Arkivi

Maratonë bamiresie ne prag te Kurban Bajramit


25 tetor 2012, Radio Kosova, Ne prag te festes se Kurban Bajramit, Grupi i Grave Asambleiste të Komunës së Deçanit vizitoi 20 familje skamnore te identifikuara nga Kryqi i Kuq,duke shperndare pako ushqimore te siguruara nga bizneset decanase. Me kete rast shoqata dhe qytetare i jane bashkangjitur thirrjes se Bashkesise Islame per solidarizim me familjet ne nevoje.

Krishtlindjet ne Kosove-Kremtim ne frymen e tolerances nderfetare

Familja Berisha dhe familja Gashi festojnë së bashku
25 dhjetor 2012-Dojce Vele, Krishtlindjet  në  Kosovë  po kremtohen nw  frymën e tolerancës tradicionale  ndërfe tare , me  mesazhe  paqje  dhe  harmoni ndërmjet besimeve. Katolikët e myslimanët në fshatin Papiq e kanë traditë nga parardhësit e tyre festimin bashkarisht të festave fetare.

Ne Isniq u hap muzeu “Etno Kastrioti”

3 nentor 2012, Radio Kosova, Në Isniq të Deçanit u be hapja zyrtare e muzeut privat,,Etno Kastrioti’’,  i cili posedon mbi 400 eksponate te periudhave te ndryshme te historise. Me kete rast, mysafiret paten rastin te prekin nga afer rite te ndryshme, kenge, valle dhe lojera tradicionale percjellur me sofren e begate shqiptare.


Tribunali I Hages liron Ramush Haradinajn me bashkeluftetarw

Me flamurin kombtar ne vrap drejt Vlores
29 nentor 2012, Radio Kosova & Bluw Sky, Gjykata Nderkombtare e Hages e liroi nga te gjitha akuzat per krime lufte ish komandantin e Zones Operative per Dukagjin dhe ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinajn me bashkeluftetaret e tij. Kthimi i tij ne vendlindje te nesermen e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, gezimin e kesaj feste gjithkombtare e shumefishoi.

Dukagjini-preher i pleqerimit ne oda

16 qershor 2012, Radio Kosova, Kulla e Marka Gjonit ne Malesine e Tropojes dhe Kulla e Brahim Hoxhes ne Junik, jane kullat te cilat sherbejne si gjykata tradicionale ku ndahet drejtesia. Ne Kullen e Brahim Hoxhe kjo tradite percillet brez pas brezi dhe vendimet qe dalin nga ajo nuk vehen ne pikepyetje.