Arkivi

Të kthyer në "Lagjen Kolonia" ne Gjakovë

31 korrik 2009, Dojce Veke & Blue Sky, Kuvendi Komunal i Gjakovës, e mbështetur nga Ministria e Kthimit dhe Caritas-i zviceran, së shpejti do të zgjidh problemin e banimit për 120 familje rome, egjiptase dhe ashkalinjë, të cilët nga vise të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në një lagje perfierike të Gjakovës. Ndërkohë, të tjerë vazhdojnë të kthehen nga kampe refugjatësh të Malit të Zi.

Gripi i Derrit edhe ne Kosovë

24 korrik 2009, Dojce Vele, Instituti Kombtar i Shëndetit Publik në Kosove, ka identifikuar tri raste kontakti pa shenja klinike të gripit AH1N1. Lajmin e ka konfirmuar për Dojce Vele-n edhe Faik Hoti, Drejtor i Departamentit për Komunikim në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.

Prishtine: Ratifikim marreveshjesh per kredi me institucionet nderkombtare

23 korrik 2009, Dojce Vele, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar sot në mënyrë unanime Marrëveshjen për Përvetësimin e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Ndërkombtare për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Memorandumin e Misionit të Thesarit të Bankës Botërore.

Mjedisi në Kosovë


20 korrik 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Sipas Qendrës Rajonale të Mjedisit(REC) për Evropen Qendrore dhe Juglindore-Zyra në Prishtinë, vetëm 60 per qind e popullatës në Kosovë kanë qasje në ujw tw sigurt tw pijes , vetëm 50 per qind kanë qasje në sistemin e largimit të mbeturinave dhe në Kosovë ende nuk ka ndonjë impiant për trajtimin e ujërave të zeza. Nga ana tjetër, kontejerët dhe deponitë e mbeturinave për shumë familje kosovare janë shndërruar në burim ekzistence.

Bajden: Ballkani po sheh kah Evropa

16 korrik 2009, Dojce Vele, Radio Kosova & Blue Sky, Nënpresidenti amerikan, Jozef Bajden me rastin e vizites se tij ne Kosove, vizitoi edhe mnastirin e Decanit. Nenpresidneti amerikan xhozef bajden, viziten e tij te dyte ne manstirin e decanit e qaujti si nje nje rast I mire per te nje fillim te mbare per te ndryshuar dinamikat ne kete rajon, duke u shprehur i sigurt qe I gjithe Ballkani per here te pare ne histori po sheh kah Evropa.



Sa jane te kenaqur kosovaret me punen e pushtetit lokal

15 korrik 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit ne Kosove do të garojnë 40 parti politike, nder te cilat 19 parti politike shqiptare, 6 serbe, 7 parti politike boshnjake, 1 turke, 1 gorane, 1 egjiptase, 1 rome, 2 parti politike ashkaliane si dhe 1 parti malazeze. Por, sa jane te kenaqur banoret e Kosoves me te arriturat e pushtetit te deritanishem, sa eshte interesimi per dalje ne zgjedhje dhe cilat jane te priturat e elektoratit nga partite te cilave do t´ua besojne voten?



Solana ne Prishtine: Krahas progresit Kosova nuk duhet fjetur

15 korrik 2009, Dojce Vele, Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana konfirmoi në Prishtinë se Kosova duhet të plotësojë kushtet teknike për liberalizimin e vizave. Solana tha se, krahas sukseseve te arritura pas shpalljes së pavarësisë angazhimet e institucioneve të Kosovës duhet të vazhdojne ndërsa prezenca ushtarake dhe politike e BE-së nuk nënkupton kontrollin e vendit.

Shqetesime rreth demarkacionit te kufirit Kosovë-Maqedoni

Fshati Debelldeh, ne brezin kufitar Kosove-Mal i Zi
 14 korrik 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Vija kufitare Kosovë-Maqedoni, edhe dhjetë vjet pas luftës mbetet një zonë problematike. Marrëveshja Beograd-Shkup për dhurimin e 2,500 hektarëve tokë të Kosoves-Maqedonisë nga ana e Serbisë, që nga viti 2001, banorët e fshatrave kufitare i mbajti larg pronave të tyre. Mirëpo, edhe pse shënimi i vijës ndërshtetrore duhej të përfundonte në prill të këtij viti, 17 hektarë të fshatit Debelldeh kanë bllokuar këtë proces. Sipas autoriteteve maqedonase, demarkacioni i kufirit ka përfunduar. Autoritetet kosovare shpresojnë në një marrëveshje mirëkuptimi me palën maqedonase. Përderisa debelldeasit apelojnë tek institucionet kosovare që të mos nënshkruajnë ndonjë marrëveshje me Maqedoninë pa u definuar çështja e problemit tek vendi i njohur si „Kodra e Furrës“.

Decan: "Ambienti i Paster Shendeti i Mire"

10 korrik 2009, Radio Kosova, „Perderisa nuk ngritet vetedia se shkaktari kryesor i ndotjes se mjedisit eshte vet qytetari, banoret e Decanit do te jene te ekspozuar vazhdimisht semundjeve qe vine si pasoje e ambientit te papaster“- u tha ne debatin e sotem ne Decan, me temen “Ambienti I paster-shendeti I mire“, organizuar nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur ne Decan dhe mundesuar nga Ameco, permes Treevelop dhe Qendres Rajonale te Mjedisit. 

Fshati Qëndresë dhe "Buka e Gurit"

9 korrik 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Nga siperfaqja e pergjithshme e komunes se Klines, vetem 5 per qind eshte toke gurore. Mirepo, keta gure gelqeror dhe artizanal, shume familje te kesaj komune ne veriperendim te Kosoves jane burimi i vetem i ekzistences.

"Banja Nëna Naile", shembull investimesh nga mërgata shqiptare

7 korrik 2009, Dojce Vele, Të dhënat zyrtare rreth papunësisë në Kosove janë rreth 44 për qind, megjithëse besohet që kjo shifër të jetë shumë më e lartë. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe rifunksionizimi i tyre me një kapacitet shumë të vogël, ekonominë kosovare vetëm sa e ka rrënuar. Ndërkohë, si njëra ndër alternativat për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe zvogëlimin e papunësisë është joshja e diaporës dhe krijimi i sigurisë së kapitalit të tyre për investime në Kosove.