Arkivi

Viti 2008 dhe pritjet e qytetarëve për Vitin 2009

29 dhjetor 2008, Dojce Vele, Autoritetet kosovare vitin 2008 e vlerësojnë si një vit të suksesshëm dhe historik për Kosovës. Por, çfarë mendojnë qytetarët e Kosovës për të arriturat e vitit 2008 dhe cilat janë pritjet e tyre për vitin 2009?


Perurohet Kulla e Gecajve

27 dhjetor 2008, Radio Kosova, “Kullat si kjo e patriotit të devotshëm, Ali Demë Gecit, janë dëshmi e qëndresës dhe autoktonisë shqiptare, ndërkohë që këto monumente të trashëgimisë sonë reflektojnë mesazhin  historik për gjeneratat e ardhshme për vlerat tona të ndërtuara në kohë dhe mbi të gjitha, për qëndresën tonë përballë të gjitha regjimeve”-iu ka thënë të pranishmëve, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e perurimit te Kulles se Ali Deme Gecajt, ne Lluke te Poshtme te Decanit. 

Krishtlindjet 2008

24 dhjetor 2008, Dojce Vele, Edhe në Kosovë, festa e Krishtlindjeve po shënohet me manifestime të shumta. Ipeshkvia e Kosovës mori urime të shumta nga personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Ipeshkvi, Dodë Gjergji, ka përgëzuar të gjithë besimtarët katolikë, me dëshirën për paqe, dashuri, mirëkuptim e tolerancë në mes njerëzve. Mesha kryesore u mbajt në mesnatë në katedralen “Zoja Ndihmëtare”, në Prizren. 

Prizreni: Kosovë në miniaturë

22 dhjetor 2008, Dojce Vele, Prizreni është qyteti me shumëetnik në Kosovë. Ai ka një traditë bashkëjetese dhe vazhdon të jetë një shembull i mirëkuptimit mes komuniteteve.

Mbi çfarë baze po shtrihet EULEKS-i

11 dhjetor 2008, Dojce Vele, Presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu ka mirëpritur lajmin për fillimin zyrtar të punës së EULEX-it në Kosovë, duke premtuar bashkepunim të ngushtë me misionin e BE-së për polici dhe drejtësi. Kryeministri I Kosoves, Hashim Thaçi fillimin e punës së EULEX-it, e ka vleresuar si një moment me rëndësi të veçantë për Kosovën. Por, sa I besojnë qytetarët këtij misioni dhe çfare pritjesh kane ata?

Rivarrosen katër dëshmorët Muslijaj

10 dhjetor 2008, Radio Kosova, Në Kompleksin Memorial "Deshmorët e Kombit në Gllogjan, ne praninë e qytetarëve të shumtë, familjarëve të dëshmorëve, janë rivarrosur eshtrat e katër dëshmorëve të kombit, Shemsi, Bajram, Azem dhe Bekë Muslijaj, nga fshati Shaptej, të cilët kishin rënë në një betejë në afërsi të këtij fshati.


Qeku ne Decan: "Lufte kunder regjimeve-jo kunder kishave"

25 nentor 2006, Radio Kosova, "Ne kurre s'kemi luftu kunder qytetareve dhe kunder kishave. Kemi luftu kunder regjimit serb. Serbt ne daçin me ardhe ne Kosove, le te vine duke e njohur Kosoven si vend te tyre"-tha kryeministri I Kosoves, Agim Qeku, me rastin e perurimit të Salles së Asamblese Komunale, ne Decan.

Shtepite e zbrazta dhe te pastrehet

22 nentor 2008, Dojce vele & Radio Kosova, Kosova tashme ka krijuar kushte te mjaftueshme per kthimin e te zhvendosurve. Mirepo, perderisa shume familje kosovare nuk kane kulm mbi koke, qindra shtepite e ndertuara anembane vendit per komunitetin serb e malazez, vazhdojne te jene te zbrazta. Fshati Lëvoshë e Pejës, është shembull tipik I kësaj dukurie.

Shëndetësia në Deçan

16 nëntor 2008, Radio Kosova, Numri i kufizuar i stafit dhe buxheti i vogël për mallëra e shërbime, janë problemet me të cilat përballet shëndetësia ne komunën e Deçanit, në qendrat mjeksore të së cilës mungojnë edhe barërat e listës esenciale.

Qendra per Mireqenjen e Gruas ne Peje

15 nentor 2008, Radio Kosova, Qendra për Mirëqenien e Gruas me seli ne Peje, me aktivitetet e saj mbulon komunat e Rajonit të Pejës, ndersa ofron strehim për viktimat e dhunës (gra dhe femije) familjare nga tërë Kosova. 

Rruga per ne Maznik

11 nentor 2008, Radio Kosova, Mungesa e infrastruktures rrugore eshte pengese per zhvillimin e te gjitha poreve te jetes, per te 700 banoret e fshatit Maznik te Decanit.

Pozita e pakicave ne Kosove

7 nentor 2008, Dojce Vele,Kushtetuta e definon Kosoven si një shtet të të gjithë qytetarëve te saj, ku respekothen te drejtat dhe lirite e njeriut, nderkohe qe lirite, barazia gjinore,etnike fetare e konsfesionale jane pjese perberese e rendit juridik. Por, sa ndjehen ata barabarte ne Kosoven me 90 per qind te popullsise shqiptare?

Programi LEADER + ne Decan

26 tetor 2008, Radio Kosova, Irlanda, do duhej te jete model per zhvillimin rural ne komunen e Decanit. Kete qellim kishte edhe vizita shtate ditore e Grupeve Lokale te Veprimit ne kete shtet, i cili eshte shteti qe perfitoi me se shumti nga implementimi i programit LEADER.

Dy milione euro per ndertimin e Palestres Sportive ne Decan

25 tetor 2008 2008, Radio Kosova, Se shpejti ne Decan do te filloje ndertimi i pritetper ndertimin e Palestres Sportive, ne Decan, I mundesuar nga qeveria e Kosoves, e cila ka ofruar shumen prej 2 milione eurosh. Ky project eshte investimi me kapital I qeverise se Kosoves ne komunen e Decanit.

Nëntë vjet pas instalimit të UNMIK-ut në Kosovë

24 tetor 2008, Dojce Vele, Me 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, miratoi Rezolutën 12/44 dhe me këtë krijoi bazën për ndërtimin e Administratës së Përkohshme Civile, në Kosovë. Pas nëntë vjetesh, në Kosovë ka filluar zbarkimin misioni evropian, EULEKS, I cili rezulton me rikonfigurimin e UNMIK-ut.

Bankat në Kosove ende të paprekura nga kriza globale

17 tetor 2008, Dojce Vele, Sistemi financiar i Kosovës nuk është prekur nga kriza globale, duke pasur parasysh se shumica a kapitalit është investuar në Kosovë-pohojnë përfaqësuesit e bankave të atjeshme. Ndersa, sa i përket besueshmerisë, klientet janë të ndarë në dy grupe. 

Shefi i OSBE-se Almhoffer ne Decan

14 tetor 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, ”Rajoni i decanit vayhdont e jetë nje trevë e bukur dhe pavarësisht rrethanave, Manastiri dhe Kuvendi Komunal duhet punuar në prezantimin e këtyre vlerave-tha shefi I Misionit Evropian për Siguri dhe Bashkëpunim, ambasadori austriak erner Almhoffer, në konferencën e sotme për gauzetarë, pas takimeve të ndara me përfaqësuesit e Manastirit të decanit dhe me zyrtarët e Kuvendit Komunal të Decanit.

Grün: Kontigjenti gjerman është përherë në dispozicion të paqes

7 tetor 2008, Dojce Vele, Në mesin e 50.000 trupave paqeruajtesish evropiane të cilët krahas 7.000 trupave amerikane me 1999 marshuan drejt Prizrenit-në jug dhe Pejës-në Perëndim të Kosovës, për të siguruar kthimin e rreth 780.000 refugjatëve kosovarë, ishin edhe ushtarët e Bundesverit.

Decan: Evidentim i hapesirave arkeologjike

6 tetor 2008, Radio Kosova, Komuna e Deçanit është ndër me te pasurat me burime arkeologjike, të cilat dëshmojnë për lashtësinë dhe autoktoninë shekullore të popullatës shqitpare. Projekti “Evidentimi i hapësirave arkeologjike te komunes se Decanit” eshte vetem nje nisme per hapjen e portes se kesaj lashtesie.

Rivarroset studenti-deshmor, Venet Imer Bajramaj

5 tetor 2008, Radio Kosova, Ne Strellc te Poshtem, me nderime te larta u rivarros studenti-deshmor, Venet Imer Bajramaj, i rene me 15 qershor 1999, ne Prishtine, bashke me Nezir Gashin, Arianit Berishen dhe Uran Ajetin.

Pese vjet pas vrasjes ne prite te Avdi Mujajt

1 tetor 2008, Radio Kosova, Sot, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gervalla”, në Decan, u përkujtua eprori i lartë i UCK-së, Avdi Mujaj, i cili para pesë vjetësh u vra në pritë.

Pavarësia e njëanshme ne Gjykaten Nderkombtare te Hages

27 shtator 2008, Radio Kosova, Qeveria e Serbise ben perpjekje te vazhdueshme per ruajtjen e sovrantietin te saj mbi Kosoven, me arsyetimin se shpallja e pavaresise se Kosoves nga udheheqesit kosovare ishte e paligjshme. Por, cka mendojne qytetaret lidhur me iniciativen e fundit te qeverise se Serbise?

Lirite fetare ne Kosove

26 shtator 2008, Dojce Vele, Në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Liritë Fetare, I cili dokumenton se si qeveritë e ndryshme e shtypin lirine fetare apo e mbrojnë dhe e promovojnë atë, thuhet se Kushtetuta e Kosovës, e hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, siguron liri të fesë, ndërsa politikat në përgjithësi I kanë kontribuar kësaj lirie. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor ndërkombëtar për Liritë Fetare, Kosovën e radhit ndër vendet ku më së tepërmi respektohet liria fetare.

NPI Gjeravica: "Mbijetojme nga lemosha e qeverise"

16 shtator 2008, Radio Kosova,Te 160 punëtorët e Ndermarrjes Pyjore Industriale “Gjeravica” të Deçanit, ndjehen të anashkaluar nga institucionet shtetrore. Ndersa, udheheqesia e saj ankohet per fushate mediatike nga udhëheqësia komunale kunder kesaj ndermarrjeje.

Decan: Ofertat e duhura per thithje te investimeve

Ramush Haradinaj gjate takimit
15 shtator 2008, Radio Kosova, Kryetari I AAK-se Ramush Haradinaj, sot vizitoi komunen e Decanit. Pas takimit me udhëheqjen komunale, lideri Haradinaj vizitoi punishtet e asfaltimit të rrugëve Rrezar-Ratish, Lumbardh-Dashinoc dhe të një rrugë lokale në Strellc.

Perfundoi punimet Forumi Nderkombtar per Turizmin

6 shtator 2008, Radio Kosova & Blue Sky, Ne Decan, perfundoi punimet Forumi Nderkombtar per Turizmin. Dita a dyte u shenua me vizita ne masivin e Bjeshkeve te Nemura, ku pjesemarresit edhe kaluan naten, me muzike burimore e lojera tradicionale, nderkohe qe sot iu eshte bere vizite monumenteve kulturore e historike te Decanit.


Ne Decan Filloi punimet Forumi i I-re Nderkombtar i Turizmit ne Kosove

5 shtator 2008, Radio Kosova, Nen patronatin e Ministrise se Tregtise dhe te Industrise se Kosoves, ne Decan po mbahet Forumi Nderkombtar i Turizmit. Në kete forum po marrin pjesë donatorë e investitorë të shumtë potencial - vendorë e ndërkombëtar, si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja që veprojnë në Kosove.


Serbja e kthyer pergenjeshtron agjencine e lajmeve BETA

5 shtator 2008, Radio Kosova & Blue Sky, Agjencia e lajmeve BETA ka publikuar nje te pavertete per gjoja nje sulm kunder perfaqesuesve te Kuvendit Paralel Serb ne Vernjacka Banje, te cilet, te merkuren ne Decan kishin ardhur nen petkun e perfaqesuesve te Grupit Punues per Kthim. Kjo u be edhe arsye e nderprerjes se ketij takimi.

Peshkopi Artemije dhe peshkopi Teodosije-Dy rryma te ndryshme brenda KOS

4 shtator 2008, Dojce Vele Kërkesa për zëvendësimin e peshkopit te Lipjanit me sherbim ne Manastirin e Decanit, Teodosije Sibalic, peshkopi I Rashkes dhe I Prizrenit, Artemije, u be shkaku kryesor I perqarjeve brenda Kishes Ortodokse Serbe, ne Kosove. Por, cfare mendojne qytetaret lidhur me kete dhe kend mbeshtesin ata ne kete mosmarreveshje serioze, e cila rrezikon te ndaje Kishen Ortodokse Serbe ne Kosove?

Ne perberje te Grupit Punues per Kthim, perfaqesues te Kuvendit Paralel Serb

3 shtator 2008, Dojce Vele & RAdio Kosova, Në Deçan është ndërperë Takimi i Grupit Punues me serbët e zhvendosur. Takimi ka përfunduar pasi që në mesin e 13-të pjesëmarrësve të grupit të të zhvendosurve serb, tre prej tyre u deklaruan se janë anëtar të Kuvendit ilegal serb, me seli në Vërnjaçka Banjë.

Festa e Zonjes së Madhe

28 gusht 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Sot, ne Manastirin e Decanit, besimtare serb nga Kosova dhe jashte saj, kremtuan festen “Dita e Zonjes se Madhe”. Liturgjinë e mëngjesit e shërbeu peshkopi Teodosije, kërkesa për zëvenëdësimin e të cilit ishte shkak i përqarjeve brënda Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.  Se shpejti ne Decan Konference Nderkombtare per Turizmin

Se shpejti ne Decan Konference Nderkombtare per Turizmin

24 gusht 2008, Radio Kosova, Nen patronatin e Ministrise se Tregtise dhe te Industrise si dhe ne bashkepunim me Kuvendin Komunal te Decanit dhe me Agjencionin Kosovar te Turizmit(KOTAS), ne Decan, do te mbahet Forumi Nderkombtar i Turizmit. Konferenca qe do te mbahet me 5 dhe me 6 shtator, ne Decan, eshte kofnerenca e trete e ketij lloji, pas asaj te Podgorices dhe te Shkodres.

UNESKO, aprovon restaurimin e 4 objekteve kulturore ne Rajonin e Pejes

14 gusht 2008, Radio Kosova, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Arsimim, Shkencë dhe Komunikim(UNESKO), ka aprovuar kater projektpropozime per restaurimin e monumenteve te kultures ne Rajonin e Pejes. Kerkesen per restaurimin e ketyre objekteve e beri Insitutit rajonal per ruajtjen e monumenteve kulturore ne bashkepunim me Organizaten joqeveritare italiane Intersos.

Pasaportat e Republikes se Kosoves

9 gusht 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Kosova ka hyre ne javen e dyte te paisjes se qytetareve me pasaportat e Republikes se Kosoves. Sipas Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, brenda ditës prodhohen deri 4.000 pasaporta të reja. Sherbimet civile punojne me orar te zgjatur, ndersa per diasporen ka zyra te vecanta.

Flamujt ne Maje te Strellcit

9 gusht 2008, Radio Kosova, Flamuri i shtetit te Kosoves dalngadale po perqafohet nga qytetaret e saj. Ai eshte bere pjese e shtepive, apartamenteve, lokaleve e madje edhe e tebanave, ne bjeshket tona. Flamuri shtetror tashme po valon perkrah flamurit kombtar edhe ne Majen e Strellcit, me 2340 metra lartesi mbidetare.


Demtimi i pyjeve mbledh ne Decan tre ministra

6 gusht 2008, Radio Kosova & Blue Sky, Kryetari I komunes se Decanit, Musa Berisha sot priti ministrin e puneve te brendshme Zenun Pajazitin, ministrin per Ambient dhe Planifkim Hapsinor ,Z. Mahir Jaggjillar dhe ministrin e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural ne qeverine e Kosoves, z.Idriz Vehapi. Qellimi i takimit ishte koordinimi i punes për parandalimin e shkatërrimit te pyjeve ne komunene e Decanit.

De Marnac: "Besimi nuk blihet ne dyqane"

25 korrik 2008, Radio Kosova & Blue Sky, Ne vazhden e vizitave te tij neper komunat e Kosoves, pak kohe para perfundimit te mandatit, komandanti I forcave te KFOR-it, Ksavier de Marnac, sot vizitoi komunen e Decanit.

OVL dhe kthimi i serbve ne Decan

17 korrik 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Perkunder pasojave te konfliktit te pergjakshem te vititi 98-99, ku qindra viktima civile te komunes se Decanit u vrane e u masakruan dhe mijera te tjere u debuan nga vatrat e veta, komuna e Decanit është përcaktuar për kthim të qëndrueshëm , duke dëshmuar kështu avancim të demokracisë dhe përcaktim të sinqerte për respketim te te drejtave te te gjithe atyre qe jetojne ne komune.


