30 gusht 2008, Radio Kosova, Rapsodi Rrustem Beqiri kendoi ne vitet 70-te. Por, per shkak te rrethanave u shua duke lene pas vetem nje audio kasete, e cila pas gati 40 vjetesh del ne drite me gjithe vlerat e mirefillta te nje folklori burimor. Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig-e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme.
Rrustem Beqiri per here te pare pa driten e jetes me 17-te prill te vitit 1939, si femije i trete i prinderve Beqir Rrustemi nga Strellci i Poshtem dhe Ajne Likaj, nga Carrabregu. Mbetur jetim qe ne moshen shtate vjecare bashke me vellane e vetem, Shabanin dhe motrat Nifen, Monen dhe Hysen, u rriten me perkushtim nga e ema e tyre e urte, Ajne Metja. Pas vdekjes se te atit Beqir Rrustemit-nje burre i shquar dhe perkrahes i flakte i arsimit, rruga e diturise per dy djemte jetimw, njeri 7 e tjetri 9 vjec u nderpre. Por, perderisa vellai i madh Shabani pranoi fatin dhe me pervuajtje iu nenshtrua atij, shpirti i Rrustemit te vogel rrebelohej ne vazhdimesi. Sepse, ai e ndjente se ishte i krijuar per me shume dhe e dinte se kishte dicka qe e dallonte nga moshataret e vet. Por, edhepse dhuntia e tij per kengen u verejt qekur ishte femije, rastet e vetme kur ai mund te tregonte veten mbeten livadhet e bjeshket ku ruante bagetine apo me vone arat, teksa prashiste me argatet e tjere.
Ciftelia nga baca Deme-Dhurata me e mire
Derisa nje dite, krejt papritur shkrep nje rreze drite kur djali i axhes, Ademi, ia sjell nje cifteli.
„Ma pruni baca Deme nje cifteli prej Gllogjanit ku punojte si mesues. Ne ate qifteli jam mesu. E, fet,fet,fet, u mesova, edhe hic s´kam ngat e cka me te rame dikur!“, rrefen rapsodi i dikurshem, duke perseritur ne radhe vargjet e njeres nga kenget te cilat i kendonte ne oda.
![]() |
| Rrustem Beqiri me te emen Ajnen(djathtas)vellane Shabanin(lart)kunaten Fazen,motren Hysen(majtas)dhe bijen e motres Mones(e dyta djathtas) |
„N´Kacanik deri ne Boletin krejt Kosova asht mbulua me tym/mbulue me tym e i ka dale flaka/ e dogj topa dergut pasha“.E kendojsha kete kenge si kupa e kresw t´lujke. Por tash s´muj. As qiftelise s´di me i ra, kurrqysh, se me i ra isha knaq edhe vet”.
Shume shpejt kenga e tij s´do te mbetej vetem brenda mureve te kulles trekateshe te Beqir Rrustemit. Fuqia e zerit te tij do te caje muret e asaj ode ne te cilen gjeten konak burra trima e atdhetare, per te jehuar ne lagje, ne katund e edhe ne fshatrat perreth.
Se shpejti, zeri i rapsodit do t´caj muret e do t´pushtoj odat
„Po, po, ku o kone nje dasem diku, pas darkes shkojshim se thirrshin: “O del Rrustem Beqiri thuna nji konge. Kam kendu neper katund, pastaj n´Strellc t´Eperm, n´Isniq, n´Lluke t´Poshtme, n´Lluke t´Eperme e me djale te Dervish Shaqes, Shpendin, kam kendu te Nimon Demt. Aty na kane pas mbledh e Qamilin e Vogel postofat e kishin pas marre. Ku o kone nje dasem n´katund pa shku nuk e lejshim. Te Jusaj u pata ba lame, se kam pas qejf ne kenge patriotike, t´burrave trima. Kur e kndojsha kangen e Ise Boletint kriske alltia panda. Ise Bajrami te Pajazitaj ka qit dhjete here kur e kam kendu kangen: „N´Selanik u la gjymjeti, u rrzu kanuni erdh hyrrjeti, padishah po i thote mileti, padishah po i thote Turkia, kete kanun s´ta do shefia“…Aiii, paskna harue se kjo kange esht nje sahat“.
