![]() |
| Parlamenti i Kosoves(Foto DW) |
31 korrik 2011, Dojce Vele, Kushtetuta e Republikës së Kosovës në listën e komuniteteve pakicë nuk e ka përfshirë komunitetin malazez. Institucionet e Kosovës premtojnë se përmirësimi i këtij „lëshimi teknik“ është vetëm çështje kohe.
Kushtetua e Republikës së Kosovës është e hartuar sipas standardeve më të larta. Ajo mbron fuqishëm të drejtat e komuniteteve pakicë dhe garanton lirinë e plotë dhe pozitën e barabartë të secilit. Por, komuniteti malazez megjithatë nuk përfshihet në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, vë në pah Sllobodan Vujiciq, kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës. „Ne kemi vendin e duhur në shoqërinë e Kosovës dhe populli është me popullin malazez. Por, për fat të keq ne edhe më tej mbesim jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës“.
Përse nuk është përfshirë komuniteti malazez në Kushtetutën e Kosovës?
| Sllobodan Vujiqiq |
Dhe kjo zgjidhje nuk është larg, siguron komunitetin malazez Mehmet Hajrizi, këshilltar i lartë dhe shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit të Kosovës.
„Mospërfshirja e komunitetit malazez në Kushtetutë është më tepër një lëshim i natyrës teknike. Mirëpo, vullneti tek institucionet e Kosovës për korrigjim ka ekzistuar përherë. Tani, me fillimin e procedurave për ndryshimet në kushtetutë është rasti më i mirë për ta përmirësuar këtë lëshim të bërë ndaj komunitetit malazez“.
Komuniteti malazez dhe ai kroat së shpejti në Kushtetutën e Kosovës
![]() |
| Mehmet Hajrizi |
Dhe, komuniteti malezez beson në premtimet që vijnë nga institucionet e Kosovës, thotë Vujicic: „Kemi premtime se deri në fund të vitit malazezët do të përfshihen në Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës dhe si të gjitha pakicat e tjera në Kosovë, do të kemi vendet e rezervuara në parlament. Pas kësaj, ne sigurisht do të pasojmë rrugën e Radovan Zogovicit dhe të gjithë paraardhësve tanë të medhenj, të cilët mbrojtën popullin shqiptar atëherë kur nuk e mbrojti askush dhe dhanë shembullin më të mirë të ndërtimit të shoqërisë së Kosovës“.
Mijëra malazezë edhe më tej jetojnë të zhvendosur
Që nga lufta në vitet ´98-´99 mijëra malazezë vazhdojnë të jetojnë të zhvendosur brenda Kosovës dhe në shtetet e rajonit. Vetëm në komunën e Deçanit, prej 700 personave të zhvendosur, 80 për qind prej tyre janë malazezë. Por komuniteti gjatë luftës u radhit në krah të forcave serbe dhe kjo mbetet sfidë për kthimin e tyre në vatrat e veta. Qytetarët dëshmojnë edhe për involvimin e tyre në disa krime. Ndër ta është edhe Shkëlzen Shabanhaxhaj nga fshati Lloqan: „Në Lloqan deri në vitin ´98-´99 kanë qënë 11-të familje malezeze, ndërsa kthimi nga fshati iu ëhtë pranuar vetëm dy prej tyre. Unë s´mund të flas për biografinë e secilit, por çdo njëri e di mirë si është pozicionuar dhe çfarë ka bërë ndaj fshatarëve të vet. Këtu janë disa plaka rreth 100 vjeç të cilat kanë hasur gjatë luftës me serbët e fshatit që i kanë njohur", thotë Shabanhaxhaj. „Vallahi, keq kanë ba boll. Nuk është mirë me u kthye…Po vallahi! Nuk e kanë ba venin me u kthy!”, mendon kjo e moshuar 80 vjeçare.
Malazezët e Kosovës kritikojnë serbët për ngecjen e procesit të kthimit
![]() |
| Ndertesa e Parlamentit te Kosoves |
Sllobodan Vujicic, Kryetari Shoqatës së malazezve të Kosovës thotë se për kthimin e të zhvendosurve është i domosdoshëm angazhimi maksimal i të dyja shteteve, Kosovës dhe Malt të Zi. „Po punojmë shumë në këtë drejtim. Mirëpo, ka persona të caktuar nga komunitetei serb nëpër komuna që në vend të përpjekjeve po e minojnë kthimin. Unë mendoj se duhet të ketë më shumë vullnet tek shumica shqiptare e veçanërsht tek institucionet qendrore. Po ashtu duhet të ekzistojë gatishmeria edhe nga ana e shtetit të Mali të Zi, që të mos jetë vetëm një vëzhgues pasiv, por së bashku me Kosovën të punojë për kthimin e të zhvendosurve”.
![]() |
| Harta Malit te Zi me vendet fqinje (foto DW) |
Sido që të jetë, komuniteti malazez në Kosovë, pozita e të cilit nuk dallon aspak nga ajo e pjesës tjetër të popullatës në Kosovë, sivjet kremtoi Diten e Pavarësisë së Malit të Zi, e cila u karakterizua me aktivitete të shumta dhe me pjesëmarrës të të gjitha profileve nga Kosova dhe Mali I Zi.
Me përfshirjen e komunitetit malazez dhe kroat në Kushtetutë, mozaiku i komuniteteve të Republikës së Kosovës do të rritet në tetë komunitete të ndryshme, të cilave u garantohen në mënyrë të barabartë të drejtat dhe liria.



