Arkivi

Kater-KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë me forca të pandryshuara

29 mars 2007, Dojçe Vele, Komandanti I përgjithshëm I Forcës Ndërkombtare në Kosovë, gjenerali gjerman Roland Kather, pohon se KFOR-I do të qëndrojë me mision dhe forca të pandryshueshme edhe për gjashtë muajt e ardhshëm. Ndërkohë, gjenerali Erik Pfeiffer, komandant i Dërgatës Ushtarake Shumëkombëshe-Jug, me seli në Prizren, deklaroi të ejten se masat shtesë dhe gatishmëria ushtarake në Kosovë janë të panevojshme, meqë nuk ka ndonjë mundësi reale që Serbia mund të paraqes rrezik për Kosovën.

Sqarime me popullin

28 mars 2007 , Dojçe Vele,Të martën, në Deçan u mbajt debat publik me qytetarët. Me problemet e komunitetit u përballën kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ryker, komandanti i KFOR-it Roland Kather, zëvendëskryeministri, Lutfi Haziri dhe Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor të Kosoves, Ardian Gjini.

Kujtohet tetë vjetori i fillimit të fushatës së NATO- kundër Serbisë

25 mars 2007, Dojçe Vele, "Kemi provuar me muaj të tërë, apo me vite që të gjejmë një zgjidhje politike për këto kriza. Dhe, vetëm kur këto përpjekje kanë dështuar, sepse Milloshivici nuk e pranoi ndonjë, ne vendosëm të përdorim forcën"-kështu pat deklaruar Havier Solana, sekratari athershëm i Aleancës Veriatlantike, pak kohë pas fillimit të bombardimit të forcave të NATO-s mbi caqet serbe në Kosove, vendim i cili erdhi si pasojë e refuzimit të Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes së hartuar nga komuniteti ndërkombëtarë në Konferencën e Rambujesë.

Rucker: Serbët dhe shqiptarët do të pajtohen një ditë

24 mars 2007, Dojçe Vele, Krerë të qeverisë vendore dhe të administratës ndërkombtare, vizitojnë komunat e Kosovës për të njoftuar qytetarët për së afërmi me përmbajtjen e Pakos së Ahtisarit, e konsideruar si zgjidhja e vetme e cila garanton stabilitet në rajon.

Parregullsi në zgjedhjen e operatorit të telefonisë mobile?

23 mars 2007, Dojçe Vele, Opozita ngre dyshime për parregullsi me rastin e përzgjedhjes së operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë. Pozita i vlerësoi këto dyshime si të pabaza.

Largim i Njësisë Speciale rumune nga Kosova

23 mars 2007, Dojçe Vele, Zyra për Informim e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, përmes një komunikate për shtyp njofton se 75 pjesëtarë të Njësisë Speciale nga Rumania, janë larguar nga Kosova. Largimi I tyrë vjen si pasojë e trazirave të 10 shkurtit, me ç´rast u vranë dy të rinj.

Blazi-Franca mbështet Planin e Ahtisarit

22 mars 2007 , Dojçe Vele, Në kohën kur janë intensifikuar përpjekjet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, bazuar në propozimin e ndërmjetësit ndërkombëtar Martti Ahtisaari, Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Filipe Duste Blazi, viziton Kosoven. Pas takimebe takimeve me udhëheqësit e pranisë ndërkombëtare, civile e ushtarake si dhe me drejtuesit e institucioneve të Kosovës dhe me anëtarët e Ekipit të Unitetit, Blazi do te udhetoje per ne Beograd.

Gjëndja e sigurisë në Kosovë

21 mars 2007, Dojçe Vele, Zyra për Siguri Publike e Qeverisë së Kosovës, e cila së bashku me institucionet relevante monitoron situata të ndryshme, gjëndjen në vend e vlerëson si të kënaqshme dhe stabile. Por, nuk përjashton mundësinë e rrebelimit të popullit nëse nuk respektohet vullneti I tyre.

Zonat e Veçanta të papranueshme për titullarët e pronave

Qendra e Decanit
4 mars 2007, Dojçe Vele, Që nga shpallja e Zonës me Rëndësi të Veçantë përreth Manastirt te Deçanit, nga ish kryadministratori Soren Jesen Petersen, nuk kane pushuar shqetësimet e qyetarëve të Deçanit. Propozimi I të derguarit të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari I forcoi ato edhe me tepër me paralajmerimin se në të ardhmen mund t’u ndalohet çdo aktivitet komercial apo ndërtim në tokat e tyre. Komisioni pesëanëtarësh I ngritur në nivel të Asamblesë Komunale, me një raport prej katër faqesh I drejtohet Grupit të Unitetit, ndërkohë që merr një përgjigje edhe nga peshkopi I Manastirit të Deçanit, Teodosije Sibalic.