Arkivi

Feith,ne viziten e tij te pare ne Decan

26 mars 2009, Radio Kosova & Blue Sky, „Ne nuk i njohim strukturat paralele në Kosovë dhe me rezultatet e zgjedhjeve komunale, do të zgjidhet edhe ky problem“-deklaroi Përfaqësuesi Civil Ndërkombtar Piter Fait, në vizitën e tij të parë në Deçan. Z.Fait tha poashtu se, Zyra Rajonale në Pejë do të punojë në ndërtimin e besimit në mes të komuniteteve dhe Zonat e Veçanta do të implementohen në të mirë të të gjitha komuniteteve. 

Kosovarët, dhjetë vjet pas fushatës ajrore të NATO-s

 24 mars 2009, Dojce Vele, Dhjetëvjetori I ndërhyrjes së forcave të NATO-s mbi caqet serbe ishte fundi I terrorit ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe fillimi I ndërtimit të një shoqërie të barabartë dhe demokratike, e cila për më pak se një dekadë shpalli veten shtet dhe u pranua si i tillë nga 56 vende të botës.

Në Ditën Ndërkombtare Kundër Tuberkulozit

24 mars 2009, Dojce Vele, Në krahasim me vitet e kaluara, numri i të prekurve nga sëmundja e tuberkulozit, në Kosovë, ka shënuar rënje. Falë mbështetjes së fuqishme të Fondit Global për Luftimin e Sëmundjes se Tuberkulozit, HIV-it dhe Malarjes, numri i pacientëve të prekur nga kjo sëmundje me vdekshmëri të lartë për herë të parë në Kosovë ka rënë nën njëmijë.

Në përkujtim të "Bacës Xhemë"

Deputeti Rasim Selmanaj
 21 mars 2009, Radio Kosova, Në përkujtim të veprës së patriotit Xhemë Ferizi, sot, në Kodrali të Deçanit është mbajtur tubim përkujtimor, në të cilin moren pjesë familjar të dëshmorëve, zyrtar komunal, pjesetare të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së si dhe qytetarë të shumtë. Në nderim të veprës së Xhemë Ferizit, është zbuluar pllaka përkujtimore.



A ka diskriminim racor në Kosovë?

21 mars 2009, Dojce Vele, Për të gjetur përgjigje në këtë pyetje, në Ditën Ndërkombtare Kundër Diskriminimit Racor, mikrofoni i DË-së zbret në një lagje të banuar me komunitetin egjiptas, numri i përgjithshem i të cilëve në Kosovë është rreth 25 mijë.

Si jetohet në një fshat serb 10 vjet pas Rambujesë?

17 mars 2009, Dojce Vele, Konferenca e Rambujesë ishte rasti i fundit për një zgjidhje paqsore mes Serbisë dhe Kosovës. Por, si jetohet në një fshat të dominuar nga popullata serbe dhjetë vjet pas?

Italia kontribuon ne ruajtjen e trashegimise kulturore te Kosoves

15 mars 2009, Radio Kosova, Me mjetet e ndara nga qeveria italiane po restuarohen kater monumente kulturore ne Rajonin e Pejes. Projektet po realizohen nen mbikqyrje te Organizates italiane Intersos, e cila ne kuader te ketij projekti mban edhe debate per vetdijesimin e opinionit per ruajtjen e kesaj trashegimie. 

Kosova ka potencial të mjaftueshëm për zhvillimin e turizmit


12 mars 2009, Dojce Vele, Në Panairin Ndërkombtar të Turizmit, në Berlin, Kosova do te prezantojë resurset e saj turistike. Ky është prezantimi I dytë I Kosovës si shtet në panairet nderkomtbare, pas panairit te Stambollit.

Pozita e Gruas në Kosovë

8 mars 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Pozita e femrës në Kosovë, në të kaluarën, ishte e ulët,  gati fyese dhe denigruese jo vetëm në shoqeri por edhe në familje. E konsideruar jo vetëm si krijesë e rendit të dytë, por si qenie e cila pothuajse nuk puqej askund me gjininë tjetër, ajo në vazhdimësi duhej t´i nënshtrohej fatit që i diktohej nga të tjerët.

Skllavëria moderne

4 mars 2009, Dojce Vele, Sipas Organizatës Ndërkombtare për Migrim(IOM), prej vitit 2000 në Kosovë iu është ofruar ndihmë 500 viktimave të trafikimit, 60 prej të cilave kosovare, ndërsa 440 të tjera nga shtetet e Evropës Juglindore. Gjatë vitit 2008, Policia e Kosovës ka mbyllur 74 lokale te dyshuara si dhe jane identifikuar dhe tërhequr 28 viktima të trafikimit me të cilat abuzohej përbrënda Kosovës. Ndërkohë që, tërheqja e viktimave kosovare në shtetet tjera bëhet ilegalisht-pohojnë organet që merren me parandalimin e kësaj dukurie.

"Kulla e Qelisë" dëshmon autoktoninë shekullore të shqiptarëve në Decan

3 mars 2009, Dojce Vele, Me qëllim të pasqyrimit të Kosovës si një vend me qytetërim të lashtë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gërmimet arkeologjike I ka vënë prioritet. Ndërkohë, shoqëria civile në mbështetje të Fondacionit Suedez, “Trashëgimia Kulturore pa kufi" tashmë ka bërë evidentimin e hapësirave arkeologjike në 17 vendbanime të Deçanit, të cilat dëshmojne autoktoninë shekullore të popullatës shqiptare në këto treva.