Arkivi

Ajete Beqiraj fituese e "Cmimit te Varferise 2007"nga Ekipi i Kombeve te Bashkuara ne Kosove


Me qëllim të shënimit të tetë Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, qe duhet realizuar deri më 2015 nga vendet nënshkruese të Deklaratës së Mijëvjeçarit, Ekipi i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, me nje sere aktivitetesh shenoi  “Javën e Luftimit të Varfërisë” . Cmimin e Parw pwr radioreportazhin me te mire e mori Ajete Beqiraj, e cila perfaqesoi Radio Kosoven.

Bashkejetese e serishme ne Kosove?

20 tetor 2007, Dojçe Vele, Një ndër tetë standardet që duhet plotësuar para përcaktimit përfundimtar të statusit të Kosovës, është standardi i katërt që ka të bëjë me „Kthim të qëndrueshëm dhe të drejtat për bashkësitë dhe pjesëtarët e tyre“. Qeveria e Kosovës për këtë qëllim pat ofruar një fond prej 11 milionë eurosh, ndërkohë që një rol të rëndësishëm luajnë edhe organizata të ndryshme ndërkombtare.

"Partitë na ndanë e na përqanë"

10 tetor 2007, Radio Kosova, Me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, para 17 vjetësh, u shënua dalja në sipërfaqe e lëvizjes së heshtur gjithëpopullore kundër regjimit të athershëm serb, e cila përfundoi me kryengritjen e fundviteve të 90-ta. Pas ndërhyrjes së forcave të Nato-s dhe vënjes së Kosovës nën adminstrim të UNMIK-ut, dolën në skenë subjekte të ndryshme politike, numri i të cilave sivjet është rritur në ´96. Por, sa ka vetëdie populli kosovar për sistemin shumëpartiak apo sa është i kënaqur me punën e atyre që ua besuan votën?

Gllogjan: Edhe një re e zezë mbi familjen Haradinaj

Mijera pjesemarresit ne ceremonine e varrimit

4 tetor 2007, Radio Kosova & Blue Sky, Sot, në fshatin Gllogjan të Deçanit, u varros Shqipdon Haradinaj, i biri i dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj, I cili të martën humbi jetën tragjikisht. Shqipdoni është viktima e katërt e familjes Haradinaj, pas babait Shkelzenit, axhës Luanit dhe Enverit, të vrarë në rrethana të ndryshme.