Dhe, vleresimi nga njerezit ishte i madh, perderisa respekti ndaj vetes i jashtezakonshem, sepse ai asnjehere nuk pranoi te paguhej per kengen e tij.
„Vec, pare s´kam mar kurre! Jone kone Dervish Shaqa me Demush Nezirin, si as s´ka pas ketu e para e as s´ka me pas ktu e mas si ata. E kam pas degjue si ka thane Dervishi: „Haj more Demush. A e din cka kish t´re n´Kosove? Po i shitshin kanget e patrioteve shqiptar si defatoret”.
Rapsodin, edhe pas kaq vitesh e percjell kujtimi i qetesise ne oda teksa kendonte, jehona e zerave admirues pas kenges se tij dhe deshira qe ahengu te zgjaste sa me shume ne atmosferen qe sillte rapsodi.
„Kur knojsha vallahi as miza nuk u nike, hah! E me t´thane te drejten, kur knojsha rrast, pasha Zotin thojsha po dal mbi kulle. Sharkise i bisha fort… Eeihhyyy!, rrefen rapsodi I vjeter, duke ferkuar fytyren me te dyja duart, sikur deshironte te hiqte parasysh ato skena te largeta qe tashme I mbjellnin nostalgji.
Lajmi per vdekjen e nanes rapsodit gurbetqar ia preu kengen ne buze
Kenga e tij po pushtonte odat. Popullata po e perqafonte me perzemersi edhe per faktin se zeri i tij ua kujtonte rapsodin e persekutuar, Dervish Shaqen, i merguar atebote se bashku me Demush Nezirin ne Shqiperi. Por, vdekja e nanes dhe plaga e mergimit ia prene kengen ne buze.
„Nana m´pat vdek, e atehere humbi lezeti…Une kesh kur u smu, por s´guxojsha me ndejt ma shume se atehere t´qitshin prej pune. Ate nate tuj shku une, baca Shaban m´ka qit me kerr se shkojshim me trene, atehere. Pa ardhe n´Peje kur asht kthy e ka gjet nanen te vdekur. Me e pas dit…Prej atehere se kam qel ma! Sharkine e kam thy ne ode t´madhe, bile ate sharki ma ka pas fale Hajrullah Bruci i Isniqit, o kone e mire fort!Por, m´ka ardhe nje merzi edhe e kam kap per bishti e per dru te qerges e kam ba tane copa. Nona nuk ki thone kshtu por une vet e bana se u merzita…U prish rregulli. Zoni shkon kur je ne qejf! Bile sa o kone gjalle nona e knojsha kengen:“E bardhe si pllumbi”, e kur thojsha: “Qarja jote me t´qu te burri”, nana thojke: “Hah! Ju gjet qarja!”!”, rrefen rapsodi 68 vjecar, per te cilin tingulli i qiftelisw dhe i sharkisw do te mbetet peng i jetes. Ndersa, malli per kengen e bukur folklorike, I vazhdueshem.
„Boll…Me merr malli boll!
Shperthim pas heshtjes 40 vjecare
Nje shtepi trekateshe ne nje lagje buze Bistrices se Pejes eshte vendbanimi I djalit te dyte, Avniut, ku Rrusterm Beqiri per cdo vjet kalon verimet. Ne sallonin e bukur tre djemte e vellait, Shabanit se bashku me te bijte i kane ardhur per vizite. Por se kjo nate do te zgjas me teper se rendom, Rrustem Beqiri nuk e ka idene. Nderkohe, ne ekranin e televizorit krejt pavetidshem percjell videokaseten e nje ahgenu familjar, kur moderatori ne prezencen e qindra mysafireve te ahengut te familjes nxjerr ne pah se Radio Kosova per here te pare pas tri-kater dekadash nxori ne drite kenget e tij. Tingulli I kenges: “Moj e mire n´ate stanishte…“ e cila krejt befasisht dhe si nga dheu po dilte nga nje ze I njohur dhe I dashur, sjell lotet ne syte e gjithe farefisit te mbledhur ne agend. Nipi I madh Nysreti, nga vellai I vetem, Shabani, vjen me emocionin e atij casti.
