Arkivi

Krimet dhe kriminelët në Rajonin e Pejës

17 mars 2006, Dojçe Vele, Këshilli i Asociacioneve të Familjeve të Personave të Zhdukur me Zyren për Persona të Zhdukur, në Prishtinë, ku ishin prezent edhe përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut si dhe perfaqesuesit e Odës së Avokatëve, morën vendimin për hartimin e kallzimeve penale për krimet e kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës së fundit, në Kosovë. Ndërkohë, Qendra Rajonale e KLMDNj-së, në Pejë, me shënimet e grumbulluara që nga viti 1999, tashmë ka bërë hartimin e kallzimeve penale për krimet e kryera në Rajonin e Pejës dhe ia ka dërguar Gjykatës Ndërkombtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Kjo qendër u shfrytëzua si burim informacioni edhe nga Tribunali Nderkombtar I Hagës, kundër të kërkuarit për krime lufte, Nebojsha Miniç.
 

Falja e parë e gjakmarrjes në Kosovën e pasluftës

18 mars 2006, Dojçe Vele, Familja Kastrati dhe Markaj ishin nismetare te aksionit per faljen e gjaqeve ne Kosoven e pasluftes, kur ne tubimin e dites se shtune ne Peje, ku ishin prezent kryetarit te Parlamentit te Kosoves Kole Berisha, deputetet e Parlamentit te Kosoves Xhavit Haliti dhe Gazmend Muhagjiri, keshilltari I presidentit te Kosoves, te Rame Manajt si dhe te shume qytetareve te tjere ,u shtri dora e pajtimit.