Arkivi

Rapsodi i heshtur Zeqir Mehmetaj


6 tetor 2013, Radio Kosova, Folklori burimor eshte nder vlerat me te cmuara te popullit shqiptar, i cili nepermjet rapsodeve popullor u bart neper breza deri ne ditet tona. Nder rapsodet autokton te cilet e kane dashur dhe kultivuar folklorin eshte edhe Zeqir Mehmetaj, i cili per here te para publikut te gjere prezantohet nepermjet valeve te Radio Kosoves. 
Te kesh dhuntine e te kenduarit dhe te mos kesh guxim ta nxjerresh jashte vetes, eshte ngujim I asaj dhuntie pa te drejte. Kjo ka ndodh per vite te tera me  rapsodin e apasionuar Zeqir Mehmetajn, I cili perkunder aftesise se intepretimit folklorik, ai asnjehere nuk kendoi jashte rrethit te ngushte te familjes dhe te shoqerise.

“Me t´thane te drejten, une e kam muziken i hobi dhe  nuk kam kendu para publikut kurre. Dhe, sado qe folklorin e dua,e kam n´zemer edhe per veten time e kultivoj ngapak, une kam kendu vetem ne rrethe t e ngushta shoqerore e familjare, ne ambiente te ndryshme  per ta ngrit pak harene e atmoferes. Sidomos m´pelqen shume foklori i vjeter burimor, ai tradicional qe eshte nje gurre e pashterrshme e kultures dhe tradites sone. Permes ketij folklori ,rapsodet e vjeter brez pa brezi e kane bart ndjenjen e  tyre shpirtrore. Me nje  fjale,  kane qene perla te nje muzike taman burimore shqipe dhe te gjitha e kane qene nje gurre e pashterrshme e zemres dhe shpirtit te popullit shqiptar”, thote per Radio Kosoven rapsodi Mehmetaj.
Kur dhuntia ngujohet brenda vetes...

Edhepse folklori burimor ka rrenjet ne lashtesi, sipa studiuesve  regjistrimet e para fillojne prej viteve 1900, kur perlat burimore qe rrjedhin nga shpirti I popullit zune te ruhen edhe ne shirita. Metodat u avancuan bashke me kohen dhe sot, inqizimet mund te behen qe nga studiot private deri ne shtepite e medha diskografike. Por, kjo nuk vlen edhe per Zeqir Mehmetajn, i cili edhepse si drejtor I radios lokale „Radio Fontana“ ka ne dispozicion teknikat me te avancuara, ai ansjehere nuk mori guximin te bej qofte edhe nje incizim amator per te nxjerr ne pah kete vlere te ngujuar brenda vetes.  
Rapsodi Mehmetaj kendon vetem
per familje dhe degjuesit e vet

“Jo,nuk kam provu ansjehere te kendoj ne publik. Kam pas oferta nga shoke te ndryshem qe merren me muzike, por nuk kam pas guximin dhe kam vendos te kendoj vetem per vete. Ndoshta kisha provu ndonjehere, por prape jo me kenaqesi  sepse nuk eshte profesion imi por vetem hobi dhe nuk kisha pas deshire t´i ngaterroj kenaqesine time shpirtrore me muziken si profesion“.

Decani, djep i folklorit burimor shqiptar

Prejardhja nga komuna e Decanit  e cila njihet si djep i muzikes folklorike ne te cilin u rrit rapsodi legjendar Dervish Shaqa, eshte shpjegimi me i mire i dashurise se rapsodit Mehmetaj per folklorin burimor dhe dhuntia e tij per te intepretuar. I lindur me 18 nentor 1958 ne komunen e Istogut, paraardhesit e rapsodit Mehmetajt vine nga Isniqi I Decanit para me se nje shekulli.


„Gjeneratat e para te parardhesve te mi nga Isniqi, para me shume se 100 vjeteve kane zbrit ne Luginen e e Drinit. Pra, nje gji qe i ndan tri komuna:ate te Klines,te Istogut dhe Komunen e Pejes . Ne ate trekendesh shtrihet Trubuhovci, fshati im i lindjes“,thote z.Mehmetaj.
Rapsodi Mehmetaj

Por, pas kaq vitesh, kur  dhuntine e tij per kengen e shijuan  vetem  familja dhe shoqeria e tij, rapsodi i heshtur Zeqir Mehmetaj per here te pare theu akullin vetem per degjuesit e Radio Kosoves. Ndersa, kenga qe na e fali eshte vetem njera nder perlat e shumta te repertoarit te tij burimor e cilat sonte per here te pare nepermjet eterit arrine deri tek veshi I publikut.

Dy te mirat n´ate mahalle/I kane qardaqet balle per balle 
Dite per dite po therren me fjale/Cila e kem faqen ma t´bardhe
Une jaranin ta kam marre/Per jaran hic mos t´qofsha fale
E kam temin azgon djale/Trim per pushke-azgan per fjale...“.