Arkivi

Në vizitë te Natasha dhe Mevlan Shanaj

4 maj 2004, Pavarwsia, Natasha dhe Mevlan Shanaj, janë një bashkim fatlum i cili do të rezultojë jo vetëm me krijimin e një familjjeje të lumtur...Gërshetimi i natyrshëm i artit të tyre:poete-aktor, skenariste-regjisor, do të lërë pas vetes shkëndija të pashuara në letërsinë dhe kinematografinë shqiptare, të cilat do të përcillen brez pas brezi.  Reportazhi nga vizita nw familjen e tyre, të gjithë ata që Natashën dhe Mevlanin i njohin vetëm nëpërmjet librave dhe ekranit,do t´i shpie më pranë botës së tyre unike prej së cilës buron njw art i mirëfilltë.
Natasha dhe Mevlani gjate nje pikniku ne Kruje 
      Natë fundgushti. Metropoli shqiptar gumëzhin nga të rinj e të moshuar që kanë zënë qoshkun e tyre sipas moshave. Nuk ka rëndësi kush janë e  prej nga vinë. Rëndësi ka fakti se janë shumë dhe janë këtu, në metropolin shqiptar ku cdo detaj flet e frymon shqip. Dhe,kjo mbjell siguri të skajshme dhe ndjenjën e fluturës së lirë në kopshtin e saj. Qarku i formuar nga ndërtesat madhështore të Operas, Teatrit Kombtar, Tirana International sonte është më joshës se kurrë më parë, ndërsa  në ballë të rrugës së Bulevardit veshur nga te dyja anët me drunj kurorëdendu, ngrihet shtatorja e Skënderbeut-simbol i periudhës  më të lavdishme të historisë kombtare shqiptare.

Një shtëpi në "Rrugën e Dibrës"e cila me të shkelur pragun të jep ndjenjën e një kopshti të dendur me lule të mëdha gjelbërore, është vendbanimi i dy artistëve, Natasha e Mevlan Shanajt. Mirëseardhjes së tyre të ngrohtë iu bashkangjiten edhe qeni e macja, të cilët ngarendin nëpërmjet vazove të mëdha në terrasën e pushtuar nga një gjelbërim që ofron prehje për të gjithë ata që kanë fatin ta vizitojnë. Dhe tashmë kur nuk ka më kufi Kosovë-Shqipëri, dyert janë të hapura vecaërisht për miqtë dhe dashamirët nga Kosova, të cilët deri vetëm para katër vitesh ata i njihnin vetëm nëpërmjet librave dhe ekranit.  

Ata s'ndajnë me të tjerët vetëm artin  

Peme dhe kafe per mengjes
"Më pëlqen të takohem me njerëz. Më pëlqen t'i ftoj në shtëpi të afërmit, shokët, njerëzit që i kam për zemër, e edhe ata qe nuk i njoh shumë por që kam dëshirë t'i ftoj. Nuk është se më pëlqen të shtroj darka, por thjesht për muhabet. Nuk është as ajo se e kam pasion të madh të gatuaj. E kam me kapriçio! Bile edhe ju them se mos prisni se do bëj ndonjë gjë të madhe. Por, thjesht dua t'iu kem pranë. Bile tash i kam rralluar ëmbëlsirat se nuk e ruaj dot linjën! Më parë e kisha pasion të gatuaja ëmbëlsira, por të cilat nuk i provoja pa e ftuar dikë ta provojmë bashkë. Sa herë i kam bërë ndonjë provë, sa herë e kam vënë veten në punë më shumë se zakonisht,kam dëshiruar ta ndaj me të tjerët"-rrëfen Natasha, me modestinë  një ngruaje të dëshiruar miqësisë së njerëzve.

