Arkivi

Maratonë bamiresie ne prag te Kurban Bajramit


25 tetor 2012, Radio Kosova, Ne prag te festes se Kurban Bajramit, Grupi i Grave Asambleiste të Komunës së Deçanit vizitoi 20 familje skamnore te identifikuara nga Kryqi i Kuq,duke shperndare pako ushqimore te siguruara nga bizneset decanase. Me kete rast shoqata dhe qytetare i jane bashkangjitur thirrjes se Bashkesise Islame per solidarizim me familjet ne nevoje.

Krishtlindjet ne Kosove-Kremtim ne frymen e tolerances nderfetare

Familja Berisha dhe familja Gashi festojnë së bashku
25 dhjetor 2012-Dojce Vele, Krishtlindjet  në  Kosovë  po kremtohen nw  frymën e tolerancës tradicionale  ndërfe tare , me  mesazhe  paqje  dhe  harmoni ndërmjet besimeve. Katolikët e myslimanët në fshatin Papiq e kanë traditë nga parardhësit e tyre festimin bashkarisht të festave fetare.

Ne Isniq u hap muzeu “Etno Kastrioti”

3 nentor 2012, Radio Kosova, Në Isniq të Deçanit u be hapja zyrtare e muzeut privat,,Etno Kastrioti’’,  i cili posedon mbi 400 eksponate te periudhave te ndryshme te historise. Me kete rast, mysafiret paten rastin te prekin nga afer rite te ndryshme, kenge, valle dhe lojera tradicionale percjellur me sofren e begate shqiptare.


Tribunali I Hages liron Ramush Haradinajn me bashkeluftetarw

Me flamurin kombtar ne vrap drejt Vlores
29 nentor 2012, Radio Kosova & Bluw Sky, Gjykata Nderkombtare e Hages e liroi nga te gjitha akuzat per krime lufte ish komandantin e Zones Operative per Dukagjin dhe ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinajn me bashkeluftetaret e tij. Kthimi i tij ne vendlindje te nesermen e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, gezimin e kesaj feste gjithkombtare e shumefishoi.

Dukagjini-preher i pleqerimit ne oda

16 qershor 2012, Radio Kosova, Kulla e Marka Gjonit ne Malesine e Tropojes dhe Kulla e Brahim Hoxhes ne Junik, jane kullat te cilat sherbejne si gjykata tradicionale ku ndahet drejtesia. Ne Kullen e Brahim Hoxhe kjo tradite percillet brez pas brezi dhe vendimet qe dalin nga ajo nuk vehen ne pikepyetje. 

Riatdhesim I personave te deklaruar si shtetas kosovar

21 ne ntor 2012, Dojce Vele, Vetëm brenda 12 muajsh autoritetet kosovare kanë konfirmuar numrin prej mbi 1000 kërkesash nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian për verifikimin e prejardhjes së azilkekërkuesve në shtetin e tyre, shumica prej të cilëve tashmë e kanë statusin e rregulluar. Si pasojë e deklarimeve të rrejshme si shtetas të Kosovës, qindra prej tyre po riatdhesohen në vendet e origjinës.

Shkëmbimi akademik Kosovë-Gjermani

Katharina Ertle, DAAD ne Prishtine


Florina Haziri,ish-bursiste e DAAD-se
13 nentor 2012, Dojce Vele, Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike (DAAD) për të diplomuarit dhe doktorantët nga Kosova, çdo vit ofron bursa të ndryshme për studim të mëtejmë në universitetet gjermane, me qellim te mbledhjes se përvojave të reja dhe krijimit te rrjeteve nëpërmjet të cilave do të krijohej lidhje ndermjet popujve dhe shteteve. Vetem vitin e kaluar, zyra e DAAD-së nëpërmes bursave të ndryshme ka mbështetur 96 bursiste nga Kosova, për  studim, ligjërim apo hulumtime në Gjermani.

