Arkivi

Vazhdon varferia në Kosovë


25 tetor 2012, Dojce Vele, Perqindja prej 34 në 48 nën kufirin e varfërisë dhe 12 per qind në varfëri të skajshme është më e shprehur në familjet më të mëdha, në amvisëritë me numër më të madh të të papunëve, tek ata që kanë shkallë të ulët të arsimit dhe te kryefamiljaret femra. 

Hajrije Hasanaj:Lokja shekullore e shendoshe dhe aktive



24 tetor 2012  Radio Kosova, Edhepse 86 vjecare, Hajrije Hasanaj nga Vranoci i Vogel i komunes se Decanit, nuk ka ankesa per shendetin, degjon e sheh mire dhe shkon kohen duke thurr nen strehen e shtepise se saj buze rruges. Ate e gjejme edhe sot ne ulesen e drunjte nen strehe, teksa thurr qorapet e saj shumegjyreshe.


"Iliria" dhe "Apiko"-Ndermarrjet e mbetura peng

Qendra e Decanit
Manastiri i Decanit

22 tetor 2012, Radio Kosova, Komuna e Decanit ka kundershtuar draftmarrëveshjeje e propozuar nga ish AKM per bartjen e  25 hektareve prone shoqerore te Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria”,mbi Manastirin e Decanit. Pas 7 vitesh perplasje neper gjykata, lenda aktualisht gjendet në Gjykatën Supreme, por komuna dhe ndermarrjet paraljamerojne ankesë edhe tek Gjykata Kushtetuese dhe në instancat me te larta nderkombtare. Ndersa ka nisur një peticion i qytetarëve kunder asaj draftmarreveshjeje.

”Komandant Kulla” do t´jetojë perjetsisht në gjirin e popullit

Komandant Skender Rexhahmetaj

21 tetor 2012, Radio Kosova, Sot, ne varrezat e fshatit te lindjes ne Isniq te Decanit, u varros eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj, i cili u vu me dinjitet ne balle te luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne betejat per mbrojtjen e atdheut.
Eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj ishte themeluesi i Njësitit të Parë Tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë. Ndersa, si komandant i Batalionit të Katërt  të Brigadës 138 ,,Agim Ramadani’’mori pjese ne betejen e Koshares duke qendruar stoikisht deri ne clirimin perfundimtar te Kosovës.

Kunder vrasjes dhe gjakmarrjes

Vrasjet e gjakmarrjet mbajne ne ngujim qindra familje shqiptare

16 tetor 2012, Dojce Vele, Vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti brenda territorit të Republikës së Kosovës kane ndodh  24 vrasje, pas të cilave mund të pasojë gjakmarrja. Ngritja e vetëdies dhe funksionimi i gjyqsorit , i domosdoshëm.

DW në shqip kremton ditëlindjen e 20-të


9 tetor 2012, Dojce Vele,Në Bibliotekën Kombtare Universitare në Prishtinë u shenua 20 vjetori i programit shqip te Dojce Vele-s. Dojce Vele gjatë trazirave të viteve  ´90-te ishte dritarja e vetme informative për shqiptarët e Kosovës, ndërsa sot vazhdon te jetë një burim i besueshëm  për auditorin e gjërë.

Investime gjermane ne Ujesjellesin Rajonal te Pejes



5 tetor 2012,Dojce Vele,Gjate konsultimeve ndërqeveritare për bashkëpunim politik e zhvillimor në mes të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, RFGJ ka premtuar 28,3 milione euro per projekte te zhvillimit ekonomik me qëllim të afrimit me standardet e BE-së. Gjermania është donatori i dyte më i madh në Kosovë e cila që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka investuar 230 miloionë euro në sektorë të ndryshëm ekonomik dhe shoqëror.  

Bashkepunimi komunw-media lokale ne Rajonin e Pejes

Boge e Rugoves(foto Peja)
1 tetor 2012, Radio Kosova, Cfare eshte bashkepunimi ndermjet Zyrave te Informimit dhe perfaqesuesve local te mediave ne Rajonin e Pejes? Sa e njohin ata Kornizen Ligjore Komunale, ne c´nivel eshte  gazetaria hulumtuese dhe raportimi i llogaridhenies dhe sa ka liri te shprehjes, si kusht baze per zhvillimine  demokracise? Pergjegjet ne keto pyetje u provua te gjenden gjate punetorie treditore ne Boge te Rugoves, e cila u zhvillua ne kuader te projektit “Rritja e rjedhes se informatave ndermjet komunave dhe mediave lokale ne Rajonin e Pejes”, organizuar nga Organizata per Siguri dhe Bahkepunim ne Eevrope (OSBE)-Zyra Rajonale ne Peje.