Grant: Kosova është e pandashme

8 korrik 2008, Dojce Vele, „Nuk do të ketë ndarje dhe as struktura paralele. Kosova është e pandashme dhe unike!“-ka deklaruar sot në Prishtinë, drejtori politik i Ministrise së Jashtme të Britanisë së Madhe, Mark Grant, pas takimit me presidentin e Republikës e Kosovës, Fatmir Sejdiun.

Gloser: Gjermania ka lobuar per njohjen e Kosoves

7 korrik 2008, Dojce vele, "I gjithe Bllakani Prendimor ka perspektive evropiane dhe per secilin vend jane te percaktuar kriteret, te cilat duhet plotesuar per t´u integruar ne bashkimin Evropian. Andaj, njohja e paversise se Kosoves duhet te jete parakusht per vendet e caktuara, perfshire ketu edhe Serbine"-tha ministri i për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Gynter Glozer, gjatë vizitës në Prishtinë.  Gjendje alarmante ne pyjet e Decanit.

Kermabon: "EULEX do t´i raportoje vetem Brukselit "

7 korrik 2008, Dojçe Vele, „EULEX-i nuk është këtu për te zëvendësuar UNMIK-un. Ai është një mision krejt ndryshe, do të funksionoje si një mision në vete dhe me një mandat të qartë, i cil ido t´i rpaortojë Brukselit“-deklaroi, sot ne Prishtine, shefi i Misionit Evropian për Polici dhe Gjyqësi, në Kosovë, Iv de Kermabon. Lexo më shumë… Gloser: Gjermania ka lobuar per njohjen e Kosoves

Gjendje alarmante ne pyjet e Decanit

5 korrik 2008, Dojce Vele, Ndërprerja e tenderëve, bartja e përgjegjësive menagjeriale në komunë, shpejtimi i procedurave për ligjin e ri si dhe mobilizimi i të gjitha institucioneve relevante, për parandalimin e dëmtimit masiv të pyjeve, është kërkesë e njëzëshme e këshilltarëve komunal, banorëve dhe shoqërisë civile të komunës së Deçanit.


Kosova kremton bashkë me Amerikën

4 korrik 2008, Dojce Vele, „Amerika është e përkushtuar ndaj Kosovës, ndaj popullit të saj, nga çdo grup etnik, çdo komuniteti vendor në çdo kënd të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në këtë rrugëtim”-tha mes të tjerash ambasadorja e SHBA-ve, në Prishtinë, Tina Kaidanoë, në ceremoninë e shënimit të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Amerikës, e cila po kremtohet edhe në Kosove.

Opozita kosovare: "Strukturat paralele nuk shpërbëhen me fjalë"

4 korrik 2008, Dojce Vele, „Ka ardhur koha qe institucionet e Kosoves te deshmojne autoritetin e tyre dhe permes nje plani konkret te kthejne situaten nen kontroll. Sepse, strukturat paralele nuk shperbehen me fjale“-deklarojne kreret e dy partive opozitare ne Kosove, Nexhat Daci dhe Ramush Haradinaj, pas takimit me shefin e UNMIK-ut Lamberto Zanier. 

Gjermania dhe Franca ndihmojnë parlamentin e Kosoves

3 korrik 2008, Dojce Vele, Sot në Prishtinë, u nënshkruan dy marrëveshje në mes të Kuvendit të Kosovës me ambasadën gjermane dhe franceze, lidhur me mbështetjen e mëtutjeshme të parlamentit të Kosovës nga Parlamenti Federal Gjerman (Bundestag) dhe ai francez (Assemblée nationale).

18 vjet pas miratimit te Deklarates Kushtetutese

2 korrik 2008, Dojce Vele, “Miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 shënoi hapin e parë institucional të procesit të gjatë për pavarësinë e Kosovës dhe vullnetin politik të qytetarëve për liri, demokraci dhe pavarësi"-tha ne dekalraten e tij, presidneti I Kosoves, Fatmir Sejdiu, ne 19-te vjetorin e Për nder të 10-vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, nga deputetet e athershem te Kuvendit te Kosoves.

Moler: Strukturat paralele ne Kosove jane te panevojshme

1 korrik 2008, Dojce Vele, „Nuk ka arsye për ekzistimin e strukturave paralele ne Kosovë. Mjafton vetëm implementimi i Planit te Ahtisarit, për të garantuar të drejtat e të gjitha minoriteteve“-deklaroi, sot, në Prishtine, ministri i jashtëm danez, Piter Stig Moler, i cili po qëndron për vizite zyrtare ne Kosovë.