Lagja e Mazrekajve thesar i trashegimise shekullore

Rikthim ne vlerat trashegimore
Jete ne lashtesi edhe ne shek.21  

8 nentor 2012, Radio Kosova & Blue Sky, Në Dranoc të Decanit eshte bere inaugurimi i rruges në Lagjen e Mazrekajve, me  c´rast ishte prezente edhe ambasadorja  amerikane, Tracey Jacobson. Realizimi i projektit u mundesua nga USAID-i ne vlere prej 43 mije dollaresh, me 9600 prej te cilave participoi komuna e Decanit.

Miftar Zeqa-pararoje e Bjeshkeve te Isniqit

Bjeshket e Isniqit(kendveshtrim nga Bjeshka e Prilepit)

20 tetor 2012, Radio Kosova, Miftar Zeqa, nga fshati Isniq i komunes se Decanit,i cili nen petkun e bariut gjithe jeten ia kushtoi kombit e atdheut njihej si pararoje e Bjeshkeve te Isniqit nga sulmet e  serbo-malazeze.  Nje epoke pas vdekjes, vepra e tij kujtohet nga bashkekohesit dhe pasardhesit e tij.

Projekte kapitale ne infrastrukturen sportive te komunes se Decanit

Fusha e deritanishme sportive e shkolles Bajram Curri

3 nentor 2012, Radio Kosova, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vetëm në 3 vitet e fundit  në infrastrukturën sportive të komunës së Decanit i ka investuar rreth 2 milionë euro. Salla sportive e peruruar sot në Strellc të Epërm kap shumen 350 mije euro.

T.:Praktika për ballkanasit e rinj në kompanitë gjermane

Elsa Dede beri praktike te Praktiker AG

1 nentor 2012, Dojce Vele,Falë mbështetjes së Komitetit për Marrëdhënje Ekonomike me Evropën Juglindore dhe nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, cdo vit nga 60 të rinj nga vendet e Ballkanit Perendimor zhvillojne praktika në kompanitë gjermane, në Gjermani.

Vazhdon varferia në Kosovë


25 tetor 2012, Dojce Vele, Perqindja prej 34 në 48 nën kufirin e varfërisë dhe 12 per qind në varfëri të skajshme është më e shprehur në familjet më të mëdha, në amvisëritë me numër më të madh të të papunëve, tek ata që kanë shkallë të ulët të arsimit dhe te kryefamiljaret femra. 

Hajrije Hasanaj:Lokja shekullore e shendoshe dhe aktive



24 tetor 2012  Radio Kosova, Edhepse 86 vjecare, Hajrije Hasanaj nga Vranoci i Vogel i komunes se Decanit, nuk ka ankesa per shendetin, degjon e sheh mire dhe shkon kohen duke thurr nen strehen e shtepise se saj buze rruges. Ate e gjejme edhe sot ne ulesen e drunjte nen strehe, teksa thurr qorapet e saj shumegjyreshe.


"Iliria" dhe "Apiko"-Ndermarrjet e mbetura peng

Qendra e Decanit
Manastiri i Decanit

22 tetor 2012, Radio Kosova, Komuna e Decanit ka kundershtuar draftmarrëveshjeje e propozuar nga ish AKM per bartjen e  25 hektareve prone shoqerore te Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria”,mbi Manastirin e Decanit. Pas 7 vitesh perplasje neper gjykata, lenda aktualisht gjendet në Gjykatën Supreme, por komuna dhe ndermarrjet paraljamerojne ankesë edhe tek Gjykata Kushtetuese dhe në instancat me te larta nderkombtare. Ndersa ka nisur një peticion i qytetarëve kunder asaj draftmarreveshjeje.

”Komandant Kulla” do t´jetojë perjetsisht në gjirin e popullit

Komandant Skender Rexhahmetaj

21 tetor 2012, Radio Kosova, Sot, ne varrezat e fshatit te lindjes ne Isniq te Decanit, u varros eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj, i cili u vu me dinjitet ne balle te luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne betejat per mbrojtjen e atdheut.
Eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj ishte themeluesi i Njësitit të Parë Tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë. Ndersa, si komandant i Batalionit të Katërt  të Brigadës 138 ,,Agim Ramadani’’mori pjese ne betejen e Koshares duke qendruar stoikisht deri ne clirimin perfundimtar te Kosovës.

