Arkivi

Strehimi i hebrenjëve në Kosovë

 27 maj 2010, Dojce Vele & Radio Kosova, “Fisnik mes popujsh”, është titulli i Autoritetit për Përkujtimin e Heronjve dhe Martirëve të Holokaustit me seli në Jerusalem, „Yad Vashem“, i cili ndahet si mirënjohje nga populli izraelit për popullin shqiptar. Familja Rezniqi, nga Decani, është familja e parë në Kosovë e dekoruar me këtë titull, në kullën e të cilit gjatë Holokaustit gjetën strehë të përkohshme mbi 40 familje herbeje. Ndër to ishin edhe familjet: Konforti, Natani, Mizraki dhe Abravanel, të cilat u strehuan në kullën e ndërtuar enkas për ta në oborrin e kësaj familjeje.

Martesat shqiptaro serbe-Dëshirë apo nevojë?

21 maj 2010, Dojce Vele, Në gjysmëshekullin e kaluar, martesat e shqiptarëve të Kosovës me serbe te Serbisë kishin tejkaluar dallimet etnike dhe ishin bërë pothuaj modë. Por, edhepse sot martesa të tilla për shqiptarët janë të papranueshme, tashmë serbët e Kosovës po kërkojnë për nuse vajza nga Shqipëria. Arsyeja:Migrimi i djemve shqiptar në botë dhe largimi i vajzave serbe në zonat urbane. Një qift të shqiptaro-serb gjejmë në Bellopojë të Pejës.

Vala e Kosoves apo operatorët ilegal serb

6 maj 2010, Dojce Vele, Pas shkyqjes se operatorëve ilegal të telefonisë mobile të Serbisë nga territori i Kosovës, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka shpërndarë kontigjentin e parë prej 10 mijë kartelash falas në enklavat serbe. Por, sa pranohet kjo alternativë komunikimi nga komuniteti serb? 






Fillon terheqja e familjeve RAE nga kampet e Mitrovices

5 maj 2010, Dojce Vele, Në "Lagjen e Romëve" në veri të Mitrovicës po ndërtohen 140 shtëpi për të 108 familjet e komuniteteve RAE, të cilat tash sa vjet jetojnë në qendrat kolektive "Osterode" dhe "Qesmin Lug". Zgjidhja është bërë me donacionet e Komisionit Evropian dhe të USAID-it amerikan në vlerë prej 7 milionë eurosh, ndërsa shtëpitë do të ndërtohen në pronat e komunës. 

140 shtëpi për familjet e komuniteteve RAE në veri të Mitrovicës


5 maj 2010, Dojce Vele, Në "Lagjen e Romëve" në veri të Mitrovicës po ndërtohen 140 shtëpi për të 108 familjet e komuniteteve RAE, të cilat tash sa vjet jetojnë në qendrat kolektive "sOterode" dhe "Qesmin Lug". Zgjidhja është bërë me donacionet e Komisionit Evropian dhe të USAID-it amerikan në vlerë prej 7 milionë eurosh, ndërsa shtëpitë do të ndërtohen në pronat e komunës.

Gjakmarrjet dhe pajtimet në Kosovë


3 maj 2010, Dojce Vele, Dy dekada me parë, në akcionin për pajtimin e gjaqeve i cili kulmoi me tubimin te „Verrat e Llukës“ në Decan, u falën 1,275 gjaqe dhe ngatërresa ndërmjet shqiptarëve. Ky aksion është nismëtar i lëvizjes gjithëpopullore dhe zhvillimeve të metutjeshme që do të cojnë në luftën për clirim, pavarësi dhe demokraci të shtetit të Kosovës.