu ne burgun e Gjakoves, ne Rrugen e Serbve. Pra, gjyshi eshte ekzekutu pa vendim. Eshte mbyt me ane te qekiqit apo te kazmes dhe nuk ia dime as varrin. Ne disa dokumente qe i kam gjet thuhet se,  i kane marr ashtu te zhveshun dhe i kane cu deri afer lumit Llukavc, se  bashku me dy te tjere i kane qit ne grope te gjalle dhe i kane mbyt duke zhduk gjurmet e krimit. Pra, fjala eshte per komunistet, me  8 janar 1945, ne ate kohe kur Juniku ka bere lufte kunder partizaneve. “Ngujimi i Junikut”njihet ne histori, ne krye me plakune e  Junikut Ali Bajraktarin dhe Deme Ali Pozhari”, shpjegon z.Hoxha, pasardhes i kesaj familjeje.

Oda e Junikut vazhdon traditen e gjykates tradicionale ne  baze te Kanunit Sofija, e ema e z.Hoxha, sot 85 vjecare, me gjithe moshen e  shtyre i mban te kthjellta kujtimet qekur u be nuse ne kete kulle,ne te cilen i lindi dhe i rriti 6 femije. 


Sofije Hoxha ne kulle u be nuse e nene
“Une jam ba nuse n´kete kulle edhe i kam ba 6 femije. Kur hini partizani ma moren vjehrrin e ma vrane n´Gjakove e i gjujten n´Llukavc. As s´kemi pas t´Pame, as s´kemi ba varrim,as sot s´ia  dime ashtin as varrin vjehrrit tem. E  kush o kone Avdyl Hoxha...”, rrefen lokja Sofije, e cila djalin e saj te pare e perteriu emrin e te vjehrrit Avydyl Hoxhes,kryeplakut te Odes se Junikut.

“Po,ne emer te vjehrrit e kam perteri djalin. Edhe ai ka da pleqni, ka pajtu gjaqe, ka pajtu ngaterresa, o kone islihati, tash o ba djali jem po dan plqeni, po shkon udhes se babes dhe te babgjyshit”.

Ne Oden e Junikut u hartuan 14 vendimet  e pavaresise se Shqiperise

I biri i kesaj familjeje, Avdyl hoxha,sot  flet per kullen e paraardheit Brahim Hoxha me fakte hisotrike, si historian dhe drejtor i Inituciit rajonal per  ruajjen dhe mbrojtjen e monumenteve kutlruroe. 

“Ne oden tone, ne Oden e Junikut kane qene kryesia e levizjes  ku jane alanizu vendimet e Kuvendit te Junikut, me 1912-te-thotw historiani Hoxha. Te gjitha kuvendet kombtare si Llapushnik, Llaushe, kane ardhe ne perfundim qe ne Junik te mbahet kuvendi i pergjithshem ne nivel kombtar. Ne kete kulle jane shkrue te 14-te vendimet dhe Hasan Prishtina i ka marr, meqe ketu nuk kane mujt me hy 250 delegat. Prandaj, kuvendi eshte mbajt te Verrat e Gjocajve ku eshte vene edhe pllaka, eshte pre nje verr ne trungun e te cilit ka hyp Hasan Prishtina dhe i ka lexu te 14-te vendimet. Prej Kuvendit te Junikut nuk ka pas kuvend tjeter ne trevat shqiptare. Pra,menjehere pas Kuvendit te Junikut vjen kryengritja shqiptare me 1912 kur eshte bere clirimi i Shkupit dhe pastaj, Kuvendi i Vlores”.
 Kulla e Brahim Hoxhes eshte shnderruar ne muze

Kulla e Hoxhajve me vlere te shumefishte historike dhe kulturore

Edhe Kulla e Hoxhajve, me nje vlere te pamohueshme arkitekturore si dhe me nje rendesi historike si adminsitrate gjyqsore apo implementuese e Kanunit, ne luften e fundit u dogj nga forcat serbe s ebahsku me gjithe dokumentacionin brenda saj. Kete  perjtoi me dhimbje edhe lokja Sofije, e cila brenda kesaj kulle ruante kujtimet e gjithe jetes gati njeshekullore.


“Pooo, e kane djeg ..Ma s´mrami kur kane dashte me u largu prej Juniku, serbet ia kane shti flaken kulles. Une nuk e kam dit deri vone, vec kur i kane kallxu qikes. Kur m´tha u ndjeva keq boll e m´u dhimbit boll!”

Por, me fillimin e restuarimit te kullave ne Rrafshin e Dukagjinit, nga organizata suedeze Trashegimia Kulturore pa Kufi”(CHEB), Kulla e Hoxhajve u radhit nder pese kullat e para per restaurim ne Dukagjin, krahas nje kulle ne Decan, nje ne Peje dhe dy te tjerave ne Isniq. Sepse, rendesise se kesaj kulle i jane te vetdihem opinioni i gjere dhe lokja hekullore krenohet me te. 

“Se kjo asht kulle historike. M´ka punu vjehrri pleqnar, m´ka punu burri pleqnar e tashti djali po m´ shkon hapave te tyne, se historise nuk i humb emri kurre. Edhe me u cu krejt bota nuk shlyhet hitoria!”

Dashuria per trashegimine mbillet edhe ne brezat e rinj

Dhe kjo dashuri ndaj trashegimise kulturore dhe shpirtrore eshte bartur edhe ne brezat e rinj te kesaj familjeje. Shqiponja Logjaj,nga Peja, mbese e kesaj familjeje thote se: 

“Une jam shume mire e informuar rreth veprimtarise se gjyshit tim dhe ndjehem krenare per te gjitha. Me mbetet merak vetem pse nuk e kam njoft, meqe une kam ardhe ne jete kur ai ai kishte ikur tashme... Ndersa, per trashegimin jam edhe me mire e informaur duke iu falenderuar dajes sim, historian. Dhe, edhepse te kulla e dajes vi per vizita te shkurtra, ketu vi me shume deshire, jam tejet e lidhur me te dhe ndjehem mjaft mire”.


Shqiponja,mbese e kesaj familjeje e do veshjen kombtare
Si  studente per dizajn dhe mode, Shqiponjes i ka ndihmuar shume kjo lidhje me trashegimine e paraardhesve te saj, artin e se ciles e gersheton ngusht me bashkekohoren. 

“Sidomos detajet e viteve te kaluara po perdoren shume dhe jane shume te kerkuara dhe une i palikoj shume. Ndersa,  porosia ime per gjithe brezin tim eshte qe t´ia dine vleren dhe ta ruajne trashegimine. Gjithe cfare eshte e vjeter eshte dicka qe i perfaqson nga gjyshi e nga babai dhe kane vlere shume  te madhe, keshtu qe, le t´i ruajne me fanatizem”.

Oda e Junikut eshte nder odat me te vjetra te Rrafshit te Dukagjinit, ne te cilen edhe sot e kesaj dite vazhdon tradita e pleqrimit ne baze te Kanunit te Leke Dukagjinit.