Kunder vrasjes dhe gjakmarrjes

Vrasjet e gjakmarrjet mbajne ne ngujim qindra familje shqiptare

16 tetor 2012, Dojce Vele, Vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti brenda territorit të Republikës së Kosovës kane ndodh  24 vrasje, pas të cilave mund të pasojë gjakmarrja. Ngritja e vetëdies dhe funksionimi i gjyqsorit , i domosdoshëm.

DW në shqip kremton ditëlindjen e 20-të


9 tetor 2012, Dojce Vele,Në Bibliotekën Kombtare Universitare në Prishtinë u shenua 20 vjetori i programit shqip te Dojce Vele-s. Dojce Vele gjatë trazirave të viteve  ´90-te ishte dritarja e vetme informative për shqiptarët e Kosovës, ndërsa sot vazhdon te jetë një burim i besueshëm  për auditorin e gjërë.

Investime gjermane ne Ujesjellesin Rajonal te Pejes



5 tetor 2012,Dojce Vele,Gjate konsultimeve ndërqeveritare për bashkëpunim politik e zhvillimor në mes të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, RFGJ ka premtuar 28,3 milione euro per projekte te zhvillimit ekonomik me qëllim të afrimit me standardet e BE-së. Gjermania është donatori i dyte më i madh në Kosovë e cila që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka investuar 230 miloionë euro në sektorë të ndryshëm ekonomik dhe shoqëror.  

Bashkepunimi komunw-media lokale ne Rajonin e Pejes

Boge e Rugoves(foto Peja)
1 tetor 2012, Radio Kosova, Cfare eshte bashkepunimi ndermjet Zyrave te Informimit dhe perfaqesuesve local te mediave ne Rajonin e Pejes? Sa e njohin ata Kornizen Ligjore Komunale, ne c´nivel eshte  gazetaria hulumtuese dhe raportimi i llogaridhenies dhe sa ka liri te shprehjes, si kusht baze per zhvillimine  demokracise? Pergjegjet ne keto pyetje u provua te gjenden gjate punetorie treditore ne Boge te Rugoves, e cila u zhvillua ne kuader te projektit “Rritja e rjedhes se informatave ndermjet komunave dhe mediave lokale ne Rajonin e Pejes”, organizuar nga Organizata per Siguri dhe Bahkepunim ne Eevrope (OSBE)-Zyra Rajonale ne Peje.

Këmbime ndërkulturore Kosovë-Gjermani


28 shtator 2012,Dojce Vele,Marrëveshja nderkulturore Kosovë-Gjermani, është marrëveshja e parë qe ka nenshkruar Kosova pas heqjes se mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisw, e cila zevendeson marreveshjen e vitit 1969 ndermjet Gjermanise dhe ish-RSFJ-se.

Sfidat e hapura të vetqeverisjes lokale në Kosovë

Mitrovica me performancen e saj zuri Vendin e Trete 

17 shtator 2012, Dojce Vele, Sistem adekuat zgjedhor, kompetenca të bollshme me burime financiare të qëndrueshme, administratë profesionale, teknologji e avancuar, janë vlerat që dalin nga Karta Evropiane për Vetqeverisjen Lokale të cilat qeveria e Kosovës duhet t´permbush. Sfidë vazhdon të mbetet procesi i decentralizimit si dhe përfshirja e komunave të veriut nën ombrellën e  institucioneve të Kosovës.

Kosova „lufton“korrupcionin me korrupcion


Korrupcioni,nder problemet me te medha n´Kosove(DW)
10 shtator 2012, Radio Kosova, Megjithëse korrupcioni në rritje në Kosovë, nuk ka rezultate të dukshme për luftimin e tij përvec disa arrestimeve me pompozitet, shumica prej të cilëve më pas shpallen të pafajshëm. Që nga themelimi I Agjencisë Kosovare Antikorrupcion janë ngritur 214 kallzime penale në të cilat janë të perfshirë 700 zyrtarë.

