Arkivi

Zjarr në Bjeshkët e Prilepit

31 gusht 2007, Radio Kosova, Zjarri ne Bjeshken e Prilepit, nuk ka te ndalur. Ai po merr permasa gjithnje e me te medha, edhe pse për shuarjen e tij jane te angazhuar vazhdimisht njësitet e zjarrfikësve të ndihmuar nga APK-ja ,TMK-ja dhe qytetarët.

(Mos)pjesëmarja e serbve në zgjedhje

21 gusht 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Përkrah situatës së paqartë politike dhe të gjëndjes së rëndë ekonomike, pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e paralajmëruara në nentor të këtij viti, mbetet e sigurt. Për boshnjakë, turq, rom, egjiptianë e ashkalij, pjesëmarrja është e vetkuptueshme. Vetëm për komunitetin serb vazhdon paqartësia.

Odiseja e gjatë e kthimit

20 gusht 2007 , Dojçe Vele, Pas vënies së Kosovës nën administrimin e UNMIK-ut në vitin 1999, romët nga pothuaj të gjitha qendrat e mëdha të Kosovës lëshuan vatrat e tyre. Pas tetë vjet banimi si të zhvendosur nëpër qendra kolektive, në Serbi, Malit të Zi, Maqedoni dhe në shtete të perëndimit, ata po kthehen në pronat e veta, përderisa kthimin e të zhvendosurve përbrënda Kosovës vështirëson frika e ndërprerjes së ndihmës sociale nga qeveria e Serbisë.

Së pari kthim i serbve pastaj shtëpitë

19 gusht 2007 , Dojçe Vele, Në Vitomirice të komunës së Pejës, ende nuk ka pasur kthim të të zhvendosurve serb. Kthimi i dy familjeve të zhvedosurishnga Mali i Zi, përbën kthimin e parë në këtë fshat multietnik.

Ivanoviç: Nuk ka përfundim të procesit pa kompromis

12 gusht 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, 10 dhjetori është datë përfundimtare për raportimin tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, por jo për perfundim të procesit-deklaroi lideri i Listes Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, pas takimit me treshen ndërmjetesuese të Grupit të Kontaktit, në ditën e dytë të qëndrimit të tyre në Kosovë.

Decan: Trashegimia kulturore

12 gusht 2007, Radio Kosova, Nga sulmet e egra të pushtuesve në luftën e fundit, u dogjen e u shkatërruan kullat si fortifikata të qëndresës si dhe objekte tjera të lashtësisë. Por, te 622 objektet kulturore te Decanit, të cilat do të futën nën mbrojtjen e ligjit do te deshmojne te kaluaren shqiptare dhe autoktonine.

Trashëgimia kulturore e Deçanit

11 gusht 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Manastiri i Decanit nuk eshte i vetmi objekt i trashgimise kulturore me te cilin identifikohet Decani. Jane edhe 622 objekte te tjera neper kete komune, qe iu kane rezistuar pushtuesve te huaj neper etapa te ndryshme historike. Ndersa, fillimi i germimeve arkeologjike do te ndihmonte ne vertetimin e identitetit te popullates se ketushme.

Kather: Dhuna është rrugë pa krye

9 gusht 2007, Dojçe Vele, “Ky është një vit i vendosjes së të ardhmes. Unë nuk shikoj pengesat. Por, nëse ka, ne do ti shmangim ato. Për këtë ju siguroj!”-pat thënë gjenerali gjerman Roland Kather, gjatë ceremonisë së marrjes se komandës se Forces se NATo´s në Kosovë, me 1 shtator 2006, Prishtinë.

Prizren: Festivali i filmit „Dokufest 2007”

7 gusht 2007, Dojçe Vele, Para gjashtë vjetësh, një grup entuziastesh të rinj hapen edicionin e parë të filmi, „Docufest“, me dëshirën e sinqertë që Prizreni të jetë qendër kulturore e Kosovës. Atmosfera e dikurshme dhe masa tashmë janë gjallëruar dyfish, trefish apo shumëfish sikurse edhe vet pjesëmarrja në këtë festival, tashmë me përmasa ndërkombtare. Në këtë festival do të shfaqen 104 filma artistik të metrazhit të shkurtër dhe të metrazhit të gjatë nga 48 shtete të botës, prej të cilëve 9 filma janë nga Kosova dhe Shqipëria.

Klinë: Fshatrat e izoluara Bixhë dhe Grapc

5 gusht 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Procesi i kthimit në komunën e Klinës ka filluar që në vitin 2002. Përveç komunitetit boshnjak, rom, ashkalijë dhe egjiptian në masë të madhe janë kthyer edhe pjesëtarë të komunitetit serb. Kthimi në zonat rurale të Klines, së pari filloi në fshatrat Bixhë dhe Grapc me mbështetjen e UNMIK-ut dhe të THV-së gjermane. Por, banorët e këtushem edhe më tej udhëhiqen nga Beogradi.

Shtyerje punimesh në rrugën Deçan-Plavë

4 gusht 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Edhe pse rruga Deçan-Plavë-Vermosh ishte prioritet i Ministrisë së Transportit dhe Postëtelekomunikacionit të Kosovës, për vitin 2007, qarkullimi i makinave përgjatë shtatë kilometërshit të Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit nxiti kundërshtimin e kishës dhe ndërhyrjen e zyrave diplomatike, duke penguar kështu fillimin e punimeve gjatë javës së shkuar.