Arkivi

Grupi Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë

30 qershor 2008, Dojce Vele, Sot, Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, për të katertën herë u mblodh në Prishtinë. Në këtë takim, vendet anëtare të grupit diskutuan për zhvillimet e fundit, për procesin e ristrukturimit të UNIMK-ut dhe kalimin e përgjegjësive tek institucinet e vendit dhe Misioni i Bashkimit Evropian, në Kosovë.

Grupi Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë

30 qershor 2008, Dojce Vele, Sot, Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, për të katertën herë u mblodh në Prishtinë. Në këtë takim, vendet anëtare të grupit diskutuan për zhvillimet e fundit, për procesin e ristrukturimit të UNIMK-ut dhe kalimin e përgjegjësive tek institucinet e vendit dhe Misioni i Bashkimit Evropian, në Kosovë.

Mediat serbe dhe serbet e Decanit

19 qershor 2008, Radio Kosova,  Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në kthimin e të gjithë të zhvendosurvë në vatrat e veta. Raportimi serioz, korrekt dhe i paanshem i mediave shqipe ne Kosove ka arritur te senzibiloje opinionin dhe te ndihmoje shtyerjen perpara te këtij procesi. Per dallim, raportimet joserioze te shumicës se mediave serbe, ju kushtonjnë vet serbve te zhvendosur.

Prizren: "Pajtimi Kombtar, Etnik dhe Fetar në Ballkanin Perëndimor”.

17 qershor 2007, Dojçe Vele, Problemet e sigurisë njerëzore, të lidhura me pajtimin nacional në vendet e Ballkanit Perëndimor, dominuan në konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim, me temën „Pajtimi Kombtar, Etnik dhe Fetar në Ballkanin Perëndimor”. Në konferencë po marrin pjesë eskpertë të shquar të shteteve të Ballkanit, Evropës dhe më gjërë. 


Decani kremton nentevjetorin e clirimit

16 qershor 2008, Radio Kosova, Komuna e Deçanit, me një varg aktivitetesh shënoi nëntë vjetorin e çlirimit. Në kuader te aktivitete kulturore e sportive u promovua edhe libri, ”Jetësimi I Kushtetutës së Kaçanikut në Komunën e Deçanit”, me ç’ rast u ndanë mirënjohje “Post Mortum” për heronjtë e kombit, Sali Cekun, Rrustem Brucin dhe Esat Mushkolaj, si dhe për të gjithë juristët bashkëpërpilues të statusit të Komunes së Deçanit, mbi bazën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves

16 qershor 2008, Dojce Vele, Kater muaj pas shpalljes e pavaresise se Kosoves, ka hyre ne fuqi Kushtetuta e saj. Per shtete qe pranojne dhe perkrahin Republiken e Kosoves, Kushtetuta legjitimon përcaktimin e qytetarëve të Kosovës per krijimin e nje shteti demokratik dhe shumetnik te integruar në komunitetin Euro-Atlantik. Per Rusine dhe Serbine, ky eshte edhe nje cenim i itnegritetit territoiral te Serbise dhe shkelje e ligjeve nderkombtare. Por, cfare mendojne qytetaret e Kosoves per kushtetuten e sapo hyre ne fuqi?

Himni i Kosovës do të pranohet nga kosovarët

13 qershor 2008, Dojce Vele, Deputetet e Paralmentit te Kosoves tashme kane miratuar himnin me te cilin Kosova do te identifikohet si shtet ne bote. Ne mesin e 134 propozimeve të kompozitorëve të vendit dhe të huaj, eshte perzgjedhur melodia pa tekst me titullin “Evropa” e kompozitorit, Mehdi Menxhiqit.

Pergatitje per Konferencen e Donatoreve

9 qershor 2008, Dojce Vele, Kosova do te kete mbeshtetjen masive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Bashkimit Evropian, tani pas shpalljes se pavaresise. Kjo theksohet ne deklaraten e samitit BE-SHBA qe zhvilloi punimet, te marten, ne Brdo te Sllovenise. Ndihma, per Kosoven do te artikulohet edhe permes ndihmave qe pritet te jipen nga shtetet donatore ne Konferencen e Donatoreve per Kosoven“, ne Bruksel, qe pritet te mbahet me 11 korrik.

Decan: Komuna dhe Manastiri

7 qershor 2008, Radio Kosova, Vazhdon tensioni ne mes te Komunes se Decanit dhe te Manastirit i nxitur nga Vendimi Ekzekutiv 2008/21, leshuar nga Zyra e Shefit te UNMIK-ut, Joachim Ryker, me ane te te cilti kerkohet bartja e 24 hektarëve tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit. Manastiri pardje leshoi nje komunikate me ane te se ciles akuzon komunen per mosperfillje te autoritetit te UNMIK-ut dhe shkelje te rezolutes 12/44. Komuna e Decanit,sot, me ane te nje komunikate i kunderpergjigjet.

Decan: A jane pronat e Manastirit apo te popullit?

4 qershor 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Asambleja Komunale e Deçanit, në seancën e sotme, ka kërkuar pezullimin e Vendimit Ekzekutiv 2008/21, me anë të të cilit Përfaqësuesi Special I Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, Joachim Ryker, kërkon nga Drejtoria Gjeodete e Kuvendit Komunal të Deçanit bartjen e 24 hektarëve tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit. “Toka shoqërore I është dhuruar Manastirit me 1997, me ligjet e Serbisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç-thonë zyrtarët komunalë. "Prona i është grabitur Manasitirit në vitin 1946”-thonë përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit.