Arkivi

Bjeshka e Strellcit joshese per te gjitha grupmoshat


5 korrik 2012, Radio Kosova, Me shperthimin e luftes ne Kosove, rrenimin e infrastruktures dhe zvogelimin e fondit te bagetive, tradita e daljes ne bjeshke u zbeh per kohe te gjate. Me kalimin e kohes  verehet nje interesim gjithnje e me i madh i familjeve per te veruar ne bjeshke.Perderisa ka familje te shumta te cilat kte tradite nuk e braktisen as ne rrethana te jashtezakonhme. Nder to eshte familja Kurtulaj nga Strellci i Poshtem, e cila cdo vere e kalon ne Bjeshken e Strellcit.


Mengjesi i kesaj dite me diell ka pushuar kahere ne Majen e Strellcit, me 2340 metra lartesi mbietdetare, prej se ciles nje ere e lehte verore pershkon majat e pishave dhe rreshqet mbi tebanat ne preher te saj. Jeta ne kete bjeshke eshte rikthyer serish dhe gjalleria e saj nuk ndjehet me vetem ne gumezhitjen e bleteve dhe cicerimen e zogjve se, ato tashme behen nje me zera femijesh, pellitje lopesh e blegerima delesh qe po shtohen perdite. Keto Demush Kurtulajn e kthejne ne koherat e vjetra, kur verimet ne bjeshke ishin pjese e jetes:

Demush Kurtulaj me bashkeshorten Kumrijen prane tebanes
Une jam i lindur ne bjeshke, ne stanishte te Gllogjanit, me ´42 edhe kurre nuk iu kam nda. Viti 97 m´ka gjet ktu me gru edhe ma i mbrami jam  kthy n´shpi. Mandej lufta...Jo stani na ka shpetu prej lufte.Jane djeg n´stanishte t´Gllogjanit e n´Bri, e n´Musmurat jane shpetu. Vec, m´kujtohet para lufte,para 30-40 vjete, o kone tuj na u djeg stani e mos me pas qene gruaja e Shaban Beqirit si verojhin ate vere n´stane t´Shales, me ardhe me dy kofa uje me e shkym zjarrin si asht kap n´dere, per ne ish ba shkrumb e hi. E dikur o kone kohe tjeter. Kemi qene ma t´lidhur, ma t´afert ndermjet veti. Shumicen e kohes e kalojshim me njani-tjetrint. Edhe neper shpia folke nje za. I zoti i shpise kend e caktojke me dale ne bjeshke si qobanin si baqicen, ata dilshin me dhen e me lope edhe s´kih ma fjale aty. Familja jeme i ka pas 150 krere dhen e 20 krere lope, e kjo na ndihmojke shume se atehere u shitke leshi, qengjat, bylmeti edhe femija u rritshin si pllumbat, sikur po i sheh edhe vet sot. Se, ky asht vend  mire. Dynja ´ska vend ma t´shendetshem, ma s´shumti per astme e edhe per kancer me qene ne fazen e pare, ndihmon shume”.

Jeta n´Bjeshken e Strellcit eshte rikthyer ne forme te re

Por, edhepse jeta ne gjirin e bjeshkes eshte rikthyer ne forme te re dhe tebanat po shtohen perdite si kepurdhat pas shiut, per strellcjanin 70 vjecar, ketu s´eshte asgje me sic ishte dikur.

Gruaja e Shaban Beqirit tash  kalon kohen me thurrje...
(Matane tebanat e lagjeve Kamishaj dhe Kurtulaj)
“Shumw ma mire o kone atwhere, taman qysh duhet me qene jeta n´bjeshke me lope e me dhen e me tetana traditat. Tomli u qitke n´korita t´lame e u radhitke n´dollap t´stanit. Kur u cojshe prej gjumit,ta qitke baqica buken e rreshkun e koriten me tomel t´bardhe si bora. Per hijeshi por edhe per arome, iu qitshim dege te holla pishe tinareve te djathit. Edhe mbi dyshek e postaja qitshim dege bredhash, se gjumi u bajke ma i mire. Shih cfare jete asht sot? N´dere t´shpise hip n´xhip e zbret n´dere t´stanit. Me ujesjelles brenda, me gjenerator ,me televizor n´Bjeshke t´Strellcit ma! Gjithcka asht ma mire tash por mua m´duket ma mire atehere e u knaqshim se, o kone nje jete krejt ndryhe. Atehere u mbeldhshim krejt cobanet e nuk u shkepshim deri kah ora nante e, kur na thirrshin me i mjel bagetine e me darku. Tash s´ki as me kone me ndejt “.

Nostalgji per jeten e dikurshme ne bjeshke

Kumrija, bashkeshortja e Demushit kujton me nostalgji kohet e dikurshme ne Bjeshken e Strellcit:

“Vjehrra dilke n´bjeshke-baqicw e une dilsha nga dy-tri jave a nje muaj e rrisha me te. I ndihmojsha cka m´thojke. Gatujsha buken kallamoqe, e  piqsha  ne ogjak me qerep e me sac. Leqenikun,vjehrra e qitke une e piqsha.Shyhret o kone  boll se, kur i kryshim punet deri ne nente a ne dhjete ma s´voni, u dashke me e ndal zjemin se u bajke nxehte. Atehere dilshim tetana e u bajshim bashke ne nje lendine e punojshim tuj fol e tuj kesh deri dy sahat para akshamit. U qojshim me e ba darken e me  i mjel bagetine. Si u hajke darka, flejshim e u cojshim n´sabah te drites. 
Vetem uji i gurrave nuk ka ndryshuar burimin...

