Arkivi

Bisedime shtesë për statusin e Kosovës?!

31 korrik 2007, Dojçe Vele, Maratoni i mundimshëm e i tejzgjatur drejt një caku të kahmotshëm dhe zvarritja e përmbushjes së premtimeve për zgjidhjen e statusit pas një viti, pas një stine, pas një muaji apo edhe në një dite të caktuar, popullin e Kosovës dëshpëron përditë. Dashur pa dashur, kjo barrë bie mbi supet e qeverisë së Kosovë dhe të Grupit të Unitetit.

Sejdiu: Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme

30 korrik 2007, Dojçe Vele, Presidenti I Kosovës, njëherësh kryesues i Ekipit të Unitetit, Fatmir Sejdiu, sot, në raportimin e tij para deputetëve të paralmentit shprehu edhe një herë qëndrimin e palëkundur të palës kosovare, se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, se integriteti territorial I Kosovës mbetet I pacenueshëm dhe se Kosova do të jetë unike dhe e pandarë. Grupi Negociator për statusin e Kosovës, në seancën e parë të parlamentit pas paralajmërimit për negociata të reja me Beogradin, tha se kjo do të jete shtyrja e fundit në procesin e zgjidhjes së statusit.

Kushtëzim i regjistrimit të makinës me faturën e rrymës së paguar

30 korrik 2007 , Dojçe Vele, Sipas Korporatës Energjetike të Kosovës, borxhet e konsumatorëve arrinë në ë08 milionë euro. Mungesa e energjisë elektrike si pasojë e borxheve, i kushton Kosovës miliona euro-thotë ministri për energji dhe miniera, Ethem Qeku. Kushtëzimi i regjistrimit të automjeteve me faturën e energjisë së paguar, do mund të ndihmonte në arkëtimin e borxheve-besojnë nënshkruesit e memorandumit të mirëkuptimit, i cili hyri në fuqi me 5 korrik të këtij viti.

Kërkesë për shpallje të gjëndjes emergjente

28 korrik 2007, Dojçe Vele, Pas gjëndjes alarmante të shkaktuar nga zjarret, Komiteti Ndërministror për Menagjim të Fatkeqësive Natyrore, autorizoi Qeverinë e Kosovës që të kërkojë nga shefi i UNMIK ut Joakim Ryker shpalljen e gjëndjes emergjente në tërë territorin e Kosovës. Por, me gjithë djegjen e mijëra hektarëve të tokës, pyjeve dhe disa shtëpvie nga zjarri, zyrtarë të lartë të administratës së UNMIK-ut thanë se me një koordinim të institucioneve vendëse dhe te atyre ndërkombëtare, zjarret e shumta mund te lokalizoheshin.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale do të mbahen në nëntor

27 korrik 2007 , Dojçe Vele, Ekipi i Unitetit dhe kryeadministratori i Kosovës Joachim Ryker, ranë të enjten dakort që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbahen në nëntor. Procesi i zgjedhjeve dhe procesi i statusit në Kos ovë mund të ecin paralalisht, për të mos lejuar krijimin e vakumit institucional-u tha në takimin e Grupit Negociator për statusin e Kosovës me shefin e UNMIK-ut, Joachim Ryker.

Shpërthim në Kosovë - Autorët nuk dihen

27 korrik 2007, Dojçe Vele, Fshatrat malore, Cerajë, Bistricë dhe Koshtovë, janë të vetmet fshatra të banuara me shqiptarë në komunën e Leposaviçit. Banorët e këtyre fshatrave, vazhdimisht përballen me probleme të shumta përfshire këtu edhe mungesën e transportit. Për të lehtësuar sadopak problemet e banorëve të këtushëm, ditë më parë u hap Zyra për Komunitete. Mirëpo, një minibus i kësaj zyreje ishte cak i një shpërthimi të fuqishëm në orët e paraditës së sotme.

Pavarësia në partneritet me botën perëndimore

26 korrik 2007, Dojçe Vele, Anëtarët e Ekipit Negociator për statusin e Kosovës kthehen optimistë nga Uashingtoni, ndërkohë që kryeadministratori Ryker informon Brukselin për pjekurinë e popullit kosovar pas dështimit të statusit në KS.

Zjarret rrezikojnë vendbanimet

25 korrik 2007, Dojçe Vele, Përhapja e zjarreve në territorin e Kosovës po rrezikon edhe vendbanimet. Në zonat kufitare ekziston rrezik i ndërsjellë. Këshilli Ndërministror për Menaxhimin e Krizës thotë se gjëndja është alarmante. Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme, kërkoi nga shefi i UNMIK-ut Joachim Ryker, shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme.

OSBE do të ndihmojë funksionimin e institucioneve demokratike

24 korrik 2007, Dojçe Vele, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim, do të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës edhe pas zgjidhjes së statusit-tha të martën në Prishtinë, sekretari I pëgjithshëm I kësaj organizate, Marc Perrin de Brichambaut. Ndërsa, ministri austriak për shkencë dhe kërkim, Johannes Hahn tha se për të qënë një shtet I fortë, Kosova duhet të punojë në fushën e arsimit.

Jo, shpallje të njëanshme të pavarësisë

24 korrik 2007 , Dojçe Vele, Ekipi negociator i Kosovës zhvilloi takimet në Shtëpinë e Bardhë. Për Kosovën mbetet e rëndësishmë përkrahja amerikane.