„Ka qene nje befasi e kendshme…Nje ndjenje qe s´pershkruhet! Se shkurt, ajo eshte ringjallje e Rrustem Beqirit!“, thote Nysreti, i cili po te ishte i vetdishem atehere kur kendonte ne gjunjte e axhes se vet krahas motres se tij, ai kurre nuk do te lejonte te shuhej si rapsod.
„Kurre e per kete toke s´do te lejoja te shuhej. E kisha ngritur ne piedestalin me te larte, krahas Dervish Shaqes sepse vetem ky ia pergjet zerit te tij“.
Nostalgji per zerin dhe kohen qe nuk kthehet me...
Ne videokasete vazhdon kenga „Moj e mira n´ate stanishte…“e kenduar ne vitet 70-te, ndersa syte e Rrustem Beqirit perloten…Se, kenga te cilen e kendoi bjeshkeve, livadheve e me se paku odave, i mbjell nostalgji per rinine e ikur…Per kohen qe nuk kthehet me!
![]() |
| Rrustemi me bashkeshorten pa marteses |
„U permallova se jam plak…Se nuk jam ma 17 vjec e 18-te, vec 70-te.Mendova, pse jam gjalle tashti? Pse rrnoj une?! Ma du m´u kthy n´ate kohe se me ma dhane Banken Federale t´Gjermonise. Vallahi po, se tash kisha dit me rrnue t´kisha me u kthy ne qato vjet!”, thote rapsodi i vjeter, i cili edhepse nuk e ka te qarte tani se cfare do te bente me ndryshe, ne nje eshte i sigurt; ai kengen s´do ta braktiste kurre!
„Pasha zoten kurre jo, vec kange e piskame sa t´m´jep Zoti kyvet...“.
Perderisa, kur i kumtohet lajmi se pas nje hulumtimi dyvjecar me ne fund audiokaseta qe i perkiste atij ishte ne doren time, ai sheh me habi.
„Pashe zotin, e cfare kongsh kendohen?“
„Jane 12-te kenge me motive patriotike dhe dashurie:„Boll e mire ma shtrove shtratin“, „N´derrase te vekut kush po kann“, „Mori e mire n´ate stanishte“, „Marka Gjoni“...“.
„Bash te miat aa?“, pyet me habi, e cila rritet edhe me shume kur e degjon:
Khu mori cike po kahere asht kendu kjo. Nuk po di une, ma para n´shpi teme...Nuk po di vallahi, se n ´sobe te burave nuk kendohen keto! Po baj cude ku tek jane gjet tetana kto. Une s´di ku kam kendu ktu!“
Audiokaseta e vetme e Rrustem Beqirit u gjet ne arkivin e Mete Nezirajt
Audiokaseta e incizuar me magnetofon Grundig, e vetmja e mbetur nga rapsodi Rrustem Beqiri, pas pothuaj 40 vjetesh do te dal ne drite per auditorin e gjere duke iu falenderuar mikut te shtepise, Mete Nezirajt nga Lluka e Eperme, nje telefonate e te cilit sjell te paprituren ne kohen kur rapsodi kishte humb shpresat se kih ngel dicka nga incizimet e tij.
„Ne vitin 2005-06 isha pak i semure dhe keshtu, e gjeta dhe e leshova. U gezova shume dhe menjehere e kam thirr Rrustem Beqirin. I thashe:„E ke deshte muziken, ke kendu edhe vet. E tash po ta lshoj nje kasete, nese mundesh me e njoft kete njeri qe ka kendu dikur“. Kur e kam leshu, o kujtu nje cast edhe tha:“A mos asht Rrustem Beqiri?“Thashe:“Vet Rrustem Beqiri!“ Dhe tash jam i kanqur qe kjo kaeste del n´drite dhe tash e tutje e degjojne edhe te tjeret“, thote Mete Neziraj, i cili ishte adhurues i flakte i kenges folklorike; arsye e mjaftueshme qe ne fondin e tij te gjendje nje kasete pothuaj 4 dekada e vjeter.