Decanasit,te bashkuar per shpetimin e nje jete


30 gusht 2012, Radio Kosova, Qytetaret e Decanit sic dine te jene bashke ne gezime,dine te ndajne edhe hidherimet bashkerisht. Kjo po deshmohet kesaj radhe kur ata bashkuan forcat per ndihme maturantes Dielleza Nimanaj,  e cila aktualisht gjendet per sherim ne Turqi.

Nishani ne Manastirin e Decanit dhe ne familjen Haradinaj

Manastiri i Decanit
Kulla e Haradinajve
31 gusht 2012, Radio Kosova, Presidenti i Shqiperise Bujar e Nishani, ne kuader te vizites se tij ne Kosove, sot vizitoi vizitoi  edhe Manasitirn e Decanit, prej nga u percollen mesazhe paqeje dhe vullneti te mire per ndertimin e nje shoqerie te re ne mirebesim dhe paqe me njeri-tjetrin. 

Presidenti Nishani vizitoi edhe familjen Haradinaj, prej nga percolli bindjen per pafajsine e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinajt si dhe urimin per 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise per te gjithe shqiptaret kudo qe jane.

Lokalizohen zjarret ne Bjeshket e Decanit-Te djegura qindra hektare

Pyjet e Bjeshkes se Prilepit
Qindra hektare pyje te djegura

29 gusht 2012, Radio Kosova, Komuna e  Decanit  qe nga fundi i korrikut eshte perballur me dhjetera vatra zjarri,te cilat nga era  jane bartur tutje neper bjeshke tjera te Decanit. Nder shkaqet e zjarrit besohet te jene pakujdesia e qytetareve, temperaturat e larta, perderisa nuk perjashtohen as zjarret e qellimshme. pervec disa vatrave te vogla ne Bjeshken e Strellcit, zjarret jane lokalizuar fale  bashkepunimit institucional is dhe solidaritetit te qytetareve.

Projekt kundër hakmarrjes nga Lidhja Shqiptare në Botë


29 gusht 2012, Dojce Vele, Projekti synon të përfshijë perosnalitete nga komunat e Shqipërisë dhe të Kosovës të cilat gëzojnw autoritet në popull me qëllim tw sensibilizimit të familjeve të involvuara në këtë fenomen.

Shpërngulje masive nga zonat kufitare me Serbinë


25 gusht 2012, Dojce Velle, Per shkak te zhvillimeve ne dy dekadat e fundit ne Kosove, shperthimit te luftes dhe tensioneve te vazhdueshme ne veri, fshatra te tera te banuara me shqiptare pergjate brezit kufitar me Serbine jane depopulluar.

Lehtësime për punësimin e ekspertëve në Gjermani


23 gusht 2012, Dojce Vele, Republika Federale e  Gjermanisë ka vendosur lehtësime ligjore për punësim të ekspertëve e në Gjermani. Për këtë leje qendrimi e cila zyrtarisht njihet si „Karta e kaltër BE“ (Blaue Karte EU)I kanë dyert hapura edhe ekspertët nga 
Kosova.

Decani per Fiter Bajram me gjami te re


20 gusht 2012, Radio Kosova, Fiter Bajramin i njohur si Festa e Meshires, besimtaret decanas e falen ne gjamine e re,te dnertuar nga beimtaret vullnetmire. Ndertimi I ketij objekti shenon investimet ne nje gjami te re pas 100 vitesh.

Ne cdo shkrepje aparati-Bukuri e natyres dhe dashuri ndaj njeriut


Fotografi Sadri M. Hadergjonaj
22 korrik 2012, Radio Kosova, “Sadri Miftar Hadergjonaj ka njw energji magjike me syrin e nje aparati ta ze edhe lotin e ajrit edhe enderren e nje pylli dhe te nje kroi. Vazhdimisht kerkon tensione dramatike, kerkon kulme te artit dhe metafora te nje thellesie artiistike qe sheron neurozat e kohes...Perbrenda nje luleje ne shi dhe nje kulmi te djegur shihet plaga e nje shekulli. Ritmi muzikor edhe struktura, hija, drita dhe ritmi i nje kulle te shnderruar ne histori e balade. Sepse ka ardhur koha qe ai qe nuk ka fotografi nuk ekziston..."(G.Xhafolli).

