Arkivi

“Pavarësi për Kosovën” apo „Kosova është Serbi”

25 nëntor 2007, Dojçe Vele, Janë keto, dy sllogane që përsëriten tash tetë vjet nga të dyja komunitetet. Ato janë të njohura edhe për botën, para syve të së cilës zhvillohet beteja ndërmjet dy vendeve të destinuara me ndarje. E, midis kësaj tërheqjeje të vazhdueshme në anë të kundërta, është populli i cili ka mbetur pezull mes situatës së turbullt, pa një ide të qartë qoftë edhe për të nesërmen.

Ajete Beqiraj,fituese e "Cmimit Special" te Festivalit te Radiove ne Neum te Bosnje Hercegovines


  
Në Neum të Bosnjë-Hercegovinës u mbajt Festivali i Tretë Rajonal i Radiove "Zëri si Nxitje e Kreativitetit-Neumi 2007".  Në një pjesëmarrje prej 40 mediave të vendeve të rajonit, fakultetet e gazetarisë, etj., Ajete Beqiraj nga  Radio Kosova mori "Cmimin Special"te ketij festivali.

Fondet pensionale edhe më tej në Serbi

4 nëntor 2007, Dojçe Vele, Me rrënimin e autonomisë së Kosovës në mënyrë antikushtetuese dhe jolegjitime, kontributet që kapin shumën prej 2 miliardë eurosh, me ligjet e Serbisë u bartën në këtë republikë. Prej vitit '98, u ndalua dhënja e pensioneve në viset ku u zhvilluan askionet ushtarake e policore serbe, ndërsa që nga fundi I vitit '98, u ndaluan në përgjithësi.

Kosova e Re dhe Serbia e Vjetër

2 nentor 2007, Dojçe Vele, "Ku është Serbia e vjetër sot dhe ku do të jetë Kosova e re, nesër?" Kjo është një pyetje të cilën të dyja komunitetet ia shtruan vetes për gjithë këtë kohë. Por, pas tetë vjetësh vendnumërimi dhe qëndrimi pezull, përgjegja sikur nuk ka më rëndësinë e dikurshme. Të paktën jo për serbët e Kosovës të cilët që nga viti ´99 jetuan në Serbi.