Natasha dhe Mevlani, një shkrimtare me zë dhe një artist-regjisor, jo vetëm që lidhen fatin në një kurorë, por poaq ngusht gërshetuan edhe prirjet e tyre artistike. Mirëpo, edhe pse nuk janë të vetmit artistë të cilët përkrah familjes  lanë gjurmë të ndritura në historinë e letërsisë dhe të kinematografisë shqiptare, ata janë ndër të rrallët ku asnjeri nuk mbeti nën hijen e tjetrit, por secili eci drejt jetës me trofeun e vet. Dhe, kjo është e veçanta e këtij çifti.

Martesa jonë ka ndihmuar krijimtarinë 

"Martesa jonë është si  cdo qifti tjetër. Veçse zihemi më shumë, s epse kemi për se zihemi meqë punojmë bashkë. Një konflikt më shumë, do të thoja! Por,mbi të gjitha ne jemi dy shokë të mirë. Dy krijues që kemi provokuar njeri-tjetrin në krijmtari!", thotë Mevlani. Sepse, aktori dhe regjisori i mirënjohur i Kinostudios "Shqipëria e Re",në familje është një bashkëshort i qetë dhe modest i cili na shërben me pemë e ëmbëlsirë, por edhe përkujdeset për dy kafshët e adhuruara shtëpiake. Përderisa Natasha shton me të qeshur: 

Gati per diku?
"Pothuaj kam harruar kur jam martuar! Herë-herë themi me shaka, se mos jemi ndër ata të fejuarit e përjetshëm që në djep. Mendoj se ne na ka ndihmuar martesa, edhe pse po të jetë për Mevlanin, unë i them se na ka penguar. Sepse duke qenë krijues, ne jemi egoist në punën tonë. Prandaj, është e vështirë të jenë dy krijues bashkë. Por, nga ana tjetër, martesa ka edhe të mirat e veta. Sepse, kuptohet, siç thotë populli: "Rrokulliset tengjerja dhe gjen kapakun". Edhe ne kështu e gjetëm njeri-tjetrin. Mirëpo, meqë ne kemi qenë shokë, unë akoma nuk e them dot siç thonë disa 'burri im'. Sepse, për mua mjafton të them-Mevlani dhe ai të thotë-Natasha. Ndoshta kjo është personale, por përse edhe mos ta them? Se, po të ishte Mevlani ndonjë ingjinjer elektrik, edhe pse mund të ishte i shkëlqyer në profesionin e vet dhe poashtu  lexues edhe kritik i mirë, kur mendoj që unë s'marr vesh fare nga ato, më duket se nuk do kisha as objekt bisede me të. Por, këtu do ishte faji im, sepse unë nuk jam aq erudite sa të dija edhe vet ato që di ai. Ndërsa, fusha e artit dhe e kulturës është aq afër me njëra-tjetrën dhe aq prezente për të gjithë, sa që shumica e njerëzve që njihen do të bisedojnë kryesisht rreth kësaj teme. Ështe fusha më e zakonshme e bisedës!"


Libra dhe role që i mbijetuan kohës

Librat e Natasha Lakos dhe rolet dhe filmat e Mevlan Shanajt, lanë pas vetes shkëndija të pashuara në artin shqiptar. Ndërsa, projektet e realizuara si skenariste-regjisor të cilat sollën në ekran fytyrën e kohës, dëshmojnë bashkimin e fuqisë intelektuale i cila vazhdon të shënojë një pjesë të historisë kombtare shqiptare me penën e butë por të fuqishme të artit. Triumfi i parë i këtij bashkimi fatlum ishte filmi "Fletë të bardha", për të cilin atëbote çifti ishte mjaft i rrezikuar. Ndërsa, suksesi më i ri për të cilin u fol shumë gjithandej është filmi "Lule të kuqe-lule të zeza". Por, ai s´do të mbetet i fundit, kur ata kanë në dorë edhe projekte të tjera. E edhe s'ka si të jetë ndryshe, kur siç thotë Mevlani:

 "Familja jonë është një familje që merret me diskutime të pandërprera krijuese!"