30 dhjetor 2011, Radio Kosova, Shoqata e Gruas “JETA” ne Decan edhe kesaj radhe i gezoi femijet me dhurata, per festat e fundvitit, ndersa veshmbathjet per nevojtaret jane gjithmone te mireseardhura. Dhe kjo, fale donacioneve te organizates gjermane “Adra Deutschland” dhe asaj amerikane dhe “Rotary Club”, te cilat iu qendorjne prane per cdo feste bonjakeve dhe nevojtareve.
Objekti i Shoqates se Gruas “JETA” ne Decan edhe sot gumezhin nga zera te gezueshem femijesh, te cielt jane mbledhur per te marr dhuratat per festat e fundvitit. Dhe ata e dine se nuk do te kthehen duarthate, meqense kjo shoqate eshte adresa e tyre e pervitshme. Dafnis Iberhysaj dhe Blerta Gashi nga Decani jane vetem dy nga te 300 femijet qejane gezuar ne kete feste, fale kontributit te moshatareve te tyre gjerman ne kuader te programit “Kinder helfen Kinder”.
![]() |
| Dafnisi(majtas)me moshataret pret te marr dhuraten |
“Kam dal me marr dhurata dhe veshmbathje. N´pako m´kane dal lapsa, fletore, shall, kapuq, dorezadhe nje Babadimer-cokollate. Une marr dhurata qe pese vjet dhe e falenderoj nga zemra shoqaten Jeta dhe moshataret e mi gjerman qe na kane shpernda dhurata”, thote Dafnisi, 10 vjecar. Perderisa, Blerta, 8 vjecare shton:
“E kam marr nje dhurate, me lapsa,fletore, shall, kapuq, lodra dhe cokollata. Faleminderit Adres gjermane dhe shoqates Jeta se per cdo vit i marr dhurate”.
Mirenjohje e vazhdueshme per njerezit e vullnetit te mire
Venera Osaj 18 vjecare, gjate ndihmes per shperndarjen e dhuratave ne shoqate, behet pjese e gezimt te secilit femije.
“Shoqata cdo vit shperndan dhurata per femijet bonjak, per femijet e deshmoreve, femijet e familjeve nevojtare. Dhuratat i mundesojne shoqata Adra ne Gjermani ndersaveshmbathjet per nevojtare, Rotary Club. Shoqates i them faleminderit shume per kete kontribut te madh qe i japin Safetes, kesaj gruaje kaq te mire dhe i kisha lut te vazhdojne gjithmone me kete perkrahje”, thote Venera, e cila do te gezoje me nje dhurate edhe vellai n e saj te vogel.
![]() |
| Dhurata Krishtlindjeje nga femijet gjerman per decanasit |
“Adra Deutschland” cdo vit gezon femijet per festen e Krishtlindjeve
“Adra Deutschland”, e cila vepron ne Kosove qe nga vitit 1998, krahas ndihmes ne renovimin e shtepive ne fazen emergjente dhe me pas, ajo vazhdon me mbeshtetjen e familjeve skamnore, me bonjake dhe te pastreheve anekend Kosoves. Projekti„Femijet ndihmojne Femijet“, eshte vazhdimesi e mbeshtetjes se shumellojshme, ku me shperndarjen e mijera dhuratave per festat e fundvitit dhe per fillimin e gjysmevjetorit te dyte shkollor, femiejt gjerman deshmojne solidaritetin e tyre me femijet ne Kosove. Sipas Safete Gacaferit, kryetare e shoqates se gruas “JETA” ne Decan, me rastine Krishtlindjeve “Adra Deutschland” ka ndare dhurata per 300 femije te komunes se Decanit.