Perfundoi edicioni i katert i festivalit ”Eshke e Ndezur mbi Shkelzen”

Rapsodi legjendar Dervish Shaqa
19 korrik 2012, Radio Kosova, Festivali tradicional“Eshke e Ndezur mbi Shkelzen” tubon ne Decan soliste dhe ansamble nga te gjitha trojet mbareshqiptare,te cilet prezantojne para publikut artdashes vlerat burimore te viseve prej nga vine. Mbeshtetur nga Ministria e Diaspores ne kuader te manifestimit shtetror “Ditet e Mergates”, per tri nete me radhe ne qender te Decanit jehoi  kenga dhe vallja shqipe e cila u percoll me interesim te vecante nga publiku i gjere.

Kushtet që Kosova duhet të plotësojë për t´u pranuar në BE


18 korrik 2012, Dojce Vele, Toleranca ndëretnike, fqinjësia e mirë, marrëdhëniet e mira me shtetet BE-se dhe normalizimi i marrëdhënieve  Kosovë-Serbi, janë disa nga kushtet që duhet plotësuar Republika e Kosovës në mënyrë që të 27 shtetet e BE-së të flasin me një zë. 

Ban Ki Moon qëndroi në Kosovë



Ban Ki Moon(Foto DW)
24 korrik 2012,Dojce Vele,Zgjidhja e tensioneve në veri, marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, qështja e të pagjeturve, të drejtat e pakicave dhe ruajtja e trashëgimise kulturore ishte mesazhi që Sekretari i OKB-së ia përcolli Prishtinës. Vizita e sekretarit Ban vie në kuadër të një turneu në shtetet e dalura nga ish- Jugollavia.

Bjeshka e Strellcit joshese per te gjitha grupmoshat


5 korrik 2012, Radio Kosova, Me shperthimin e luftes ne Kosove, rrenimin e infrastruktures dhe zvogelimin e fondit te bagetive, tradita e daljes ne bjeshke u zbeh per kohe te gjate. Me kalimin e kohes  verehet nje interesim gjithnje e me i madh i familjeve per te veruar ne bjeshke.Perderisa ka familje te shumta te cilat kte tradite nuk e braktisen as ne rrethana te jashtezakonhme. Nder to eshte familja Kurtulaj nga Strellci i Poshtem, e cila cdo vere e kalon ne Bjeshken e Strellcit.

”Te Qethat-Decani 2012”ne Bjeshken e Prilepit


12 korrik 2012, Radio Kosova, Ne organizim te Grupit Lokal te Veprimit ne Decan, ne Bjeshken e Prilepit u mbajten “Te qethat –Decani 2012”.Riti tradicional i Te Qethave deri me tani eshte mbajtur edhe ne Bjeshken e Lumbardhit dhe ne Bjeshken e  Roshkodolit.

Ndihmohet kthimi i shqiptarëve të zhvendosur në veri


Shtepi te reja per te zhvendosurit shqiptar ne veri
10 korrik 2012, Dojce Vele, Vazhdon kthimi i te zhvendosurve shqiptar ne veriun e Mitrovices. Vetem nepermjet aksionit humanitar “Ndihmo edhe ti”, jane bere me kulm mbi koke shume familje te shperngulura nga veriu i Mitrovices tash 13-te vjet.
Aktualisht, 10 mije shqiptare te veriut vazhdojne te jetojne si te zhvendosur pjesa dermuese e te cileve ne kater Qendra Kolektive, perderisa 400 prona te tyre jane te uzurpuara.

Presidenti Topi ne Gllogjan


Presidenti Topi mirepritet nga Ilmi Haradinaj
30 qershor 2012, Radio Kosova, Presidenti i Republikes se Shiperise Bamir Topi, pas vizites ne familjen Rugova dhe ne familjen Jasharaj, vizitoi edhe familjen Haradinaj ne Gllogjan, ku beri homazhe dhe vuri kurora lulesh mbi varret e deshmoreve qe prehen ne Kompleksin Memorial “Deshmoret e Kombit”.

