28 gusht 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Sot, ne Manastirin e Decanit, besimtare serb nga Kosova dhe jashte saj, kremtuan festen “Dita e Zonjes se Madhe”. Liturgjinë e mëngjesit e shërbeu peshkopi Teodosije, kërkesa për zëvenëdësimin e të cilit ishte shkak i përqarjeve brënda Kishës Ortodokse serbe në Kosovë. Se shpejti ne Decan Konference Nderkombtare per Turizmin
Pages
Arkivi
Se shpejti ne Decan Konference Nderkombtare per Turizmin
24 gusht 2008, Radio Kosova, Nen patronatin e Ministrise se Tregtise dhe te Industrise si dhe ne bashkepunim me Kuvendin Komunal te Decanit dhe me Agjencionin Kosovar te Turizmit(KOTAS), ne Decan, do te mbahet Forumi Nderkombtar i Turizmit. Konferenca qe do te mbahet me 5 dhe me 6 shtator, ne Decan, eshte kofnerenca e trete e ketij lloji, pas asaj te Podgorices dhe te Shkodres.
UNESKO, aprovon restaurimin e 4 objekteve kulturore ne Rajonin e Pejes
14 gusht 2008, Radio Kosova, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Arsimim, Shkencë dhe Komunikim(UNESKO), ka aprovuar kater projektpropozime per restaurimin e monumenteve te kultures ne Rajonin e Pejes. Kerkesen per restaurimin e ketyre objekteve e beri Insitutit rajonal per ruajtjen e monumenteve kulturore ne bashkepunim me Organizaten joqeveritare italiane Intersos.
Pasaportat e Republikes se Kosoves
9 gusht 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Kosova ka hyre ne javen e dyte te paisjes se qytetareve me pasaportat e Republikes se Kosoves. Sipas Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, brenda ditës prodhohen deri 4.000 pasaporta të reja. Sherbimet civile punojne me orar te zgjatur, ndersa per diasporen ka zyra te vecanta.
Flamujt ne Maje te Strellcit
9 gusht 2008, Radio Kosova, Flamuri i shtetit te Kosoves dalngadale po perqafohet nga qytetaret e saj. Ai eshte bere pjese e shtepive, apartamenteve, lokaleve e madje edhe e tebanave, ne bjeshket tona. Flamuri shtetror tashme po valon perkrah flamurit kombtar edhe ne Majen e Strellcit, me 2340 metra lartesi mbidetare.
Demtimi i pyjeve mbledh ne Decan tre ministra
6 gusht 2008, Radio Kosova & Blue Sky, Kryetari I komunes se Decanit, Musa Berisha sot priti ministrin e puneve te brendshme Zenun Pajazitin, ministrin per Ambient dhe Planifkim Hapsinor ,Z. Mahir Jaggjillar dhe ministrin e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural ne qeverine e Kosoves, z.Idriz Vehapi. Qellimi i takimit ishte koordinimi i punes për parandalimin e shkatërrimit te pyjeve ne komunene e Decanit.