Ajete Beqiraj fituese e Cmimit te Pare te festivalit te radiove ne Tuzlla te Bosnje Hercegovines






1 korrik 2008, Radio Kosova, Organizuar nga Alter Media, prej 24 deri me 29 qeshor u mbajt Festivali i Katërt Rajonal te Radiove, „Tingulli është Vizion-Tuzlla 2008“. Në një konkurencë  prej 160 punimesh, Radio Kosova e perfaqesuar nga gazetarja Ajete Beqiraj   me reportazhin "Jeta ne natyre"  mori Cmimin e Pare te ketij festivali. 


 

Grupi Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë

30 qershor 2008, Dojce Vele, Sot, Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, për të katertën herë u mblodh në Prishtinë. Në këtë takim, vendet anëtare të grupit diskutuan për zhvillimet e fundit, për procesin e ristrukturimit të UNIMK-ut dhe kalimin e përgjegjësive tek institucinet e vendit dhe Misioni i Bashkimit Evropian, në Kosovë.

Grupi Drejtues Ndërkombtar për Kosovën, në Prishtinë

30 qershor 2008, Dojce Vele, Sot, Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, për të katertën herë u mblodh në Prishtinë. Në këtë takim, vendet anëtare të grupit diskutuan për zhvillimet e fundit, për procesin e ristrukturimit të UNIMK-ut dhe kalimin e përgjegjësive tek institucinet e vendit dhe Misioni i Bashkimit Evropian, në Kosovë.

Mediat serbe dhe serbet e Decanit

19 qershor 2008, Radio Kosova,  Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në kthimin e të gjithë të zhvendosurvë në vatrat e veta. Raportimi serioz, korrekt dhe i paanshem i mediave shqipe ne Kosove ka arritur te senzibiloje opinionin dhe te ndihmoje shtyerjen perpara te këtij procesi. Per dallim, raportimet joserioze te shumicës se mediave serbe, ju kushtonjnë vet serbve te zhvendosur.

Prizren: "Pajtimi Kombtar, Etnik dhe Fetar në Ballkanin Perëndimor”.

17 qershor 2007, Dojçe Vele, Problemet e sigurisë njerëzore, të lidhura me pajtimin nacional në vendet e Ballkanit Perëndimor, dominuan në konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim, me temën „Pajtimi Kombtar, Etnik dhe Fetar në Ballkanin Perëndimor”. Në konferencë po marrin pjesë eskpertë të shquar të shteteve të Ballkanit, Evropës dhe më gjërë. 


Decani kremton nentevjetorin e clirimit

16 qershor 2008, Radio Kosova, Komuna e Deçanit, me një varg aktivitetesh shënoi nëntë vjetorin e çlirimit. Në kuader te aktivitete kulturore e sportive u promovua edhe libri, ”Jetësimi I Kushtetutës së Kaçanikut në Komunën e Deçanit”, me ç’ rast u ndanë mirënjohje “Post Mortum” për heronjtë e kombit, Sali Cekun, Rrustem Brucin dhe Esat Mushkolaj, si dhe për të gjithë juristët bashkëpërpilues të statusit të Komunes së Deçanit, mbi bazën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves

16 qershor 2008, Dojce Vele, Kater muaj pas shpalljes e pavaresise se Kosoves, ka hyre ne fuqi Kushtetuta e saj. Per shtete qe pranojne dhe perkrahin Republiken e Kosoves, Kushtetuta legjitimon përcaktimin e qytetarëve të Kosovës per krijimin e nje shteti demokratik dhe shumetnik te integruar në komunitetin Euro-Atlantik. Per Rusine dhe Serbine, ky eshte edhe nje cenim i itnegritetit territoiral te Serbise dhe shkelje e ligjeve nderkombtare. Por, cfare mendojne qytetaret e Kosoves per kushtetuten e sapo hyre ne fuqi?

Himni i Kosovës do të pranohet nga kosovarët

13 qershor 2008, Dojce Vele, Deputetet e Paralmentit te Kosoves tashme kane miratuar himnin me te cilin Kosova do te identifikohet si shtet ne bote. Ne mesin e 134 propozimeve të kompozitorëve të vendit dhe të huaj, eshte perzgjedhur melodia pa tekst me titullin “Evropa” e kompozitorit, Mehdi Menxhiqit.

Pergatitje per Konferencen e Donatoreve

9 qershor 2008, Dojce Vele, Kosova do te kete mbeshtetjen masive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Bashkimit Evropian, tani pas shpalljes se pavaresise. Kjo theksohet ne deklaraten e samitit BE-SHBA qe zhvilloi punimet, te marten, ne Brdo te Sllovenise. Ndihma, per Kosoven do te artikulohet edhe permes ndihmave qe pritet te jipen nga shtetet donatore ne Konferencen e Donatoreve per Kosoven“, ne Bruksel, qe pritet te mbahet me 11 korrik.

Decan: Komuna dhe Manastiri

7 qershor 2008, Radio Kosova, Vazhdon tensioni ne mes te Komunes se Decanit dhe te Manastirit i nxitur nga Vendimi Ekzekutiv 2008/21, leshuar nga Zyra e Shefit te UNMIK-ut, Joachim Ryker, me ane te te cilti kerkohet bartja e 24 hektarëve tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit. Manastiri pardje leshoi nje komunikate me ane te se ciles akuzon komunen per mosperfillje te autoritetit te UNMIK-ut dhe shkelje te rezolutes 12/44. Komuna e Decanit,sot, me ane te nje komunikate i kunderpergjigjet.

Decan: A jane pronat e Manastirit apo te popullit?

4 qershor 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Asambleja Komunale e Deçanit, në seancën e sotme, ka kërkuar pezullimin e Vendimit Ekzekutiv 2008/21, me anë të të cilit Përfaqësuesi Special I Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, Joachim Ryker, kërkon nga Drejtoria Gjeodete e Kuvendit Komunal të Deçanit bartjen e 24 hektarëve tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit. “Toka shoqërore I është dhuruar Manastirit me 1997, me ligjet e Serbisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç-thonë zyrtarët komunalë. "Prona i është grabitur Manasitirit në vitin 1946”-thonë përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit.

Marreveshje per kthim te te zhvendosurve ne Decan

31 maj 2008, Dojçe Vele & Radio Kosova, Eshte nenshkruar marreveshja per ndertimin e 12-te objekteve te banimit per te znvendosurit serb ne komunen e Decanit. Marreveshja eshte pjese e projektit "Partneriteti i Qëndrueshëm për ndihme ne kthimin e pakicave ne Kosove“, te cilin e financon qeveria e Kosoves ne bashkepunim me qeverine e Britanise se Madhe.

Frode Mauring viziton te kthyerit ne Decan

29 maj 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Shefi i Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Frode Mauring, shprehu domosdoshmërinë për mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, e në veçanti të komuniteteve që janë përballur në të kaluarën me dhunë dhe padrejtësi. Mauring, i shoqëruar nga këshilltari i ministrit për kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Stanisha Petroviq, para vizites ne Manastirin e Decanit, eshte takuar me të zhvendosurit serb, te cilet jane pjese e nje projekti per dialog nderetnik.

Decan: Edhe nje vendim i UNMIK-ut ne adrese te Kuvendit

29 maj 2008, Radio Kosova, Përfaqësuesi Special I Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, Joachim Ryker, me anë të një urdhërese, kërkon nga Kuvendi Komunal I Decanit bartjen e rreth 24 hektareve të pronës shoqërore mbi Manastirin e Decanit.

Prapaqan: Hapet Qendra per Komunitete

28 maj 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Ne Prapaqan te Decanit eshte hapur Qendra per Komunitete, nga e cila do te perfitojne grate e gjashte fshatrave te komunes se Decanit ,pa dallim feje dhe kombsie.

Kreu i EULEX-it ne Prizren

19 maj 2008, Dojce Vele,“Qellimi i fundit i Bashkimit Evropian eshte i qarte: dislokimi i tij ne mbare Kosoven sa me shpejt qe eshte e mundur”-tha te henen kreu i misionit EULEX ne Kosove, Ives de Kermabon, me rastin e vizites se tij ne qytetin e Prizrenit.

Isniqi nikoqir i "Zerit te Vellazerise 2008"


Karvani I vellazerise ne oden e Misin Bales ne Isniq  
29 prill 2008, Radio Kosova Vazhdon manifestimi tradicional “Zeri i Vellazerise 2008”, organizuar nga Shoqata e Vellazersie “Kosove-Malesi e Madhe "Martin Dreshaj”. Pas Pejes, si nikoqire e perhershme e ketij manifestimi, solistet dhe ansamblet vazhduan rrugetimin per ne Isniq te Decanit, ku u priten me perzemersi nga banoret e ketij fshati dhe me gjere.

