Arkivi

PANDELI KOCI(Sazan Goliku): "Liria nuk të jep gjithçka..."

Pandeli Koçi, është I pari që mblodhi, redaktoi dhe botoi nga krahu I letërsisë shqiptare të krahëve të verilindjes dhe të lindjes,të cilët për të janë krahët më të fuqishëm,më origjinal dhe më shqiptar sepse shprehin shpirtin, shpresën e mbi të gjitha idealin kombtar për një botë shqiptare.  I njohur me emrin letrar Sazan Goliku është me origjinën nga Tepelena, u lind në Vlorë në vitin 1942. Të parët e tij nuk vdiqën por u vranë nga turqit, sepse morën pjesë në lidhjen e Prizrenit, me Avdyl Frashërin. Gjyshi I tij u burgos nga italianët në vitin 1919 dhe nga torturat e burgut, pasi u lirua, vdic. Babai iu vra nga gjermanet, ngase mori pjesë në Lëvizjen Nacional Clirimtare. I rritur nga axha I tij Koço Koçi ,që në vegjëli u frymëzua me ndjenjën e atdhetarisë, e cila u bë pjesë përbërëse e idealeve, e gjakut dhe e ëndrrave të tij për një Shqipëri të vetme. "Për një Shqipëri, jo me këto 28000 km katror, por e cila fillon që nga Mollëkuqja e deri në Prevezë, nga Vardari e deri në Detin Adriatik. Një botë unike me flamurin e me shpirtin e saj".