Arkivi

Qytetarët e Kosovës te vetmit ne rajon me regjim të vizave

(Foto DW)
28 janar 2012, Dojce Velle, Republika e Kosovës ka filluar dialogun për liberalizimin e vizave dhe institucionet e saj së shpejti do të marrin udhërrëfyesin me kriteret që duhet përmbushur, ndër të cilat janë edhe lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar. Deri ateherë ka një rrugë të gjatë dhe qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin të vetmit në rajon të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave.

Ne Dubovike shenohet 30 vjetori i vrasjes se vellezerve Gervalla

(Foto:"Zeri i Kosoves")
17 janar 2012, Radio Kosova, Jusuf dhe Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka ishin nder pishtaret e pare te levizjes kombtare shqiptare e cila u kurorezua me clirimin e Kosoves. Ata me aktivitetin dhe vizionin e qarte, cuan qeshtjen e atdheut drejt zgjidhjes e cila ne fund te rruges rezultoi me pavaresi.

Në 30 vjetorin e vrasjes së, në fshatin Dubovikë u vu gurethemeli i shtëpisë- muze te vellezerve Gervalla.

Integrim në Bashkimin Evropian nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar

Integrimi ne Bashkimin Evropian behet edhe ne Alpet Shqiptare
14 janar 2012, Dojce Vele, Ndër pesë komponentet kryesore të Instrumentit për Paraanëtarësim në BE për periudhën 2011-2013 është Bashkëpunimi Ndërkufitar. Kosova aktualisht është e përgatitur për projekte ndërkufitare me Shqipërinë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonise dhe me Malin e Zi.

Ardhja e Tadicit ne Decan kundershtohet me protesta


7 janar 2012, Radio Kosova & Blue Sky, Ne Decan, Levizja Vetvendosje dhe qytetare te shumte kane kundershtuar viziten e presidentit serb Boris Tadic, me barrikada dhe gure. Paraprakisht, ata kane bllokuar autobusin me serb i cili vetem pas heqjes se targave te Serbise eshte lejuar te kaloje. Igumani i Manastiri Sava Janjic beri thirrje per shfrytezimin e potencialeve ne gjetjen e alternativave te perbashketa per nje jete me te mire per te gjithe. Presidenti Tadic percolli mesazhe paqje, pa harruar te perseris se Serbia nuk do ta njohe kurre pavaresine e Kosoves Perderisa, Vetvendosje ka thene se presidenti Tadic po shfrytezon kishat e lashta katolike per te percjell mesazhe politike kunder  shtetit te Kosoves.

Solidariteti-Virtyt i popullit te Kosoves

Ketu jetuan deri dje...
...Ketu jetojne tash e tutje

3 janar 2011, Dojce Vele, Gjëndja e rëndë ekonomike, numri i madh i të pastrehëve dhe buxheti i limituar i institucioneve përkatëse, ka nxitur mobilizimin e popullatës , falw solidaritetit të së cilës vetëm brenda 2011-tes janë ndërtuar shtëpi te shumta  anekënd Kosovës. 

Per festa, dhurata per femijet dhe veshmbathje per skamnoret

30 dhjetor 2011, Radio Kosova, Shoqata e Gruas “JETA” ne Decan edhe kesaj radhe i gezoi femijet me dhurata, per festat e fundvitit, ndersa veshmbathjet per nevojtaret jane gjithmone te mireseardhura. Dhe kjo, fale donacioneve te organizates gjermane “Adra Deutschland” dhe asaj amerikane dhe “Rotary Club”,  te cilat iu qendorjne prane per cdo feste bonjakeve dhe nevojtareve.

Vere Kosove per eksport

28 dhjetor 2011, Dojce Vele, Që nga vitit 2003 në Kosovë janë privatizuar 300 ndërmarrje shoqërore, janë krijuar 670 ndërmarrje të reja, ndërsa janë mbledhur 584 milionë euro. Por, vetëm dhjetëra prej tyre kanë arritur të shtrihen me produket e tyre ne tregun e jashtëm. Ndër to është edhe Vreshtaria dhe Veraria “Stone Castle”, në Rahovec, me kapacitet prodhimi prej 12 milione litra në vit, 90  per qidn prej të cilave i plason në tregun e jashtëm.

Krishtlindjet në Kosovë-Lavdi Zotit dhe paqe njerëzve vullnetmirë


25 dhjetor 2011, Dojce Vele, Krishtlindjet në Kosovë po kremtohen nga të gjitha komunitetet në frymën e tolerancës tradicionale ndërfetare. Ratishi i Poshtem, ne juglindje te Decanit eshte shembull  i kesaj vlere shumeshekullore te ruajtur neper mote. 

Zhvillime te hovshme ne Junikun e Gjeravices

Juniku shtrihet rreze Gjeravices, majes me 2,656 m lartesi mbidetare
29 gusht 2011, Dojce Vele,I themeluar si komune ne vitin 2005, Juniku, eshte nje storje e suksesshme e procesit te decentralizmit. I konsoliduar si komune ne vitin 2005, ne kete periudhe gjashtevjecare, investimet brenda tij kalojne milionat.

"Kulla e shekullit 21"

20 dhjetor 2011, Radio Kosova, Lufta e fundit ne Kosove, krahas vrasjeve dhe masakrimeve nuk kurseu as monumentet e  trashegimise, ndersa kullat qe iu mbijetuan shekujve u shnderruan ne germadha. Disa prej tyre u ndertuan nga donatore, ca te tjera nga institucionet e Kosoves, disa nuk u rimekemben kurre, perderisa te tjera ne shenje dashurie dhe respekti ndaj vlerave trashegimore u rindertuan me kontributin e vet pronareve. Kulla e Rrustem Gecit ne Lluke te Poshtme e cila qe nga 2001 po ndertohet mbi themelet e kulles e se vjeter , eshte shembull me i mire i dashurise dhe perkushtimit ndaj trashegimise se te pareve te tij.