Blegtoria ne Decan

20 prill 2008, Radio Kosova, Gjate luftes se fundit ne Kosove, rreth 70 per qind e infrastruktures blegtorale eshte demtuar. Nderkohe qe, fondi i bagetive i cili para luftes numeronte 40 mije dele dhe gjedhe, eshte reduktuar ne 15 mije krere.

Zgjedhjet lokale te Serbise ne Kosove

19 prill 2008, Dojce Vele, Serbia ka marre vendim per mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne Kosove. Keto zgjedhje per UNMIK-un jane jolegale, per Kosoven-cenim i integriteti te saj, ndersa per Evropen dhe SHBA-ne-shkelje e rezolutes 12/44. Nderkohe qe, serbet e Kosoves, kane qendrime te kunderta nga vendi ne vend.

Çfarë vendi zë “Deutsche Welle”-shqip në Kosovë ?


Hyrja kryesore ne kompleksin e selise
 se DW-se,ne Bonn
prill 2008, Dojce Velle, Redaksia shqipe e Radios Dojçe Vele, e krijuar në 1992 ka arritur vit pas viti arriti te bëhet ndër radiot më të dëgjuara. Në vitet 90-të ajo mbeti dritarja e vetme informative për dëgjuesin shqiptar në Kosovë.

Demtimi i pyjeve të Decanit

 Pyje te Dëmtuara në Bjeshkën e Strellcit  

13 prill 2008, Radio Kosova, Bazeni kryesor I pyjeve ne Kosove gjendet ne komunen e Decanit, I cili viteve te pasluftes I eshte ekspozuar shfrytezimit te pakontrolluar nga preresit ilegal. Sipas eksperteve komunale, demtimet e medha ne masivin e Bjeshkeve te Nemura, perligj Ligji per Pyjet, I aprovuar para tri vjetesh ne Parlamentin e Kosoves.

Decan: Tri Qendra per te Moshuarit nga "Intersos"-i Italian

Inaugurimi i Qendres per te Moshaur, ne Isniq
8 prill 2008, Radio Kosova,Financuar nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme përmes Zyrës për Kooperim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, OJQ "Intersos", po implementon projektin “Me dinjitet në pleqëri”. Tri prej 14-të Qendrave për të Moshuarit, u hapen sot edhe në komunën e Deçanit. 

A pranohet Kushtetuta e Kosoves nga te gjitha kombsite?

8 prill 2008, Dojce Vele, Me një ceremoni solemne, u nënshkrua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila përcakton Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Kushtetuta e cila do t'i dërgohet Parlamentit të Kosovës për miratim, hyn në fuqi me 15 qershor. Por, çka mendojnë qytetarët për Kushtetuten e Kosovës?

KEK-u & Konsumatori

28 mars 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, Qeveria e Kosoves, krahas Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës dhe Postë-Telekomit te Kosovës ka shpallur si kampione e korrupsionit edhe Korporaten Energjetike te Kosovës. Por, perderisa qeveria shumë shpejt pritet të dalë me nje projekt konkret për të tejkaluar gjendjen e rëndë energjetike ne Kosove, zyrtare te Divizionit te Rrjetit per Rajonin e Pejes thone se me i korurptuar eshte vet konsumatori, duke mare parasysh se vetem 40 per qind e tyre jane parapagues te rregullt.

Patundshmëritë dhe uzurpatorët

20 mars 2008, Dojçe Vele & Radio Kosova, Kthimi I serbve ne Kosove dhe vendosja ne vendbanimet e vjetra, shpeshehre rezulton me nxjerrjen e shqiptareve ne rruge. Kete pervoje e pati edhe drejtori I njesise se PTK-se ne Decan, I cili nga zyrtare te Agjencise Kosovare te prones nga objekti I ndermarrjes se tij. Si rrjedhoje, Poste Telekomi I Kosoves, ka ngritur padi prane gjykates kompetente.

Shefi i misionit EULEX në Pejë

15 mars 2008, Dojçe Vele, “Qellimi i Bashkimi Evropian eshte sundimi i rendit dhe i ligjit ne mbare Kosoven, duke shpjeguar se koncepti kryesor eshte pronesia dhe llogaridhenja mendore”-ka thene sot ne Peje, shefi i misonit te EULEX-it, Yves de Kermabon.