Qeshtu vazhdojshim perdite, deri n´shtator e edhe ma voen, me pas bar ´bjeshke. Kur vishim n´shpi me rob e me bylmet,  thirrshim mysafir e u shtrojke darka e “te djergave”me tetana te mirat. Tash s´ka asi shyhreti...“.

Por, standardi i jetes me ujesjelles, gjenerator, infrastrukture rrugore dhe mundesi te vazhdueshme levizjeje eshte larg te dikurshmit,  me netet nen llembe,  uje te nje gurre e perbashket dhe mergim tremujor per bjeshketaret.

“Ja, deri n´vjeshte baqica u dashke me nejt n´bjeshke. Bile u ngjithim n´kambe,se kuajt e ngarkum me e s´kih vend per ne. Tash,n´shpi n´xhip e n´dere t´stanit. Edhe femija e done bjeshken shume . Si t´hiqet bora lypin me dal n´bjeshke”, thote Kumrija, e cila qe nga 26 maji bashke me nje pjese te familjes se saj ka dale ne Bjeshken e Strellcit.

Te gjithe rreth nje sofre ne ahengun e “Te zhdjergave”

Tufat e bagetive ne rritje(matane tebana e Bekim Beqirajt)
Ahengu tradicional “I te qethave” i mblidhte rreth nje sofre te madhe te gjithe bjeshketaret. Ndersa, nje ngjarje tjeter ishin “Zhdjergat”, te cilat pas qendrimit 3-4 mujor ne bjeshke shenoheshin pas zbritjes se perbashket te karvaneve te bjeshketareve.

“Jone kone 10-15 tube dhen e me rend i bajshim “Te qethat” ne bjeshke. U ngjitshim te gjithe prej shpie e u bajshim nja 40-50 veta. I prejshim nga dy qengja ose nje  dele shterpe. Atehere nuk kem pas lengje e birra, por sherbejshim sheqer kokerr me uje t´ftohte prej gurre. Merrshim bore n´Maje t´Strellcit me ba tomel me bore. Qobanet ketu e te shpia u organizojshim me u djer tetane pernjehere. Naten e “Te djergave”, deget e bredhave e te molikave neper shtreter e mblidhshim e i grumbullojshim  te Kroi i Thate” n´kerrsha e i kallshim me gllia. U shihke flaka prej shpie e ne baze te asaj dihej se neser jemi n´shpi. Atehere i ngarkojshim kuajt, i merrshim rob e femije, lope e dhen e u djershim te gjithe bashke emi bajshim “Te djergat”n´hpi me muhabet deri n´gju. Tash, djerem e ngjitem e kurrgja! Ndoshta sot kushtet ma t´mira, por mua m´duket ma sefa atehere...”.

Shperthimi i luftes zbehu per kohe te gjate traditen e daljes ne bjeshke

Ne Bjeshken e Strellcit po ndertohen edhe shtepi
(shtepia e Nysret Shabanit)
Mirepo, traditen e daljes ne bjeshke zbehu rrenimi i infrastukres dhe zvgoedilimi i fondit te bagetive nga lufta.

“Para lufte jone kone nja shtate-tete tufe dhen me nga 100 krere: tufa e  Banush Eminit, Bajrush Rames, Male Sylws, e Shaban Muratit edhe nja dy-tre tjere. Muharrem Gjuka i ka pas 200 krere dhen. Por, erdh lufta e zbraps gjithcka. Bile tash dhente kush nuk asht tuj i dashte. E ma t´mirat jane dhente se tomlin e kane t´mire, mishi i i qengjit eshte i mire“.

Por,  megjithese ne rrethana krejt tjera, me gjeneratore, televizor e ujesjelles, tradita e verimeve ne Bjeshken e Strellcit,vazhdon. Sipas z.Kurtulaj, aktualisht  ne kete bjeshke jane te ndertuara mbi 40 stane, ne te cilat tradicionalisht verojne familjet:  Qelaj, Gjukaj, Kurtulaj, Malaj, Kapitaj,  Hysenlekaj, B ajraj, Fetaj por ka edhe familje te reja, te cilat kane ndertuar stane te reja, sic jane lagjet Balaj, Beqiraj, Kamishaj, etj. Dhe, teksa dashuria per bjeshken po rizgjohet ne vazhdimesi, per Demush Kurtulajn,  tradita e daljes ne bjeshke do te jetoje deri ne frymen e  tij te fundit.

Madje edhe te vegjlit e duan bjeshken
“Une per vete sa te jem gjalle bjeshken nuk e lshoj. E, mire asht me dale cdokush. Na i kemi 30 stane te thata e s´asht kurrkush. Pse mos me dal dy-tre muaj vere? More nje dhi me e ble e me dal me e shfrytezu njeriu bjeshken e vet. Familja jeme jane te interesum shume me dal, deri te fmija ma i vogel”.

Nderkohe, numri i tebanave ne Bjeshken e Strellcit po shtohet perdite, sepse qofte edhe nje fundjave ia vlen te qelesh dhe te erresh ne gjirin e kesaj jete idilike te mbushur me zera femijesh, zogjsh e bagetishe ku ajri i paster, gurrat ujeftohta dhe ajri i kulluar te ushqejne trupin edhe shpirtin...