Arkivi

Pozita e pakicave ne Kosove

7 nentor 2008, Dojce Vele,Kushtetuta e definon Kosoven si një shtet të të gjithë qytetarëve te saj, ku respekothen te drejtat dhe lirite e njeriut, nderkohe qe lirite, barazia gjinore,etnike fetare e konsfesionale jane pjese perberese e rendit juridik. Por, sa ndjehen ata barabarte ne Kosoven me 90 per qind te popullsise shqiptare?

Prizreni, njeri nder tri qytetet me te medha te Kosoves, eshte shembull I shoqerise shumeetnike dhe i barazise, thote kryetari i kesaj komunes, dr.Ramadan Muja.
“Ne administrate ne arsim dhe ne shendetsi ekzisotn numr i kosnderueshem it e puensuarve nga radhet e komuniteteve. Qytetaret e gezojne te drjeten te komunikojne me nepunesit tane ne gjuhen e tyre, te aplikojne dhe t´i marrin dokumentet ne gjuhen e tyre. Sepse, vet prezenca e kesaj larushie te komuntieteve e begaton bashjetesen ne vecanti qytetin e Prizrenit“.
Deputeti Numan Balic, sjell brengen komunitetit te tij boshnjak:
  "Boshnjaket nuk jane te barabarte ne kredi, ne donacione ndersa ne tender as qe mund te kene qasje. Femijet ne Ljubizhde dhe Skorobishte me afro gjashte mije boshnjak, femijet e te cileve percjellin mesimin ne gjuhen jo amtare, shqipe, nderkohe qe ne shtepi flasin gjuhen boshnjake“.
Sipas Enes Kervan, deputet ne parlamentin e Kosoves,  problem per komunietin turk perben shfrtyezimi i gjuhes zyrtare ne kartat e identitetit,ne logon e isnitucioneve apo neper shkolla. Perderisa, Gani Toska, zyrtar per Marredhnje ndernacionale ne komunen e Pejes, flet per vesthiresite e komunitetit rom,egjiptas dhe ashkalij ne Gorazhdevc e udhehqur nga serbet.
„Jane 27 familje rome,ne Gorzhadevc, aty dikush prej mjekve apo prej motrave iu ka thane se, nuk mund te vizitohenio te mjeku perderisa nuk merrni libreze te Serbise. Don te thote, ky komunitet ne ate pejse te qytetit eshte i paralizuar sa i perket qasjes ne sherbimet mjeksore“.
Ndersa, perfaqesues i fshatit Ljevosh te Pejes, te banuar me serb, Ranko Bakic, thote se:
„Ne jemi ketu te pranuar mire, kemi bashkepunim me te gjitha strukturat komunale. Por, qe kater vjet pas kthimit nuk kemi ndihme as nga komuna, as nga ministria e kthimit, pervec nga disa OJQ nderkombtare. Gjendja ekonomike ne fshatin tone eshte e rende dhe nese ju ka mbetur deri te ne, ju kete do duhej ta mendoni”.
Nga te dy milione banoret e Republikes se Kosoves, pakicat perbejne afro 10 per qind te kesaj popullsie.  Me Kushtetuten e Kosoves garantohen te drejtat, liria dhe barazia e pakicave dhe grupeve etnike. Ato jane pjese perberese e rendit juridik te Kosoves dhe cdo veprim I cili mund te rrezikoje ekzistencen e tyre eshte i denueshem.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele