![]() |
| Zjarri iu eshte afruar edhe vendbanimeve(fshati Martinaj) |
22 nwntor 2011, Blue Sky, Malet e fshatit Martinaj të komunës së Plavës, të cilat përbëjnë më se gjysmën e hapësirës pyjore të Malcisë së Plavës dhe të Gucisë, që nga e diela janë përfshirë në flakë. Zjarri është shtrirë në një perimetër prej 30 kilometrash. Sipas përfaqësuesve të pushtetit local dhe qendror, vazhdojnë përpjekjet për lokalizimin e zjarrit-banorët lokal thonë të mos ketë patur ndonjë. Përderisa zjarri vazhdon edhe tash e kësaj ore të përpij mijëra hektarë të kësaj trashegimie natyrore.
Qe dy dite, Malcia e Plavës dhe Gucisë është gëdhirë në tym e flakë. Zjarri, i cili që nga e diela ka përfshirë këtë zonë të banuar me popullatë shqiptare, është vetëm 5-600 metra larg vendbanimeve. Por, sipas Tahir Gjonbalaj, sekretar për inspekcion dhe procedura kundërvajtëse në komunën e Plavës, deri në mesditën e sotme nuk është bërë asnjë hap për lokalizimin e tij.
“Zjarri ka kapluar Majen e Vizitorit, e cila shtrihet mbi liqenin e Plaves. Nderda, rrëzë fushëgropës së Plavës dhe rrëzë këtij mali është fshati Martinaj, i banuar me shqiptar, të cilit zjarri i është afruar shumë afër, rreth 500-600 metra. Mirëpo, deri më sot asnjë institucion nuk ka marrë masa për shuarjen e tij. Askush, absolutisht!”
Zjarret masive rrezikojnë venbanimet
Ndërkohë, banorët lokal ishin të pafuqishëm të intevenojnë karrshi një zjarri të përmasave të tilla, i cili pasuritë e rritura ndër shekuj po ua gllabëronte brënda nate. Ndërsa, dëmet janë të pallogaritshme, thotë Naim Prelvukaj nga fshati Martinaj.
“Dëmi i shkaktuar në këto hapësira është i pallogaritshëm, se bëhet fjalë për mijëra hëktarë të pyjeve halorë dhe të drunjve të ahut, ndër më cilësorët dhe më gjigantët, ndoshta në gjithë Gadishullin Ballkanik. Banorët kanë qënë të pafuqishëm të intervenojnë përballë një zjarri më përmasa të tilla. Mirëpo, ata e përcjellin më dhembje dëmin që po iu bëhet pronave të trashëguara me shekuj, e të cilat në një mënyrë janë nw kontest të transformimit pronësor, që të bën të dyshosh se zjarrvënjen në këto pyje të lashta e bëri një dore dhe një ndërgjegje e deformuar. Sepse, këtu kryesisht digjen pyje të sektorëve shqiptar, duke përfshire edhe Vizitorin e legjendave, Bjeshket e Martinajve si: Vali, Qafa e Vizitorit, Tbanishta, Lugu i Valit, Kodra e Ujkut, Kodra e Tinajve.Kodra e Keqe , përderisa zjarri ka arritur në zonat pyjore të fshatit, ku ka marre edhe pronat e lokaliteteve të afërta, prej 200 deri në 250 metra lartësi”, thotë z.Prelvukaj, nga dritarja e shtëpisë së të cilit mund të shihen flakët dhe tymi që ka përshkuar këtë zonë.
Pushteti lokal dhe qendror thonë se kanë intervenuar me kohë
Por, të qindra metrat që ndajnë shtëpitë e këtij fshati nga rreziku i zjarrit, për kryetarin e komunës së Plavës Skënder Sarkinovic rriten në disa qindra kilometra. I kontaktuar nga ne ai thotë se: “ Unë sapo isha në vendin e ngjarjes dhe atje janë policia, zjarrfikësit, përfaqësues të shërbimit të mbrojtjes, të cilët janë përpjekur të shuajnë zjarrin aq sa ka qene e mundur, ngaqe terreni është i pakalaueshëm. Është e rëndësishme se zjarri është qindra kilometra larg shtëpive dhe ato nuk janë të rrezikuara. Dje kam komunikuar me z.Zoran begovic, ndihmës i ministrit te puneve të brendshme, të cilin e kam informuar për situatën emergjente“.
Një përgjegje tjetër marrim nga ndihmësi i Ministrit të Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Zoran Begovic, i sili sot në mesditë vec pat mohuar të ketë qënë i infromuar për gjëndjen emergjente në pyjet e komunës së Plavës, edhepse zjarri kishte shpërthyer që të dielen dhe tashme ishte shtrire në një perimetër prej 30 kilometrash. Pas pak, ai tha se ekipet ishin në terren dhe me ndihmën e të reshurave që sapo kishin filluar, zjarri do të lokalizohej brenda ditës.
Sipas tyre, shuarja e zjarreve masive po vazhdon me cisterna e zjarrfikës, se helikopteret pikërisht në këtë gjëndje emergjente, paskan qëlluar në remont. “ Helikopter nuk ka se janë në remont. Por, falë Zotit tashmë kanë filluar edhe shirat dhe besoj se me ndihmën eZotit zjarri në mbrëmje do të lokalizohet”, thotë z.Sharkinovic, njëherit edhe përfaqësues i kësaj zone për fatkeqësi natyrore, sipas të cilit aktualisht nuk dihet as shkaktari i zjarrit e as dëmet e shkaktuara.
Banoret lokal demantojnë të ketë pasur cfarëdolloj intervenimi nga shteti
Ndërkohë që banorët e Martinajve demantojnë të ketë cfaredolloj intervenimi për lokalizimin e zjarreve qe kanë kapluar këtë zonë. Megjithëse i kontaktuar ne muzg, z. Prelvukaj nga ky fshat, jep kete pergjegje:
“Deri në këto caste nuk jemi të njoftuar me ndonjë intervenim qoftë nga strukturat lokiale apo ato qëndrore për fikjen e zjarreve. Thuhet nga zyrtarë komunal se gjoja kanë bërë përpjekje për fikjen e zjarrit. Është shumë e pavërtet! Ne deri në këto caste nuk kemi parë asnjë nga strukturat përgjegjëse, qoftë nga afër apo nga larg. Thuhet se gjoja zjarret na qenkan larg nga lokalitetet e banuara me qindra kilometra dhe se helikopterët e shtetit të cilët janë donacione të dhena shtetit të Malit të Zi për fikjen e zjarreve, janë në një remont. Na paskan qënë të prishura për momentin kur bëhet fjalë për hapësira shqiptare? Cdoherë keshtu organet kompetente lokale neglizhojnë cdo gjë që ka të bëj me qështje shqiptare, qofshin kësaj radhe edhe me zjarret që vëhen mbi pronat e tyre”.
Sido që të jetë, le të besojmë se të paktën sonte banorët e kësaj zone nuk do të erren nën ankthin e rrezikut nga zjarri, edhepse dëmet materjale janë të konsiderueshme duke pasur parasysh se pjesa dërmuese e pyjeve të fshatit Martinaj të cilat përbëjnë më se gjysmën e hapësirave pyjore të Malcisë së Plavës dhe te Gucise tashmë jane djegur në flakë.