“Edhepse pjesa dermuese e popullates decanase eshte muslimane, fale tolerances nderfetare decanast te gjitha festat i presin me gezim. Nisur nga kjo, ne per cdo feste marrim iniciativa dhe me ndihmen e donatoreve te shperndajme dhurata per te gjithe femijet, pa dallim. Pakot permbajne veshmbathje, mjete shkollore dhe gjera ushqimore nga te cilat perfitojne sidmos femijet jetime, skamnore, por edhe te tjeret ne pergjithesi, sepse femija nuk njeh dallime te tilla por lakmon.Fillimisht, fale organozates gjermane “Adra Deutshland”, i kemi shpernda 300 dhurata per femije. Ndersa sot, fale organizates amerikane “Rotary Club”, sot po shperndajme veshmbathje per familjet ne nevoje.
![]() |
| Venera(majtas)shperndan dhurata me z.Gacaferi(djathtas) |
Organizata amerikane “Rotary Club”siguron veshmbathje per dimer
Perderisa, orgnizata amerikane “Rotary Club”eshte perkujdesur te siguroje veshmbathje per dimer per familjet nevojtare. Sadetja, nene e dy vajzave, ka ardhe te terheqe dicka nga keto ndihma.
“Kam ardhe me marr dicka prej ketyre ndihmave, cka t´ka, se vallahi atje ku rrnojme po na myken prej lageshtise, po na i hane minjte e po na duhen tane kohen. I mora do sende per femije. Do m´duhen e do s´me duhen,vec duhet me ua ba taman”, thote Sadetja., 37 vjecare, nene vetushqyese.
Edhe Shyhrete Ukaj, nga Strellci i Eperm, nene e pese femijeve jeton ne kushte te renda ekonomike. Por, ajo e gezon gjithmone mbeshtetjen e Shoqates se Gruas “JETA”.
![]() |
| Z.Gacaferi gjate shperndarjes se dhuratave |
“Une i kam pese femije. Jetoj n´kushte t´vshtira. Shpine e kam katastrofe, dy dhoma e nje banje,sa me jetu krejt thjesht. Sot jam dale me marr naj ndihme qetu, cka t´ka. Falemidnerit prej organizates Rotary Club dhe shoqates JETA qe m´ka mbeshtet gjithmone. Edhe dhurata kam marr per femije nga shoqata Adra. Ka pas shalla, kapuqa, mjete shkollore e gjana ushqimore me i gezu femijet per Vitin e Ri. Edhe i priten me gezim mjaft te madh, prandaj i falenderoj te gjithe dhe ua uroj festen”.
Shoqata e Gruas “JETA”gjithmone prane nevojtareve
Shoqata gruas Jeta ne Decan, fale donatoreve, iu ka qendruar gjithmone prane nevojtareve dhe skamnoreve. Dhe, kjo mbeshtetje do te vazhdoje, ne menyre qe sadopak te zbutet gjendja e rende ekonomike ne keto familje, premton z.Gacaferi:
“Fale mbeshtetjes se perhershme te insticuioneve vendore dhe donatoreve nderkombtar e sidomos, Adra-s gjermane dhe Rotary Club, une gjithmone kam pas mundesi t´iu qendorje prane familjeve nevojtare, ne kte periudhe te ftohte dimri. Dhe, sic po e sheh edhe vet, interesimi eshte tejet i madh i madh, ndersa une jam e lumtur qe po ia dalim qe sadopak te zbusim kete gjendje te rende ne popullaten e ketushme. Se, familjet sidomos nanat ne zona rurale kane nevoje per sa me shume veshmbathje se kane problem me tharjen e tyre ne kete periudhe te ftohte dimri.prandaj, mirenjohja ndaj Adra-s gjermane dhe Rotary Club eshte tejet e madhe”, thote z.Gacaferi.
![]() |
| Shoqata JETA sjell gezim te cdo femije |
Shoqata e gruas “Jeta” ne Decan, eshte nder shoqatat me te suksesshme ne Kosove, e cila fale angazhimit te pakursyer, pune se vazhdueshme dhe vetmohimit te vet z.Gacaferi, tashme gezon mbeshtetjen kohepaskohshme te institucioneve vendore dhe mbeshtetjen e fuqishme te donatoreve nderkomtbar.