Fushata ”Bone Tanden”fillon me gazetaret ne Junik

Ngjyrosje druri brenda kulles
Koleget Mazkrekaj e Haxhosaj"n´pune"
20 maj 2012, Radio Kosova, Në vazhdën e aktiviteteve për përmirësimin e gjendjes së trashëgimisë kulturore, organizata suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB),ka filluar fushatën e re “Make it Yours”. Fushata e cila synon të angazhojë grupe te ndryshme qytetarësh që së bashku të kontribuojnë në ruajtjen dhe revitalizimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës filloi ne Junik, me gazetaret, te cilet moren pjese ne restaurimin e Kulles se Isufajve ku do te vendoset Qendra Rajonale per Zhvillimin e Turizmit ne Dukagjin.

Zyra Administrative ne veri mes retorikes dhe realitetit


Barrikadat te Ura e Ibrit dhe barakat e "Rojave te Ures"
20 qershor 2012,Dojce Vele, Në veri të Mitrovicës së shpejti do të hapet Zyra e parë Administrative në kuadër të intitucioneve të Kosovës. Ky është hap i parë drejt formimit të komunës veriore të Mitrovicës sipas Pakos së Ahtisarit, mbi bazen e se ciles Kosova shpalli pavaresine.

Memoriali i Betejes se Koshares-pasqyre e rrugetimit drejt lirise

Agim Ramadani, Anton Cuni dhe Sali Qekaj(foto e terhequr nga "1,000000 shqiptar ne bote")
11 qershor 2012, Radio Kosova, Pas 13 vitesh te perfundimtit e luftes ne Kosove, ka filluar ndertimi i “Kompleksit Memorial i Betejes se Koshares”, ne te cilen rane 114 deshmore me ne krye Heronjte e Kosoves, Sali Qekun dhe Agim Ramadanin. Projekti do te financohet nga buxheti i Republikes se Kosoves dhe do te punohet nga arqitekte te Komunes se Decanit.

“Kulla e Pajtimit”,aty ku nisi rrugetimi per pajtim kombtar


16 qershor 2012, Radio Kosova, Me 1990, ne Lumbardh te Decanit u kurorezua rrugetimi i karvani te Levizjes per Pajtimin e Gjaqeve i cili u shtri ne gjithe Kosoven dhe ne tubimin historik “Te Verrat e Llukes” kulmoi me faljen e mbi 1000 gjaqeve. Ne perkujtim te ketij uniteti kombtar i cili i priu kryengritjes gjithpopullore per lirine e Kosoves, dje(te premten)ne Lumbardh te Decanit u be inaugurimi i memorialit “Kulla e Pajtimit”.


Kosova ka rrugë të gjatë para integrimeve tregtare


Vera e Kosoves "Stone Castle" ne tregun e BE-se
15 qershor 2012, Dojce Vele, Kosova ende nuk ka të nënshkruar asnjë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Paralajmërimi i fillimit të negociatave rreth Marrëveshjes për Tregti të Lirë, premton një faqe të re bashkëpunimi me BE-në. Përderisa,themelimi i Odës Ekonomike Kosovaro-Gjermane, pritet t´i kontribuojë integrimit më të gjërë të ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës në BE.

Problemet mjedisore në Kosovë në rritje

5 qershor 2012, Dojce Velle, Lirimi i pluhurave dhe gazërave, ujërat e zeza, mungesa e impianteve, eksploatimi i lumenjve dhe mosmenagjimi i duhur i mbeturinave, janë ndër problemet kryesore te mjedisit në Kosovë, parandalimin dhe zgjidhjen e të cilave pamundëson  buxheti i limituar.

Politikat zhvillimore dhe punësimi në Kosovë


12 maj 2012, Dojce Velle, Njw grant prej 23 milionë dollarësh i përcjellur nga dy grante tjera prej 13.9 milionë dollarësh nga dhjetë shtete donatore, është mbështetja e Bankës Botërore për Kosovën. Fondet hyne në buxhetin e Kosovës pasi ajo zbatoi me sukses reformat e përqendruara në punësimin dhe rritjen e qendrueshme ekonomike.