Askush nuk I ngjasoi Dervish Shaqes si Rrustem Beqiri
Mete Neziraj edhe sot kujton qarte se si gjate rinise se tij, me te degjuar muzike iu bashkangjitej bashkevendasve ne ahengjet e tyre.
„Une gjithmone kam pas deshire me degju muzike dhe kur kam qene i ri, ku kam degju si ka muzike iu kam shku pasdarke, edhe si s´jom kone i thirrun. Se, nuk m´kane pas njerezit merzi, se nuk kam qene njeri i papranueshem, i kam respektu dhe m´kane respektu. E kjo dashuri ndaj kanges m´ka shty me e rujt kete kasete, e cila eshte incizu ne vitet e 70-te, e qysh atehere une e kam ruajt. Dhe une jam i lumtur qe ajo pas kaq vitesh ekziston edhe ka dale n´drite perseri”, thote Mete Neziraj per te shtuar se askush nuk i ka ngjasuar zerit te Dervish Shaqes sa ai i Rrustem Beqirit.
![]() |
| Rrustem Beqiri te varri i Dervish Shaqes |
“Eshte e vertet…Eshte e vertet!As I biri Dervish Shaqes nuk mundet me ia perngja melosit si ka pas Dervish Shaqa,si Rrustem Beqiri”.
Se “Askush nuk I afrohet zerit te Dervish Shaqes sa zeri I Rrustem Beqirit”, pat deklaruar edhe djali I madh I Dervish Shaqes, Shpendi, I cili ka kerkuar pikerisht kete audiokasete qe ta kete ne arhiven familjare. Dhe, ndryshe nuk kishte si te ishte kur ishte pikerisht rapsodi legjendar Dervish Shaqa, modeli i pare dhe i fundit I Rrustem Beqirit, te cilin ai edhe sot e admiron pandalur.
“Dervishi..Dervish Shaqa! Kangtar mo mas tij, s´ka!”, perserit ai per te saten here. Une kam pas marak fort ne Dervish Shaqen. Nuk di I jane kangtaret e sodit,kendo nje kenge e le. Deri ne sabah rrike ai tuj kndu pa pushu. Kangtar as aty e para as aty e mas s´ka si ai. Eshte e vdekur ajo!“
Kenget e mocme te dashurise-perla te perjetshme burimore
Kenget e frymezuara nga pasioni I nje dashurie te cilter djaloshare tashme po degjohen ne kasetofon. Rapsodi Rrustem Beqiri edhe me 70-te vjetet e tij ua mban mend tekste kengeve te cilat i kendonte ne beqarine e tij te larget neper Bjeshken e Strellcit. Perderisa. kenget epike te frymezuara nga ngjarjet historike kishin vendin ne oda, nder te cilat edhe kengen e Haxhi Tishukut, per te cilen banoret e ketushem thone se e ka thurr vet.
„Qyre. Ato e kane qit dy djem n´Podgur. Po, ata nuk e kane dit qysh o kone puna e Haxhise e na e kemi dit qysh o myt, ku o myt e ku o gjet, e kam permiresu tri here ma shume, edhe krejt qysh o kone. Burre n´Kosove s´ka pas ma t´mecem se Haxhi Tishuku, edhe i vendit edhe trim. Po, politika e serbve o kone ajo. Haxhi Rama i kane thane atij. Nana i ka vdeke masi iu ka nxjerr gjaku Haxhise“, rrefen Rrustem Beqiri, mendimi i te cilit per kengen e sotme nuk eshte edhe aq i mire.
