Arkivi

Bisedimet shtese dhe politika aktuale

30 shtator 2007, Dojçe Vele, Qështja e Kosovës mbetet në qendër të vëmendjes së shteteve ndërkombtare. Por, çfare mendojnë qytetaret e të dyja vendeve negociuese për bisedimet e stërzgjatura dhe sa është e drejtë në sy të tyre, politika aktuale e Prishtinës dhe Beogradit?

De Marnac: Paqe për hir të popullit të Kosovës

28 shtator 2007, Dojçe Vele, „KFOR-i është i angazhuar që të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Të dy proceset e rëndësishme: zgjedhjet dhe bisedimet për statusin, duhët t´i kalojmë në qetësi dhe paqe, për hir të popullit të Kosovës!“- deklaroi të shtunën, në Prizren, komandanti KFOR-it, gjenerali Xavier Bout de Marnac.

Fshatrat e izoluara, Bixhë dhe Grapc

25 shtator 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Procesi i kthimit në komunën e Klinës ka filluar që në vitin 2002. Me këtë valë janë kthyer edhe pjesëtarë të komunitetit serb. Kthimi në zonat rurale të Klines, me mbështetjen e UNMIK-ut dhe të Organizatës Gjermane për Mbështejte Teknike( THV) së pari filloi në fshatrat Bixhë dhe Grapc. Por, përderisa në fshatrat e tjera liria e lëvizjes dita-ditës përmirësohet, banorët e këtyre dy fshatrave vazhdojnë mbesin të izoluara dhe vegël e politikës së Beogradit.

Investime të reja të Bankës Gjermane për Zhvillim në Kosovë

23 shtator 2007, Dojçe Vele, Dy milion e treçind mijë euro është vlera e donacionit, që Banka Gjermane për Zhvillim ia ka dhuruar Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidrodrini”, në Pejë. Ky donacion do t´i mundësojë kësaj kompanie shërbime më të mira për konsumatorët e saj në Pejë, Istog, Klinë dhe Junik. Në këtë program nuk është përfshirë edhe komuna e Deçanit, për shkak të tërheqjes nga kjo shoqëri aksionare në qershor të këtij viti.

Mungesë e artikujve bazë-Tokat djerrë

19 shtator 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Që nga fillimi I gushtit, popullata e Kosovës përballet me rritje çmimesh të artikujve ushqimorë. Shtresat më të goditura nga vala më e re e shtrejtimit janë të varfërit dhe pensionistët, të cilet përballen me vështirësi të ekzistencës. Ndërkohë, mijëra hektarë tokë vazhdojnë të mbesin djerrë, me arsyetimin se “nga punimi I tokës nuk ka leverdi”.

Serbët e Kosovës ndjehen të sigurt vetëm nën mbrojtjen e forcave serbe

15 shtator 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Të gjitha forcat kombtare dhe ndërkombtare të cilat përpiqen të ndërtojnë paqe dhe siguri për të gjithë në Kosovë, nuk mjaftojnë edhe për pakicën serbe. Jo rrallë, pjesëtarë të këtij komuniteti deklarohen se vetëm policia dhe ushtria serbe mund t´I mbroje ata, pa dashur t´ia dinë nëse këto forca janë të tilla edhe për 95 për qind të popullatës tjetër shumëetnike që jeton në Kosovë.

Papunësia e të rinjve në vendet e ish-Jugosllavisë

2 shtator 2007, Dojçe Vele, Papunësia në përgjithësi dhe ajo e të rinjve në veçanti, është prezente në mbarë Evropën. Por, kur është fjala për vendet ballkanike, shifrat në tabelat e papunësisë rriten shumëfish. Në rrethana të tilla, „tharja e trurit“ është një fenomen i pritshëm ndërsa pyetja e të rinjve: „çka pas studimeve?!“, ndër më të rëndomtat.