Takimi i Ekipit të Unitetit me sekretaren Reis

23 korrik 2007 , Dojçe Vele, Ekipi Negociator për statusin e Kosovës, sot takohet me sekretaren amerikane të shtetit, Condolisa Reis, për të qartësuar rrugën e mëtejme të këtij procesi. Përfaqësuesi i deritashëm i Havier Solanës, në Kosovë, Torbjorn Solstrom, në Prishtinë, deklaroi se Bashkimi Evropian do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të zbatuar Planin e Ahtisarit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Temperaturat e larta atmosferike rrisin numrin e zjarreve në Kosovë

23 korrik 2007, Dojçe Vele, Sipas të dhënave të Departamentit për Menaxhim të Emergjencave të Ministrisë e Punëve të Brendshme te Kosovës, në qershor dhe korrik janë djegur sipërfaqe të tëra fushore e malore. Zjarret vazhdojnë.

Çfarë pret ekipi negociator nga Uashingtoni?

23 korrik 2007, Dojçe Vele, Ekipi Negociator për statusin e Kosovës takohet sot me sekretaren amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs. Hapat e mëtejshëm në përcaktimin e statusit të Kosovës -temë qendore e takimit.

Bllokim i procesit të statusit në Këshillin e Sigurimit

20 korrik 2007, Dojçe Vele, Procesi I përcaktimit të Statusit të Kosovës në Keshillin e Sigurimit është I bllokuar. Ai I tillë duhet të shpallet I dështuar, dhe të kërkohen alternativa të tjera-tha kryeministri I Kosovës, Agim Qeku, pas takimit me shefin e Unmikut, Joachim Ryker. Përderisa, kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, është I mendimit se Kuvendi do ta shpall pavaresinë në kohën e duhur dhe në marrëveshje me Bashkësinë Ndërkombtare.

Mesazh durimi

20 korrik 2007 , Dojçe Vele, I dërguari i presidentes së radhës së BE-së, Portugalisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadori Antonio Tanger Korea në Prishtinë shprehu bindjen se Kosova është çështje prioritare për Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet në vjeshtë - dëshmi se Kosova mund të funksionojë si shtet

19 korrik 2007, Dojçe Vele, Anëtaret e Ekipit të Unitetit, të mërkuren paraqiten qëndrimin e përbashkët për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë kësaj vjeshte. Ky ekip kërkon që mbajtja e zgjedhjeve të trajtohet si proces i ndarë nga qështja e statusit të Kosovës dhe të mos shërbejë si justifikim për zvarritje të mëtjeme të këtij procesi.

Shuk-Nuk ka ndarje të Kosovës

18 korrik 2007, Dojçe Vele, Fjala"ndarje e Kosovës" duhet hequr nga tavolina një herë e përgjithmonë. Këto janë deklarata të papërgjegjshme të atyre qeë nuk e kanë idenë se ç´domethënje ka kjo për Kosovën dhe për mbarë rajonin"-deklaroi zvendësshefi i Kosovës,Stiven Shuk, në Prizren.

Blegtoria dje dhe sot

14 korrik 2007, Dojce Vele & Radio Kosova, Dikur, komuna e Decanit njihej si vend blegtoral. Pas luftes u shkateruan fermat-u shperbene kopete. Per shkaqe ekonomike, shumica prej tyre nuk u rimekemben asnjehere. Nderkohe, veprojne vetem disa fermere te vegjel me kope te vogla bagetishe.

Personat e maskuar

10 korrik 2007 , Dojçe Vele, Situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të vlerësohet si e qetë. Por, paraqitja e personave të maskuar në disa vende të Kosovës dhe keqtrajtimi i viktimave, është një dukuri që shqetëson qytetarët e atjeshëm. Përderisa në Rajonin e Prizrenit deri më tash janë evidentuar 6 raste, të hënën, në Rajonin e Pejës u arrestuan dy persona si të dyshuar për veprime jashtëligjore nën maska.

Melkert: Statusquo-ja dhe stagnimi janë të paqëndrueshme

8 korrik 2007, Dojçe Vele, Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ad Melkert, ka mbërritur për një vizitë dyditiore në Kosovë. Gajte vizitës në fshatin Videjë të Klinës, Melkert është njohur nga afër me procesin e kthimit dhe të riintegrimit të minoritetit serb. Njeriu I dytë I Kombeve të Bashkuara, Ad Melkert, po sot vizitoi edhe serbët në veri të Mitrovicës.

Kthimi i serbve në Lloçan

6 korrik 2007 , Dojçe Vele & Radio Kosova, Realizimi I kthimit rural në komunën e Deçanit varet nga plani për kthimin e komunitetit serbo-malazez, të cilët jetojnë si të zhvendosur në Serbi dhe Mal te Zi. Këshilli Danez për Refugjatë, vazhdon të organizoje vizitat Shko dhe Shiko, në kuadër të të cilave të zhvendosurve iu mundësohen vizita në prona dhe varreza. Kjo ëhtë edhe një përpjekje për zbutjen e tensioneve në mes të dyja komuniteteve.

Odisejada e nje kufome

3 korrik 2007, Radio Kosova, Mbetjet e saj mortore Sanije Binak Balajt nga fshati Strellc I Poshtëm, e cila për herë të fundit është parë në Baran të Pejës në gusht të vitit 1998, pas tetë vjetësh të ekzekutimit jane gjetur në Piskotë të Gjakovës. Nderkohe, Paneli Gjyqsor Nderkombtar, ne Gjykaten e Qarkut ne Peje, me vepren penale: Vrasje e rëndë, ngarkon Idriz Gashin, nga Lutogllava e Pejes, duke ia shqiptuar 15 vjet vuajte denimi.