Arkivi

"Përrallat e Vëllezërve Grim" në Prishtinë


30 shtator 2009, Dojce Vele, Në kuadër të Javëve Gjermane në Kosovë, organizuar nga Ambasada Gjermane ku për katër javë publikut të gjërë po I prenzatohen rryma të ndryshme nga kultura gjermane, të martën në qendër të Prishtinës është mbajtur Festivali i Fëmijëve ”Përrallat e Vëllezërve Grim”.

Nëntë vjet pune të suksesshme të Fondacionit "Fridrich Ebert" në Kosovë

29 shtator 2009, Dojce Vele, Promovimi i një kulture politike demokratike, mbështetja e të rinjve në edukim të mëtutjeshëm si dhe zhvillimi I mirëkuptimit dhe bashkëpunimi në shmangjen e konflikteve, janë disa nga synimet e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert”, I cili tash nëntë vjet vepron edhe në Kosovë. Ky fondacion, I financuar nga qeveria dhe Landet gjermane, që nga hyrja e tij në Kosovë ka mundësuar realizimin e afro 300 projekteve në fusha të ndryshme.

Mundësi të reja për shkollimin e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve

27 shtator 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Krahasuar me të kalaurën, gjëndja e shkollimit të komuniteteve: rom, ashkalinj dhe egjiptas në Kosovë është dukshëm më e mirë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka hartuar Strategjinë për Arsimin Parauniversitar 2007-2017, i cili krijon mundësi për një mësim më aktiv për këto komunitete, ndërsa në përfundim e sipër është edhe plasnprogrami për lëndën e gjuhës rome.

Agjencia Antikorrupcion: Zyrtarët pasurohen brënda nate

18 shtator 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Sipas Agjencionit Kosovar Kundër Korrpucionit, ndër  institucionet më të korruptuara në Kosovë janë: pushteti qendror, pushteti local dhe ndërmarrjet publike. Ndërsa, në rend të pare radhitet gjyqsori, tek I cili sipas kësaj agjencie, deri me tani janë dorëzuar mbi 100 dosje të rasteve të dyshuara per korrupcion dhe ende asnjë prej tyre nuk është dënuar.

Ndërprerja e shkollimit të vajzave në zonat e thella

15 shtator 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Megjithëse shkollimi i femrës në zonat e thella të Kosovës edhe më tej mbetet një problem shqetësues, konceptet konservatore të familjeve patriarkale nuk janë më temë. Fenomeni i braktisjes se shkollës nga vajzat në të shumtën shfaqet si pasojë e gjëndjes së rëndë ekonomike, mungesës së infrastrukturës dhe të transportit të regullt apo edhe mungesës së sigurisë së mjaftueshme gjatë rrugëtimit nga fshatrat e largëta deri në qendrën më të afërt.

Shqiptar ne Serbi

12 shtator 2009, Radio Kosova, Perderisa Serbia thirret ne gjoja poziten jo te favorshme te serbve ne Kosove si dhe mosrespektimin e te drejtave te tyre, nga biseda me banore te Lugines se Presheves do te kuptojme se si jetojne shqiptaret perbrenda Serbise dhe c´pozite gezojne ata nga pushteti serb?

Ne perkujtim te deshmorit Mentor Tolaj

7 shtator 2009, Radio Kosova, „Figura e Mentor Tolajt ka peshe te madhe ne historine e clirimit dhe te rrugetimit te Kosoves drejt shtetndertimit, ngaqe ai u vra ne mbrojtje te nderit dhe dinjiteti kombtar“-u tha ne akademine e sotme perkujtimore, kushtuar deshmorit te kombit Mentor Tolajt i vrare para 18-te vjetesh nga forcat serbe ne sheshin e Decanit. 







Rimëkëmbja e blegtorisë në Kosovë


2 shtator 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Në Kosovë, krahas vështirësive të tranzicionit, sektori i  blegtorisë po përmirësohet dukshëm. Megjithëse nëpër drejtoritë komunale mungojnë buxhetet për zhvillimin e këtij sektori, ndërsa subvencionet e ministrisë përkatese jo gjithmonë përmbushin nevojat e mëdha të blegtorëve, interesimi për këtë vepritmari të vjetër tashmë është rikthyer ndërsa jo rrallë, rimëkëmbja e fondit të bagëtive bëhet në mënyrë individuale.