„Kurgjo hic! Folklor asht lahuta, ciftelia, sharkia e jo si tash, prrt,prrt, prrt e kurgjo hic!“
Por, ai as nuk eshte ne disponim te kendoje ndonjeren nga kenget e folklorit te dikurshem burimor. “Me cka? S´muj pa e pas ate veglen me e percjell?“.
Familja krenare per rapsodin Rrustem Beqiri
Kembengulja e nipit te madh Nysretit dhe deshira qe te perterije ndjenjen e femijerise kur mblidheshin si zogjte rreth tij, do te jete nje sfide per rapsodin e vjeter, te shkeputur nga ciftelia tash kaq vjet.
Perderisa, kujtimet e dikurshme ruhen te fresketa dhe te dashura ne origjinalitetin e vet, .
“Nje kujtim I vecante per mua eshte se sa here ka ardhe prej gurbetit na mblidhte te gjitheve afer, vecanerisht motren e madhe, edhe I meshojke ciftelise. Po, na si femije I harrojshim tekstet e kengeve. Prandaj, mua ma s´shumti m´ka bo presion. M´binte „kop“n´koke,se i harojsha tekstet“.
Lutja te kendonin si dikur, serish has ne rezistence, sepse ai e shtyn qifteline me be: „Jo pasha Zotin. Pasha din e iman nuk di me!”
Por, pas nje kembenguljeje te gjate, percjellur nga nipi i tij, do t´ia thote nje kenge te rinise, te cilen e kendonte te Guri i Nuses, ne Bjeshken e Strellcit:
“Boll e mire n´ato maje/rritju bacit kadaladale/Boll jam rrit nuk rritna tjeter/jam si lira pshtjellun n´leter/Nuk jam lire po jam ducat/Po t´shoh anderr nate per nate/Po kujtoj si t´kam n´shtrat/E cova doren me t´gjet n´shtrat/ Cka me prek qarshafi thate”…(I ka dal gjumi kishe!)U cova e ia nisa me kajt/Shtrypa poshte po I veti grate/Ate syzezen a s´ma pate/A s´ma pate syzezen kund/Qatje poshte ner katund/Po lane faqet me sapun/Lajmi mire t´i…t´I pafsha(puthsha!) une!”.
![]() |
| Rrustem Beqiri me bashkeshorten Zyrafeten ne Salzgiter |
Dhe, zeri i tij i kumbueshem, tekstet kuptimplota dhe paraqitja e tij, bahkeshorten Zyrafeten mbillnin krenari.
„Jam kone krenare. Kam pas qejf kur ia kam degju zanin,gjithmone. Edhe sot kur po degjoj jom e knaqne. Por jam edhe shume e merzitun! Se atehere,tjeter za ka pas...Tash pleqeria e ka ba t´veten. Ka tjeter zo, ka tjeter muhabet. Po, prape jam e lumtur se per moshen qe e ka nuk eshe keq. Gurbeti e ban te veten moj loke! Ka ndejt gjithmone vetun, mendte te femija, te shpia, te vllaznia, te te gjithe i ka pas, tuj kujtu, tuj mendue…Tash asht mire boll. Djemte e gruan i ka jashte, me nipa e mbesa aht i knaqun. Edhe tjetrin djale n´Peje. Juve shume faleminers qe keni ardhen´kete mbremje me i marr kujtiemt tana te moshes, une 63 vjecare e ky 69 vjec. Shume faliminderit!”thote zyrafetja se ciles I perloten sye nga mallengjimi.
Rrustem Beqiri, rapsod i viteve 70-te, u lind e u shua brenda nje dekade. Por, edhepse zeri i tij si askush tjeter iu afrua zerit te rapsodit legjendar, Dervish Shaqa, nga fondi i tij i pasur vetem nje audiokasete i mbijetoi kohes dhe luftes per te dale ne pah pas 40 vjetesh. Dhe sot, 36 vjetesh jete si mergimtar ne Gjermani, lodhja e ngushte me vendlindjen dhe kengen burimore shqipe reflekton edhe ne porosine e tij te sinqerte:
“Mos harroni folklorin shqiptar!“




